Zëdhënëse


Hristina Bellovska

Zëdhënëse – këshilltare e Gjykatës për Marrëdhënie me Publikun

+389 77 540 656

hbelovska@ustavensud.mk
jovanovah@gmail.com

Hristina Bellovska ka dhjetë vjet përvojë si gazetare e cila ka punuar tema që lidhen me gjyqësorin, krimin e organizuar dhe korrupsionin, sundimin e së drejtës në Maqedoni dhe të drejtën evropiane, të drejtat dhe liritë civile. Karrierën e ka filluar në radion studentore “Student FM”, dhe punësimi i saj i parë profesional është në stacionin televiziv nacional “Sitel” në vitin 2011.

Më pas, në vitin 2015, vazhdon në redaksinë e “Televizionit 24” dhe në vitin 2021 në “Laboratorin hulumtues të raportimit (LHR)”. Bellovska është një nga njëmbëdhjetë gazetarët që, së bashku me dhjetë gjykatës, themeluan Këshillin Gjyqësor dhe të Medias në vitin 2018, i cili është i treti më i madh në botë dhe i pari në Evropë për sa i përket kompetencës së tij. Në mandatin e dytë të këtij këshilli, Bellovska shërbeu si nënkryetare deri në punësimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Në suaza të Këshillit Gjyqësor dhe të Medias, Hristina Bellovska është gjithashtu e angazhuar si trajnuese dhe ligjëruese për gjykatësit në shkollat e gazetarisë për gjykatës, të cilat synojnë rritjen e transparencës së gjyqësisë dhe tejkalimin e problemeve të publikut dhe mediave në institucionet gjyqësore.

Hristina Bellovska përfundoi arsimimin e saj në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup, ku mori titullin Gazetare e Diplomuar me mesatare 8.14, dhe më pas vazhdoi studimet në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, me mesatare 9.80 dhe magjistroi me temën: “Komunikimi dhe Aspektet Juridike të Transparencës në Gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe mori titullin Magjistër i Shkencave të Komunikimit në fushën e Marrëdhënieve me Publikun. Gjatë gjithë karrierës së saj, Bellovska mori pjesë aktive në organizata gazetareske, ndërsa dy mandate jep kontribut edhe në Bordin Ekzekutiv të SPGPM (Sindikatit të Pavarur të Gazetarëve dhe të Punësuarve në Media).

Është pjesë e një trajnimi nëntëmujor përmes Programit Fullbrajt të SHBA-së për edukimin e studentëve gazetarë në gazetari, ndërsa gjatë studimeve dhe punës së saj, ka qenë pjesë e trajnimeve dhe punëtorive të shumta mbi funksionimin e sistemit të gjyqësorit, lobimin mediatik, alfabetin mediatik, dhe është gazetare e çertifikuar për gazetari multimediale nga programi “Tomson Media”.