- PARASHTRIMI I INICIATIVËS
- PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
- PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR HEQJEN E IMUNITETIT, PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE PËR PUSHIMIN E FUNKSIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
- PARAQITJA E PROPOZIMIT PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTIT TË KOMPETENCAVE
Sipas Nenit 53 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
(1) Çdo person fizik ose juridik që konsideron se me një akt ose veprim individual të një organi shtetëror, një organi të një njësie të vetëqeverisjes lokale ose një subjekti tjetër që kryen autorizime publike i është shkelur liria ose e drejta e përcaktuar me nenin 110, paragrafi 3 të Kushtetutës, mund të paraqesë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e tyre.
(2) Kërkesën në emër dhe në llogari të një personi mund ta parashtrojë edhe Avokati i Popullit.
(3) Kërkesa mund të parashtrohet pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme për mbrojtje nga akti individual brenda një afati prej 60 ditësh nga marrja e aktit sipas të cilit janë shteruar mjetet juridike, respektivisht 60 ditë nga dita e njoftimit për ndërmarrjen e veprimit, por jo më vonë se një vit nga dita e ndërmarrjes.
(4) Kërkesa duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin, respektivisht titullin nëse parashtruesi është person juridik; numrin e vetëm amë të qytetarit, respektivisht numrin e vetëm amë të subjektit të regjistrimit (NVAS) për personat juridikë; vendbanimi ose vendqëndrimi, respektivisht selia e personit juridik; emri dhe mbiemri i përfaqësuesit; të dhënat mbi aktin individual me të cilin parashtruesi konsideron se i janë shkelur liritë dhe të drejtat, respektivisht një përshkrim të veprimit me të cilin, sipas parashtruesit, i janë shkelur liritë dhe të drejtat; përcaktimi i lirive dhe të drejtave të përcaktuara me nenin 110, alineja 3 të Kushtetutës që parashtruesi beson se i janë shkelur; deklarata se në çfarë konsiston shkelja; nënshkrimi i parashtruesit, respektivisht personit të cilit i është lëshuar autorizim special për parashtrimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.
(5) Me kërkesën parashtrohet edhe akti individual i kontestuar, provat se janë shteruar mjetet juridike, si dhe prova të tjera me rëndësi për vendimmarrjen.
Në shtojcë janë dhënë formularët për atë që duhet të përmbajë kërkesa.
SHËNIM:
Formularët janë përgatitur për të ndihmuar parashtruesit gjatë procedurës drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtit nuk janë të detyrueshëm.