-
U.nr.21/2025 dhe U.nr.52/2025
INICIOHET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.272/2024). HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.51/2024).
-
U.nr.119/2024
SHFUQIZOHET vendimi për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit të detajuar urbanistik Tasino Çeshmiçe 1, Komuna Qendër – Shkup, nr.07-4414/6, i datës 18 korrik 2014 (“Fletorja Zyrtare e Komunës Qendër-Shkup”, nr.9, e datës 19.08.2014), në pjesën që i referohet lagjes aktuale të qytetit J 05 – lokaliteti Barutana, i cili përfshin vetëm bllokun 9.
-
UZ.nr.1/2025
HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.158/2007).
-
U.nr.82/2025
NUK INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 145 paragrafi 1 në pjesën: “edhe atë nga dita kur urdhri i përmbarimit i është dorëzuar atij punëdhënësi” të Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.72/2016, 142/2016 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).
-
U.nr.44/2025
NUK INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 36 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit për Kryerjen e Punëve të Kontabilitetit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.173/2022 dhe 47/2025).
-
U.nr.6/2025
NUK INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 67 paragrafi 4 të Ligjit për Pyjet (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.64/2009, 24/2011, 53/2011, 25/2013, 79/2013, 147/2013, 43/2014, 160/2014, 33/2015, 44/2015, 147/2015, 7/2016 dhe 39/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 274/2022, 255/2024 dhe 59/2025).
-
U.nr.73/2025
HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 33 paragrafët 9 dhe 10 në pjesën “raporti vjetor” dhe paragrafi 11 në pjesën “raporti” të Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.14/2007, 103/2008, 130/2008, 139/2009, 156/2010, 127/2012, 41/2014, 160/2014, 72/2015, 129/2015, 173/2015, 192/2015, 217/2015, 30/2016…
-
U.nr.58/2025
HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 38 paragrafi 1 në pjesët në vijim: “dënim në para” dhe “kundërvajtje ekonomike” të Ligjit për Rregullshmërinë Shëndetësore të Ushqimeve të Kafshëve dhe të Lëndëve për Përdorim të Përgjithshëm (“Fleta Zyrtare e RSFJ-së”, nr.53/1991 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.15/1995).
-
U.nr.55/2025
NUK INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 177 të Ligjit për Procedurën Jashtëkontestimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr.9/2008 dhe 77/2018). HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 12 të Ligjit për Noteri (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.55/2007, 138/2007, 8/2008, 21/2008, 86/2008, 20/2009, 139/2009…
-
BZSP.nr.9/2025
PRANOHET kërkesa për shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të Biljana Nikollovska Todorova nga Shkupi, Igor Jankovski nga Shkupi dhe Tome Angellovski nga fshati Mesheishtë, Debërcë. KONSTATOHET shkelja e lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të Biljana Nikollovska Todorova nga Shkupi, Igor Jankovski nga Shkupi dhe Tome Angellovski nga…
-
BZSP.nr.11/2025
HIDHET POSHTË kërkesa e Aleksandar Ilievskit nga Shkupi, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit nga neni 110 alineja 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që i referohet mbrojtjes së të drejtës së ankesës.
-
BZSP.nr.12/2025
NDËRPRITET PROCEDURA sipas kërkesës së parashtruar nga Aleksandar Naskovski nga Shkupi, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nga neni 110 alineja 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.