dr. Osman Kadriu


dr. Osman Kadriu

Gjykatës

Arsimi


Profesor dr. Osman Kadriu lindi në fshatin Aranjel të Kërçovës. Pas përfundimit të arsimit fillor në rajonin e tij të lindjes, vazhdon shkollimin në Beograd. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, regjistrohet në Fakultetin Juridik në Beograd dhe diplomon në të njëjtin fakultet në vitin 1973. Në të njëjtin fakultet në Beograd, regjistrohet edhe në studimet pasuniversitare ku në vitin 1992 ka mbrojtur tezën e masterit në fushën e së drejtës civile me titull: “Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga i punësuara ndaj palës së tretë”. Me mbrojtjen e tezës së masterit, fitoi titullin shkencor magjistër i Shkencave të Drejtësisë.

Në Fakultetin Juridik në Beograd në vitin 1999, dr. Kadriu mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Ndërprerja e paligjshme e marrëdhënies së punës dhe përgjegjësia e ndërmarrjes për dëmin” dhe fitoi titullin shkencor doktor i Shkencave të Drejtësisë.

Karriera e punës dhe karriera në shërbim


Pas diplomimit në Fakultetin Juridik, dr. Osman Kadriu filloi marrëdhënie pune në Gjykatën e atëhershme Komunale në Kërçovë, fillimisht si praktikant gjyqësor në vitin 1974, dhe pasi dha provimin e jurisprudencës, punoi si bashkëpunëtor profesional në të njëjtën gjykatë.

Ka qenë në funksionet në vijim:

  • Gjykatës i Gjykatës Komunale të Kërçovës, i zgjedhur në vitin 1976;
  • Sekretar i Kuvendit të Komunës së Kërçovës, 1978 – 1982;
  • Sekretar i Kuvendit të Komunës së Kërçovës, 1982 – 1986;
  • Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Komunal, 1986 – 1990;
  • Kryetar i KK të KSPPM për Komunën e Kërçovës, 1980 – 1981;
  • Anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan, 1994 – 2000;
  • Avokat në Shkup, 2001 – 2007;
  • Profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, 2001 – 2007;
  • UD Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, 2004 – 2005;
  • Profesor në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, 1996 – 2010;
  • Prorektor i Universitetit FON, 29.11.2007 – tetor 2009;
  • Anëtar i Senatit të Universitetit FON, 2012-2016;
  • Delegat në Konferencën Ndëruniversitare
  • Profesor në Universitetin FON, nga viti 2006 dhe tani;

Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 11.01.2018, është zgjedhur gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Aktivitetet shkencore


Paralelisht me detyrat e tij profesionale dhe funksionet e shumta, dr. Osman Kadriu merret edhe me aktivitete shkencore dhe hulumtuese. Ka botuar shtatë libra dhe më shumë se 80 njësi bibliografike, shkencore dhe profesionale në sferat e mëposhtme: Sfera e të drejtës civile; E drejta kushtetuese dhe e drejta politike; E drejta e punës. Artikujt janë botuar në disa revista: “Sudska Revizija”; “Advokatura”; “Pravnik” – revistë e Shoqatës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë; si dhe në botime të veçanta të botuara në Universitetin FON; Fakultetin Juridik në Shkup dhe MANU. Një pjesë e madhe e artikujve shkencore dhe profesionale janë botuar jashtë vendit. Shumica e tyre janë botuar në revistën “Pravni zhivot” nga Beogradi. Punimet janë botuar në gjuhën maqedonase, shqipe, serbishte dhe në gjuhën angleze.

Librat


1. Përgjegjësia për dëmin për shkak të ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënies së punës, Akademik, Shkup, 2000.

2. Shkaktimi i dëmit dhe përgjegjësia juridike civile (në gjuhën shqipe), Tetovë, 2003.

3. Rregullimi Kushtetues i Maqedonisë (në gjuhën shqipe), libër për shkollim universitar, Shkup, 2006.

4. Hyrje në të drejtën civile (në gjuhën shqipe), libër për shkollim universitar, Shkup, 2008.

5. Koment mbi Ligjin për marrëdhëniet e punës, së bashku me dr. Vojo Belovski, Shkup, 2011.

6. Fyerja dhe shpifja dhe përgjegjësia për dëmin (monografi), Shkup, 2017.

7. Fyerja dhe shpifja dhe përgjegjësia për dëmin (monografi në gjuhën shqipe), Shkup, 2017.

Aktivitete dhe aftësi të tjera


dr. Osman Kadriu shquhet edhe në fushën e ekspertizave të ndryshme, i konsultuar si ekspert ligjor dhe analist politik dhe në atë kontekst në publik ka më shumë se 300 fjalime, interpretime, propozime dhe sugjerime konkrete.

Profesori Kadriu në Fakultetin e Shkencave Juridike të FON-it mbulon nëntë lëndë nga viti i parë deri në vitin e fundit të studimeve dhe të njëjtat i ligjëron në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

Krahas Universitetit FON, profesor Kadriu ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip dhe në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Manastir.

Flet gjuhën angleze dhe gjuhën frenge.