Në pajtim me nenin 53 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
(1) Çdo person fizik ose juridik që konsideron se me akt ose veprim individual të një organi shtetëror, një organi të një njësie të vetëqeverisjes lokale ose një subjekti tjetër që kryen autorizime publike i është shkelur liria ose e drejta e përcaktuar me nenin 110, alineja 3 të Kushtetutës, mund të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e tyre.
(2) Kërkesën në emër dhe në llogari të një personi tjetër mund ta parsshtrojë edhe Avokati i Popullit.
(3) Kërkesa mund të parashtrohet pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme për mbrojtje nga akti individual në afat prej 60 ditëve nga dita e pranimit të aktit sipas të cilit janë shteruar mjetet juridike, respektivisht 60 ditë nga dita e njoftimit për ndërmarrjen e veprimit, por jo më vonë se një vit nga dita e ndërmarrjes.
(4) Kërkesa duhet të përmbajë: emri dhe mbiemri, respektivisht titulli nëse parashtruesi është person juridik; numri i vetëm amë i qytetarit, respektivisht numri i vetëm amë i subjektit të regjistrimit (NVAS) për personat juridikë; vendbanimi ose vendqëndrimi, respektivisht selia e personit juridik; emri dhe mbiemri i personit të autorizuar; të dhënat mbi aktin individual me të cilin parashtruesi konsideron se i janë shkelur liritë dhe të drejtat, respektivisht një përshkrim i veprimit me të cilin, sipas parashtruesit, i janë shkelur liritë dhe të drejtat; shënimi i lirive dhe të drejtave të përcaktuara me nenin 110, alineja 3 të Kushtetutës që parashtruesi konsideron se i janë shkelur; deklaratat se në çfarë konsiston shkelja; nënshkrimi i parashtruesit, ose i personit të cilit i është lëshuar autorizim i posaçëm për parashtrimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese.
(5) Me kërkesën parashtrohet edhe akti individual i kontestuar, provat se janë shteruar mjetet juridike, si dhe prova të tjera me rëndësi për vendimmarrje.
Kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave e parashtruar në mënyrë elektronike, në pajtim me nenin 53 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të përmbajë:
- emri dhe mbiemri, respektivisht titulli nëse parashtruesi është person juridik;
- numri i vetëm amë i qytetarit, respektivisht numri i vetë amë i subjektit të regjistrimit (NVAS) për personat juridikë;
- vendbanimi ose vendqëndrimi, respektivisht selia e personit juridik;
- emri dhe mbiemri i personit të autorizuar;
- të dhëna mbi aktin individual me të cilin parashtruesi konsideron se i janë shkelur liritë dhe të drejtat, respektivisht një përshkrim të veprimit me të cilin, sipas parashtruesi, i janë shkelur liritë dhe të drejtat;
- shënimi i lirive dhe të drejtave të përcaktuara me nenin 110, paragrafi 3 të Kushtetutës që parashtruesi konsideron se i janë shkelur;
- deklaratat se në çfarë konsiston shkelja; nënshkrimi i parashtruesit, respektivisht personit të cilit i është lëshuar autorizimi i posaçëm për të parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.
Me kërkesën parashtrohet edhe akti individual i kontestuar, provat se janë shteruar mjetet juridike, si dhe prova të tjera me rëndësi për vendimmarrjen.
SHËNIM:
Të gjitha kërkesat që parashtrohen në mënyrë elektronike duhet të nënshkruhen me dorë dhe të skanohen ose të nënshkruhen me nënshkrim elektronik.
Për kërkesat e parashtruara nga personat fizikë nëpërmjet personit të autorizuar, autorizimi patjetër duhet të dërgohet i nënshkruar me dorë dhe i skanuar ose i nënshkruar me nënshkrim elektronik.
Kërkesat e parashtruara nga personat juridikë parashtrohen nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor dhe nëse një person tjetër është i autorizuar për të parashtruar kërkesën, autorizimi në mënyrë të patjetërsueshme të dërgohet i nënshkruar me dorë dhe i skanuar ose i nënshkruar me nënshkrim elektronik.
Në shtojcë janë dhënë formularët për atë që duhet të përmbajë kërkesa.
Formularët janë përgatitur me qëllim për të ndihmuar parashtruesit gjatë procedurës drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtit nuk janë të patjetërsueshëm.