Në pajtim me nenin 4 të Rregullores për parashtrim elektronik të parashtresave në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashtrimi elektronik i parashtresave do të kryhet te e punësuara administrative – arkiviste, Xhana Popov në postën elektronike në vijim:
INFORMACION:
Data e pranimit të parashtresës së parashtruar në mënyrë elektronike do të konsiderohet dita në të cilën është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.
Për çdo parashtresë (iniciativë, kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave ose propozim për zgjidhjen e një konflikti të kompetencave) të parashtruar në mënyrë elektronike në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesit do të njoftohen në mënyrë elektronike se të njëjtat janë pranuar dhe janë regjistruar në Arkivin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.