Rendi i ditës i seancës së nëntëmbëdhjetë të Gjykatës Kushtetuese të caktuar për 15 korrik 2026 në orën 9:30

Më 15 korrik 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e saj të nëntëmbëdhjetë. Në Rendin e ditës parashikohet vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tetë lëndëve, parashikohet të miratohen vendime për katër lëndë me draft-vendime të përgatitura, si dhe parashikohet të diskutohet për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1.Referatin U.nr.92/2025 dhe U.nr.122/2025

Dispozita e kontestuar: Neni 41-a paragrafi 7 në pjesën: “transporti” të Ligjit për Arsimin e Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010,156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017, 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.161/2019, 76/2020, 229/2020, 269/2023, 78/2025, 132/2025 dhe 250/2025).

Lënda U.nr.92/2025 u formua me iniciativë të Gjykatës Kushtetuese pas propozimit të dorëzuar paraprakisht nga Kryetari dr.Darko Kostadinovski.

Arsyet për kontestim:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendimin U.nr.81/2023 të 5 dhjetorit e ka shfuqizuar nenin 41-a paragrafi 1 në pjesën: “publik” dhe paragrafi 3 në pjesën: “publik” të Ligjit për Arsimin e Mesëm. Gjykata e ka shfuqizuar dispozitën e kontestuar sepse lejon trajtim të pabarabartë të personave që kanë status të njëjtë juridik, identik, përkatësisht status të nxënësve të rregullt në arsimin e mesëm, që është bazë për t’u siguruar kushte të barabarta në arsim. Me nenin 24 është ndryshuar neni 41-a i Ligjit për Arsimin e Mesëm, ku në paragrafin 9 parashikohet se akomodimin dhe transportin për nxënësit e shkollave të mesme private e siguron themeluesi. Duke pasur parasysh përmbajtjen e dispozitës, rrjedh se Kuvendi nuk e ka respektuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (U.nr.81/2023). Po ashtu, sipas iniciativës, me vetë faktin që dikush bëhet nxënës i rregullt në shkollë të mesme, fiton të drejtën për transport falas, sepse e njëjta është parashikuar me nenin 41-a paragrafi 1 të Ligjit për Arsimin e Mesëm. Me faktin që Ligjvënësi i ka përjashtuar nxënësit e shkollave të mesme private, nga shfrytëzimi i transportit publik, supozohet se ka vepruar në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3, nenin 9 dhe nenin 51 të Kushtetutës.

Parashtruesit e iniciativës (U.nr.122/2025): Dobre Naumovski dhe Ana Marija Jordanovska

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesit thirren në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese U.nr.81/2023, me të cilin Gjykata e ka vlerësuar si diskriminuese dispozitën që i referohet  shfrytëzimit falas të transportit publik vetëm për nxënësit e shkollave të mesme shtetërore, e jo edhe private. Në këtë drejtim, në iniciativë theksohet se i kontestueshëm është termi “transporti”, duke konstatuar se transporti duhet të jetë i qasshëm dhe falas për të gjithë nxënësit edhe nga shkollat shtetërore edhe nga ato private.

2. Referatin U.nr.139/2025

Dispozitat e kontestuara: Neni 30 paragrafi 6, neni 31 paragrafët 1, 2 dhe 3, neni 32 paragrafët 2 dhe 5, neni 47 paragrafi 3 dhe neni 52 paragrafi 3 të Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.149/2014, 53/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.65/2023).

Parashtruese e iniciativës: Shoqëria e Avokatisë “Menkinoski”, përmes Toni Menkinoski dhe Sanja Trajanovska Tashkov

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesit theksojnë se të kontestuara janë pjesët që parashikojnë masë të konfiskimit të përhershëm dhe asgjësimit (therjes ose eutanazisë) të kafshëve me vendim të organit administrativ, pa vendim paraprak të detyrueshëm gjyqësor. Parashtruesit theksojnë se në të drejtën pozitive te ne, kafshët kanë status juridik të sendeve dhe janë objekt i së drejtës së pronësisë. Prandaj, sipas kësaj analogjie pohojnë se kryerja e eutanazisë ose therjes përbën formën më drastike të pushimit të së drejtës së pronësisë, sepse në pajtim me Ligjin për Pronësinë, e drejta e pronësisë pushon me humbjen e sendit. Pikërisht, parashtruesit konsiderojnë se është e paligjshme dhe jokushtetuese që AUV-ja mund të miratojë vendim për eutanazi për qen të rrezikshëm për shembull, nëse qeni ka sulmuar njeri dhe nuk mund të risocializohet, për shkak të kontrollit të sëmundjeve. Me mundësimin e të gjitha kushteve për eutanazinë e kafshës, pa vendim paraprak gjyqësor, parashtruesit konsiderojnë se mënjanohet kontrolli gjyqësor gjatë pasojës së pariparueshme. Pretendohet se me dispozitat e kontestuara janë cenuar e drejta e pronësisë dhe parimi i proporcionalitetit, si dhe e drejta e mjetit juridik efektiv dhe parimi i ndarjes së pushteteve.

3. Referatin U.nr.160/2025

Dispozita e kontestuar: Neni 33 paragrafi 1 në pjesën: “shpenzimet” të Ligjit për Masat Doganore për Zbatimin e Mbrojtjes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.88/2015, 154/2015 dhe 23/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.110/2021).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se është e paqartë cilat janë kushtet/kriteret në bazë të të cilave do të llogariten shpenzimet për mallin e mbajtur përkohësisht ose prolongimin e lëshimit të mallrave në qarkullim të lirë, si dhe shpenzimet për magazinimin e mallrave dhe aktivitetet e lidhura me të.

4. Referatin U.nr.178/2025 dhe U.nr.179/2025

Dispozitat e kontestuara: Neni 52 paragrafi 9 alineja 4, neni 56 paragrafi 5 në pjesën: “konstaton”, neni 56 paragrafi 5 pika 3 dhe paragrafi 6 pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.82/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2019, 178/2021, 58/2024 dhe 124/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës potencon se për të është kontestuese çështja që nuk dihet se cilat janë funksionet ose detyrat të cilat janë të papajtueshme me funksionin e anëtarit të Këshillit të Vlerësimit. Pikërisht, pretendohet se dispozita e kontestuar e rregullon pjesën e cila rregullon çështjen se mandati i anëtarit të Këshillit të Vlerësimit ndërpritet nëse anëtari ngarkohet me ndonjë pozitë ose funksion që është i papajtueshëm me funksionin anëtar i Këshillit të Vlerësimit.

5. Referatin U.nr.187/2025

Dispozitat e kontestuara: Neni 76 paragrafi 2 në pjesën: “liqenet” dhe neni 192 të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.67/2004, 14/2006, 84/2007, 35/2010, 47/2011, 148/2011, 59/2012, 13/2013, 163/2013, 41/2014, 146/2015, 39/2016, 63/2016 dhe 113/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.151/2021 dhe 3/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Sipas parashtruesit, pëlqimi i pjesës së kontestuar: “liqene” është diskutabil, nëse sipas nenit 2 të Ligjit për Mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, liqenet shfrytëzohen për plotësimin e nevojave të përgjithshme dhe individuale, sipas rregullave për mbrojtjen e rariteteve natyrore, mbrojtjen e mjedisit jetësor (njerëzor), planifikimin hapësinor dhe urban, peshkimin, ujërat dhe ujërat ndërrepublike dhe ndërshtetërore, përveç nëse rregullohet ndryshe me ligj. Sipas parashtruesit, termi “liqene” është i përgjithshëm dhe do të përfshinte të gjitha liqenet, jo vetëm tri të renditurat.

6. Referatin U.nr.16/2026

Dispozita e kontestuar: Neni 48 paragrafi 2 në pjesën: “paguhet nga Regjistri Qendror” të Ligjit për Sistemin Një Sportel dhe Mbajtjen e Regjistrit Tregtar dhe Regjistrit të Personave të Tjerë Juridikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,  nr.84/2005, 13/2007, 115/2007, 150/2007, 140/2008, 17/2009, 28/2010, 17/2011, 53/2011, 70/2013, 115/2014, 97/2015, 192/2015, 53/2016, 114/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.98/2019,122/2021, 215/2021 dhe 193/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Pretendohet se dispozita e kontestuar nuk është plotësisht e harmonizuar me Kushtetutën, sepse kompensimet për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Ankesa paguhen nga Regjistri Qendror, çka mund të çojë në dyshim për paanshmërinë e tyre gjatë vendimmarrjes për ankesa kundër të njëjtit organ.

Po ashtu, parashtruesi vë në dukje paqartësi në dispozitë – nuk është përcaktuar procedurë për zgjedhje (për shembull, përmes konkursit publik), as nuk është e qartë natyra e Komisionit (nëse është organ i pavarur ose pjesë e pushtetit ekzekutiv). Sipas tij, kjo lë hapësirë për arbitraritet dhe nuk është në pajtim me parimin e sundimit të së drejtës (neni 8) dhe qasjen e barabartë në vendet e punës (neni 32 i Kushtetutës).

7. Referatin UZ.nr.14/2026

Akti i kontestuar: Vendimi për lirimin nga taksa komunale për ndriçim publik nr.07-4554/14, i 31 majit 2012 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës”, nr.8, e 5 qershorit 2012); Vendimi për plotësimin e Vendimit për lirimin nga taksa komunale për ndriçim publik nr.071135/9, i 21 shkurtit 2013 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës”, nr.3, e 25 shkurtit 2013); Vendimi për plotësimin e Vendimit për lirimin nga taksa komunale për ndriçim publik nr.09-4969/10, i 2 qershorit 2022 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës”, nr.7, e 6 qershorit 2022) dhe Vendimi për plotësimin e Vendimit për lirimin nga taksa komunale për ndriçim publik nr.09-1596/17, i 27 shkurtit 2023 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës”, nr.3, e 1 marsit 2023).

Parashtruesi i iniciativës: Sinisha Stamenov

Pretendimet në iniciativë:

Sipas parashtruesit të iniciativës, me vendimet e kontestuara të Këshillit të Komunës së Kumanovës, përcaktohen vendbanime të liruara nga pagesa e taksës komunale për ndriçim publik.

Parashtruesi pretendon se me vendimet e kontestuara nuk është përfshirë lagjja në fshatin Orashec, megjithëse gjendja faktike në të është identike ose më e pafavorshme në raport me vendbanimet që janë liruar nga pagesa.

Në lagjen në fjalë nuk ka ndriçim publik, kurrë nuk është vendosur ndriçim i tillë, infrastruktura e energjisë elektrike është vetëfinancuar nga qytetarët, ndërsa sistemi ekzistues është teknikisht i papërshtatshëm për vendosjen e ndriçimit publik, theksohet në iniciativë. Përkundër së lartpërmendurës, parashtruesi pretendon se kryhet arkëtim i taksës komunale për ndriçim publik përmes faturave të lëshuara nga EVN Maqedonia.

8.Referatin UZ.nr.4/2026

Akti i kontestuar: Metodologjia për llogaritjen dhe pagesën e pensioneve

Parashtruesi i iniciativës: Mirosllav Tërllin

Pretendimet në iniciativë:

Në iniciativën e parashtruar më 02.12.2025, parashtruesi thekson se kërkon rishikim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së Metodologjisë aktuale për llogaritjen dhe pagesën e pensioneve me theks të veçantë në shpërndarjen e mjeteve nga kontributet e sigurimit dhe dotacionet buxhetore.

Në iniciativë theksohet se Metodologjia aktuale në pajtim me Ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, krijon vakum juridik lidhur me shpërndarjen e mjeteve nga burimet e ndryshme. Pretendohet se praktika e mbulimit të deficitit në përqindje në Fondin Pensional me mjete nga Buxheti, të siguruara pa detyrim kthimi, nuk është e përcaktuar me ligj dhe krijon rrezik për keqpërdorim, për këtë shkak qëllimi i iniciativës është të kërkohet saktësim dhe ligjësim i Metodologjisë për llogaritjen dhe shpërndarjen e pensioneve, me burime të përcaktuara qartë të mjeteve dhe parime të shpërndarjes.

III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

1. U.nr.64/2025

Më 11.03.2026, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 16 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2025).

2. U.nr.186/2025

Më 22.04.2026, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 34 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mjedisin Jetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.3/2025).

3. UZ.nr.52/2025

Më 13.05.2026, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për anulimin e Projektit urbanistik të miratuar për fshat, me dedikim А4.7- shtëpi për nevojat e turizmit në fshat, në Planin urbanistik për fshat në PK1526/8 dhe PK1532/5 KK Sopishtë – jashtë vendbanimit, Komuna e Sopishtës, nr.02-1509/1 të datës 29.05.2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Sopishtës (“Fletorja Zyrtare e Këshillit të Komunës së Sopishtës”, nr.6/25).

4. UZ.nr.78/2025

Më 06.05.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 3 të Rregullores për Ndërprerjen e Vlefshmërisë, Përkatësisht Ndërprerjen e Zbatimit të Rregullave të Përfshira në Projektin e Rregullatores së Gijotinës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,  nr.34/2008).

II. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET