Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut


mr. Violeta Gjorgjievska

Sekretare e Përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese

mr. Violeta Gjorgjievska e lindur më 19.07.1986 në Shkup. Për nga kombësia është maqedonase. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup në vitin 2009. Në janar të vitit 2012 e merr titullin Magjistre e Shkencave Juridike, në drejtimin e Drejta Penale.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012, si juriste vullnetarisht punoi në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Në vitin 2012, e kreu gjithashtu edhe funksionin gjykatëse-porot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Në vitin 2018 e jep Provimin e Jurisprudencës.

Nga marsi i vitit 2015 punësohet në Shërbimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Që nga viti 2021, si Këshilltare për punë profesionale dhe analitike, punon në Seksionin për Punë Profesionale dhe Analitike, të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasuese të Gjykatës Kushtetuese, më vonë si Këshilltare e pavarur për punë profesionale dhe analitike, ndërsa që nga viti 2024 si Këshilltare e Gjykatës për punë profesionale dhe analitike.
Ka marrë pjesë në trajnime në fushat e kërkimit dhe analizës ligjore, lirive dhe të drejtave të njeriut, të organizuara nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja.

Sekretare e Përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh më 26 shtator 2024, ndërsa këtë funksion e kryen që nga 6 tetori 2024.

Ajo është bashkautore e librit: “Besnikëria ndaj Kushtetutës-2, Interpretimi i Kushtetutës”, 2023.

Është autore e librit: “Besnikëria ndaj Kushtetutës-3, Konstitucionalizmi i gjallë”, 2024