Më 24.03.2026, në Gjykatën Kushtetuese u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën: “Inkorporimi i ankesës kushtetuese?”, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Në kuadër të eventit, mbajti fjalim edhe profesori i së drejtës kushtetuese dhe administrative, Jeton Shasivari, i cili theksoi:
“Kushtetuta jonë nuk i rregullon çështjet kryesore që lidhen me padinë kushtetuese si një instrument specifik juridik, siç janë çështja e titullit, lëndës, legjitimitetit, afatit të paraqitjes, subsidiaritetit, etj. Megjithatë, shumica e këtyre çështjeve rregullohen me Aktin e Gjykatës. Lënda aktuale e mbrojtjes është shumë e kufizuar sepse i mbulon vetëm tri liri dhe të drejta, kështu që në të ardhmen, nevojitet një ndryshim kushtetues me të cilin lënda e mbrojtjes do të zgjerohej për të përfshirë edhe të drejtat e njohura me KEDNJ, si modeli më i përshtatshëm.
Unë besoj se Gjykata Kushtetuese është “ndalur në mes të rrugës” me pamundësinë aktuale për të anuluar ose shfuqizuar aktet e veçanta (administrative dhe gjyqësore), pasi kjo e vë në pikëpyetje fuqinë kushtetuese të Gjykatës për të rivendosur liritë dhe të drejtat e shkelura. Ky aspekt ka rëndësi të veçantë nga këndvështrimi i Gjykatës së Strasburgut sa i përket efektivitetit të këtij instrumenti juridik”.
