-

Rendi i ditës i seancës së gjashtë të caktuar për 4 mars (e mërkurë) 2026 në orën 9:30
Më 4 mars 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e saj të gjashtë. Në Rendin e ditës do të përfshihen tetë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, do të vendoset për katër draft-vendime dhe do të diskutohet për: I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË 1. Referatin…
-

Konferencë për shtyp e Kryetarit Kostadinovski dhe gjykatësit Kadriu pas përfundimit të seancës së PEStë
Pas Seancës së pestë të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari dr. Darko Kostadinovski dhe gjykatësi prof.dr. Osman Kadriu mbajtën konferencë për shtyp lidhur me lëndët me interes të madh publik, përkatësisht, për lëndët: U.nr.65/2025, U.nr.88/2025, 95/2025, U.nr.111/2025 dhe 151/2025. Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e…
-

Kryetari dr.Darko Kostadinovski u takua me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Miljaniq
Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr.Darko Kostadinovski, u takua me ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zoran Miljaniq. Në këtë takim u shpreh kënaqësia e përbashkët lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe u theksua përcaktimi i përbashkët për thellimin e mëtejmë të tyre,…
-
Nuk iniciohet procedurë për dispozitat e Ligjit për Tatimin Minimal Global mbi Fitimin
Në seancën e katërt të mbajtur më 18.02.2026, Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 54 paragrafi 1 në pjesën: “viti 2024 – 10%”, paragrafi 2 në pjesën: “viti 2024 – 8%” dhe nenit 59 paragrafi 1 të Ligjit për Tatimin Minimal Global mbi Fitimin (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së…
-

Rendi i ditës i seancës së pestë të caktuar për 25.02.2026
Më 25 shkurt 2025 (e mërkurë), në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e pestë të vitit 2026. Rendi i ditës do të përfshijë shtatë lëndë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, planifikohet të votohet për pesë draft-vendime dhe do të diskutohet për: I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË Referatin U.nr.65/2025,…
-
Iniciohet procedurë për vlerësimin e pjesëve të Marrëveshjes kolektive të DAP-it që lidhen me mbështetjen financiare për sindikatën
Në seancën e katërt të mbajtur sot, Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e ligjshmërisë së nenit 97 paragrafët 6, 7, 8, 9 dhe 10 të Marrëveshjes kolektive të Drejtorisë së të Ardhurave Publike nr.01-4228/1 të datës 12.07.2023 dhe nr.0102-4/1 të datës 21.07.2023, ndërsa nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 98…
-
Kumtesë pas mbajtjes së seancës së katërt të Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese sot, më 18.02.2026, mbajti seancën e katërt, në të cilën diskutoi për shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe vendosi si në vijim për: 1. Referatin U.nr.25/2025 Gjykata hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 57-g paragrafi 2 të Ligjit për Punë Devizore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,…
-

Konferencë shtypi e Kryetarit Kostadinovski pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr.Darko Kostadinovski, mbajti sot konferencë shtypi në të cilën iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Më poshtë janë disa nga përgjigjet: Për zgjedhjen e prof.dr.Goce Naumovski si gjykatës i ri kushtetues: “Në gjyqësorin kushtetues ekzistojnë disa lloje…
-

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë
Sot, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe përforcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit gjyqësor. Me këtë Memorandumin parashikohet organizimi i trajnimeve, seminareve, konferencave dhe…
-
Gjykata Kushtetuese do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të dialogut profesional mbi çështjet juridike-kushtetuese, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev” do të mbajnë event solemn më 17 shkurt 2026, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit. Ky Memorandum nënshkruhet me qëllim të krijimit…
-
Thirrje për qytetarët: Takime me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
Me rastin e shënimit 62-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, si një traditë e rëndësishme sepse për herë të parë filloi me punë më 15 shkurt 1964, Gjykata i fton të gjithë qytetarët e interesuar në takime të rregullta me Kryetarin dr.Darko Kostadinovski. Takimet do të mbahen çdo të enjte të parë të muajit. Qëllimi i këtyre…
-

Këshilltarja e Gjykatës, Majlinda Ismaili pjesëmarrëse në vizitën studimore në Strasburg kushtuar të drejtave të njeriut dhe mjedisit të qëndrueshëm jetësor në EJL
Këshilltarja e Gjykatës Kushtetuese, Majlinda Ismaili, ishte pjesëmarrëse në vizitën studimore dhe eventin përmbyllës së projektit: “Të drejtat e njeriut dhe mjedisi jetësor i qëndrueshëm në Evropën Juglindore” në Strasburg. Eventi iu kushtua avancimit të zbatimit të standardeve për të drejtat e njeriut në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me fokus të veçantë në…