
Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.252/2024
Shkup, 18.06.2025
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të dr.Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr. Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 38 alineja 3 dhe nenit 73 alineja 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.115/2024) në seancën e mbajtur më 18 qershor 2025, miratoi
A K T V E N D I M
HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 26.12.2007, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.158/2007.
Arsyetim
I
Dr.Predrag Stanojeviq nga Shkupi, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashtroi iniciativë për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 26.12.2007, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.158/2007 më 28.12.2007.
Sipas pretendimeve në iniciativë dhe në parashtresën për plotësimin e iniciativës, parashtruesi beson se gjatë periudhës kur ishte në fuqi Vendimi për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, nuk ka pasur të njëjtën zbatueshmëri ligjore për të gjithë të punësuarit në Armatën e Republikës së Maqedonisë (erga omnes), siç është edhe rasti i parashtruesit dhe një numri të madh të të punësuarve në Armatë, të cilëve nuk u është zgjidhur çështja e banimit. Megjithatë, me miratimin e Vendimit të kontestuar për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 26.12.2007, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.158/2007, nuk ishte i vlefshëm më Vendimi paraprak për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, me nr.23-241/1, i datës 25.01.1992.
Parashtruesi, gjithashtu propozon që në bazë të nenit 110 të Kushtetutës, nenit 28 alineja 3 dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, Gjykata ta pranojë iniciativën për të kontestuar Vendimin me të cilin nuk ishte i vlefshëm më Vendimi për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, me nr.23-241/1, të datës 25.01.1992.
Në fund të iniciativës, parashtruesi i referohet nenit 52 të Kushtetutës, sipas të cilit ligjet dhe rregullat e tjera nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, përveç si përjashtim në rastet kur është më e favorshme për qytetarët.
II
Në seancë, Gjykata konstatoi se vendimi i kontestuar i përmban dy nene.
Në nenin 1 të Vendimit thuhet se, me këtë Vendim, nuk është i vlefshëm më Vendimi për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, me nr.23-241/1, i datës 25.01.1992, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.3/92.
Në nenin 2 të Vendimit thuhet se ky Vendim hyn në fuqi në ditën e ardhshme pas publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.
III
Në përputhje me nenin 110 alinetë 1 dhe 2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe vendos për përputhshmërinë e rregulleve të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe me ligjet.
Në përputhje me nenin 52 alineja 4 të Kushtetutës, ligjet dhe rregullat e tjera nuk mund të kenë efekt prapaveprues, përveçse si përjashtim, në rastet kur kjo është më e favorshme për qytetarët.
Në përputhje me nenin 38 alineja 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë iniciativën nëse ka pengesa të tjera procedurale për të vendosur mbi iniciativën.
Në bazë të nenit 36 paragrafi 3 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.59/00, 12/03, 55/05, 37/06 dhe 115/07), Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 26.12.2007, miratoi Vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 158/07).
Në nenin 1 të Vendimit të kontestuar theksohet se me këtë Vendim nuk është i vlefshëm më Vendimi për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, me nr.23-241/1, i datës 25.01.1992,, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.3/92.
Nga gjendja faktike e vërtetuar rezulton se me hyrjen në fuqi të Vendimit të kontestuar më 29.12.2007, nuk është i vlefshëm më Vendimi paraprak për pranimin e eprorëve të APJ-së, nëpunësve ushtarakë dhe personave civilë në shërbim të APJ-së nga ana e Republikës së Maqedonisë, i miratuar më 25.01.1992.
Bazuar në përmbajtjen e pretendimeve në iniciativë, Gjykata konstatoi se nuk ka bazë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar sepse në të vetëm theksohet neni 52 i Kushtetutës, për të cilin parashtruesi konsideron se është shkelur.
Në përputhje me nenin 110 të Kushtetutës, Gjykata nuk është kompetente ta vlerësojë zbatimin e një rregulli, përkatësisht në rastin konkret zbatimin e një Vendimi që nuk është më në fuqi dhe nuk është në rendin juridik, apo ndonjë abuzim të tillë të mundshëm përderisa Vendimi ishte në fuqi, kështu që në mungesë të argumenteve kushtetuese për kontestimin e kushtetutshmërisë së tij, Gjykata vlerësoi se në rastin konkret plotësohen kushtet për hedhjen poshtë të iniciativës.
Duke u nisur nga fakti se arsyet e dhëna në iniciativë nuk mund të vihen në korrelacion me lëndën e rregullimit të vendimit të kontestuar, edhe nga vetë përmbajtja e iniciativës, e cila u specifikua në mënyrë shtesë, nuk krijohen baza për kontestim, prandaj Gjykata vlerësoi se në rastin konkret nuk ka parakushte procedurale për t’u angazhuar për një vlerësim meritor të vendimit të kontestuar, përkatësisht ka pengesa procedurale për të vendosur mbi iniciativën, në përputhje me nenin 38 alineja 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese.
IV
Në bazë të asaj që u tha më lartë, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski