Paraqitja e propozimit për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave


Sipas nenit 64 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese:

(1) Propozim për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis bartësve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe midis organeve të Republikës dhe Njësive të Vetëqeverisjes Lokale mund të paraqesë secili nga organet midis të cilëve ka lindur konflikti.

(2) Propozim mund të paraqesë edhe kushdo që për shkak të pranimit ose refuzimit të kompetencave të organeve të caktuara, nuk mund ta ushtrojë të drejtën e tij ose të saj.

(3) Afati i fundit për paraqitjen e propozimit të dhënë në paragrafin 1 të këtij neni është tre muaj nga hyrja në fuqi e aktit me të cilin pranohet ose refuzohet kompetenca.

Sipas nenit 65 paragrafi 1 i Aktit, organet e përmendura në nenin 64 të këtij Akti, propozimin për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mund ta paraqesin pasi njëri prej organeve ta ketë pranuar ose refuzuar kompetencën për ta zgjidhur të njëjtën çështje me akt përfundimtar ose të plotfuqishëm.

Sipas paragrafit 2 të këtij neni, subjektet e përmendura në nenin 64 të këtij Akti të cilat, për shkak të pranimit ose refuzimit të kompetencës, nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre, propozimin për ta zgjidhur konfliktin e kompetencave mund ta paraqesin pasi të dy organet ta kenë pranuar ose refuzuar kompetencën me një akt përfundimtar ose të plotfuqishëm.