U.nr.13/2025   

Nuk u gjet asnjë fjalë

Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.13/2025
Shkup, 04.03.2026

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Kryetarit të Gjykatës, dr.Darko Kostadinovski dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Goce Naumovski, dr.Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 39 alineja 6 dhe nenit 73 alineja 2 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 4 mars 2026, miratoi

A K T V E N D I M

  1. NDËRPRITET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2025).

2. Ky aktvendim do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Arsyetim

I

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vetiniciativë, me Aktvendimin U.nr.13/2025 të datës 19 nëntor 2025, inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së Ligjit të shënuar në diapozitivin e këtij aktvendimi, sepse në Gjykatë me justifikim të plotë u ngrit çështja e përputhshmërisë së saj me nenin 8 paragrafi 1 alinetë 3 dhe 6, me nenet 9, 30 dhe 34 të Kushtetutës.

II

Në seancën e Gjykatës të mbajtur më 4 mars 2026, propozimi për shfuqizimin e nenit 2 të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2025), nuk u miratua për shkak të mungesës së shumicës së votave dhe në këtë mënyrë u plotësuan kushtet për ndërprerjen e procedurës, në përputhje me nenin 39 alineja 6 të Aktit të Gjykatës.

III

Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata, me shumicë votash vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski