- PARASHTRIMI I INICIATIVËS
- PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
- PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR HEQJEN E IMUNITETIT, PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE PËR PUSHIMIN E FUNKSIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
- PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTIT TË KOMPETENCAVE
Në pajtim me nenin 23 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
(1) Secili mund të paraqesë iniciativë për të vlerësuar pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën, pajtueshmërinë e rregullave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet dhe pajtueshmërinë e programeve dhe statuteve të partive politike dhe shoqatave të qytetarëve me Kushtetutën.
(2) Iniciativa nga paragrafin 1 i këtij neni parashtrohet me shkrim në dy kopje ose në mënyrë elektronike dhe duhet të përmbajë: përcaktimin e ligjit, rregullin ose aktit tjetër të përgjithshëm, përkatësisht dispozitat e tij individuale që kontestohen, arsyet për kontestimin e tyre, dispozitat e Kushtetutës, përkatësisht ligji që shkelen me atë akt, emrin dhe adresën, përkatësisht titullin dhe selinë e parashtruesit të iniciativës, si dhe nënshkrimin e parashtruesit, përkatësisht nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe vulë.
(3) Nëse iniciativa parashtrohet në emër të një personi tjetër, patjetër të parashtrohet autorizim.
(4) Gjykata Kushtetuese mundet me iniciativën e saj, të vendosë të formojë lëndë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një rregulli ose akti tjetër të përgjithshëm, ose kushtetutshmërisë së një programi dhe statuti të partive politike dhe shoqatave të qytetarëve.
Në shtojcë janë dhënë formularët për atë që duhet të përmbajë iniciativa.
SHËNIM:
Formularët janë përgatitur për të ndihmuar parashtruesit gjatë procedurës drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtit nuk janë të detyrueshëm.