PARASHTRIMI ELEKTRONIK I INICIATIVËS


Parashtrimi që është parashtruar në mënyrë elektronike për vlerësimin e:

• kushtetutshmërisë së ligjit,

• kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një rregulli tjetër ose marrëveshjeje kolektive,

• të një programi dhe statuti të një partie politike dhe të një shoqate qytetarësh,

në përputhje me nenin 23 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të përmbajë:

• përcaktimin e ligjit, rregullit ose aktit tjetër të përgjithshëm, respektivisht dispozitave individuale të tij, që kontestohen

• shkaqet për kontestimin e tyre

• dispozitat e Kushtetutës, respektivisht të ligjit, që shkelen me atë akt

• emrin dhe adresën, respektivisht titullin dhe selinë e parashtruesit të iniciativës

• nënshkrimin e parashtruesit të iniciativës, respektivisht nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe vulën.

SHËNIM:

Të gjitha parashtresat e dërguara në mënyrë elektronike duhet të nënshkruhen me dorë dhe të skanohen ose të nënshkruhen me nënshkrim elektronik.

Nëse parashtresa dërgohet nëpërmjet personit të autorizuar, autorizimi patjetër duhet të dërgohet i nënshkruar me dorë dhe i skanuar ose të nënshkruhet me nënshkrim elektronik.

Në shtojcë janë dhënë formularë për atë që duhet të përmbajë iniciativa.

Formularët janë përgatitur për të ndihmuar parashtruesit gjatë procedurës drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk janë të detyrueshëm.