QASJE TE INFORMATAT ME KARAKTER PUBLIK


Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/2019), Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka përgatitur dokumentin e mëposhtëm:

Lista e informacioneve me karakter publik

Lista e informacioneve me karakter publik e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut përbëhet nga grupet e mëposhtme të informacioneve:

  • Vendimet e formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese
  • Akti i Gjykatës Kushtetuese
  • Numri i iniciativave të paraqitura
  • Rendi i ditës për mbajtjen e seancave të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, i ka emëruar Ensar Jusufin dhe Nenad Minoskin si zyrtarë për ndërmjetësim me informacione.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut
„Dimitar Vllahov“ nr.19
1000 Shkup

E-mail adresat:
ejusufi@ustavensud.mk
nminoski@ustavensud.mk

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin informacione të karakterit publik të përgatitura nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut duke e plotësuar një Kërkesë për qasje në informacionin e karakterit publik, e cila mund të merret nga Arkivi i Gjykatës Kushtetuese ose në linkun më poshtë, si dhe duke parashtruar kërkesë në formë elektronike në njërën nga email adresat e zyrtarëve të lartpërmendur.

Qytetarët mund të marrin informacion mbi të gjitha çështjet me interes që lidhen me të drejtën për qasje të lirë në informacionet me karakter publik duke telefonuar në numrin 02 322 3626.