Rendi i ditës i seancës së shtatëmbëdhjetë të caktuar për 17 qershor 2026 në orën 9:30

Më 17 qershor 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e saj të shtatëmbëdhjetë. Në Rendin e ditës parashikohen tetë lëndë në të cilat kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ndërsa do të miratohen tri vendime dhe të diskutohet për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.176/2025

Dispozitat e kontestuara: Neni 49 paragrafi 4 në pjesën: “ndërsa vendimet i merr me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm”  dhe paragrafi 8 në pjesët: “shpenzime të bëra reale” dhe “në bazë të pjesëmarrjes në seancë dhe vëllimit të punës së kryer” të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.82/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2019, 178/2021, 58/2024 dhe 124/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se është e kontestueshme që Këshilli i Akreditimit në Arsimin e Lartë, megjithëse i ka gjithsej 15 anëtarë, kur merr një vendim, mjafton që të ketë të pranishëm 8 anëtarë, ndërsa vendimi mund të merret nga një e treta e shumicës, që do të thotë vetëm 5 anëtarë. Sipas pretendimeve në iniciativë, është e kontestueshme që një vendim merret në këtë mënyrë, përkatësisht nga numri i përgjithshëm i votave të një organi të vetëm, vendimi merret me numër pakicë të votave, i cili do të ketë fuqi ligjore sikur të ishte marrë nga numri i shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i votave. Pretendohet se pjesët e kontestuara nuk janë në përputhje me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës.

2. Referatin U.nr.198/2025

Dispozitat e kontestuara: Neni 10 paragrafi 3 alineja 1 në pjesën:  “udhëheqës” , neni 10 paragrafi 3 alineja 3 në pjesën: “inspektor”, neni 10 paragrafi 3 alineja 3 në pjesën: “inspektorat shtetëror”, neni 10 paragrafi 3 alineja 3 në pjesën: “shërbimi inspektues” dhe neni 10 paragrafi 9 në pjesën: “anëtar i” të Ligjit për Përsosjen Profesionale dhe Trajnimin e Nëpunësve Administrativë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.144/2025 dhe 252/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi potencon se pjesët e kontestuara nuk janë në përputhje me nenin 32 të Kushtetutës, i cili përcakton se çdo vend pune është i disponueshëm për të gjithë, në kushte të barabarta. Këto pjesë janë të kontestueshme sepse, për t’u bërë anëtar ose kryetar i Këshillit Programor, me normat e kontestuara u jepet përparësi ose privilegj, nëpunësve shtetërorë udhëheqës dhe inspektorëve me të paktën tetë vjet përvojë pune në inspektorat shtetëror ose shërbimin e inspektimit, në krahasim me të gjithë ata që nuk kanë punuar në vende të tilla pune.

3. Referatin U.nr.19/2026

Dispozita e kontestuar: Neni 40 paragrafi 9 i Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.263/2023, 170/2024, 220/2024 dhe 132/2025).

Përmbajtja e dispozitës së kontestuar:

Neni 40 paragrafi 9 parashikon se, si përjashtim, përparësi gjatë zgjedhjes së ofruesit më të favorshëm ka personi juridik që ka qenë shfrytëzues (koncesionar) i gjahut në vend gjuetinë, në periudhën paraprake të menaxhimit të gjuetisë, nëse brenda afatit prej 15 ditësh me deklaratën me shkrim e pranon vlerën e ofertës së ofruesit më të favorshëm dhe bashkëngjit program të ri financiar-investues për zhvillimin e gjahut dhe vendit të gjuetisë, si dhe plan aksional për tri vitet e para të kohëzgjatjes së kontratës për përdorimin e gjahut në vend gjuetinë.

Parashtruesi i iniciativës: Shoqëria për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “INTER GUMA TREJD” SHPK Shkup, përmes udhëheqësit Zvonko Tërpkovski.

Pretendimet në iniciativë:

Sipas pretendimeve në iniciativë dispozita e kontestuar është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3, nenet 9, 55 dhe 118 të Kushtetutës, si dhe me nenin 14 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

4. Referatin U.nr.30/2026

Dispozita e kontestuar: Neni 83 paragrafi 1 në pjesën: “mbikëqyrja mbi kryerjen e shpejtë të punëve në gjykatë” të Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 62/2006-korrigjimi, 35/2008, 150/2010, 83/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).

Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se pjesa e kontestuar është e paqartë, e përgjithshme dhe pamjaftueshëm e përcaktuar në mënyrë normative, çka mundëson interpretim të gjerë dhe arbitrar nga pushteti ekzekutiv.

Sipas pretendimeve në iniciativë, me pjesën e kontestuar të dispozitës mundësohet diskrecion i gjerë dhe i pakufizuar për Ministrinë e Drejtësisë vetë të përcaktojë çfarë përbën veprim “i shpejtë” dhe çfarë „jo i shpejtë”, pa procedura të përcaktuara me ligj, autorizime dhe pasoja juridike, ku mungesa e rregullave të rregulluara saktësisht për mënyrën dhe shtrirjen e mbikëqyrjes është e papajtueshme me parimin e sundimit të së drejtës, sepse mundëson veprim arbitrar të pushtetit ekzekutiv.

Pretendohet se kryerja e shpejtë e punëve lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e procedurave gjyqësore, shpërndarjen e lëndëve, përcaktimin e afateve dhe vendimmarrjen për çështje konkrete juridike, të cilat janë në kompetencë ekskluzive të pushtetit gjyqësor. Në këtë mënyrë, krijohet mekanizëm për ndikim dhe presion indirekt ndaj gjykatave dhe relativizohet pavarësia e tyre funksionale.

5. Referatin UZ.nr.85/2025

Akti i kontestuar: Rregullorja për Mënyrën e Lidhjes së Marrëveshjeve dhe Pagesën e Shërbimeve Shëndetësore në Laboratorët Biokimikë (pa numër të përmendur të “Gazetës Zyrtare”, ku është publikuar akti i kontestuar).

Parashtruesi i iniciativës:

ISHP Laboratori për Diagnostifikim Molekular LAOR Tetovë, përmes të autorizuarit Trajçe Sazdov, avokat nga Shkupi

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se me dispozitat e kontestuara, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë pas shterimit të limitit mujor, nuk i mbulon më shpenzimet për analizat laboratorike të kryera, me çka laboratorët biokimikë vihen në situatë të japin shërbime shëndetësore pa kompensim përkatës, përkatësisht t’i mbajnë shpenzimet në barrë të tyre. Një model i tillë i rregullimit të marrëdhënieve, sipas pretendimeve, nuk ka bazë as në Kushtetutë, as në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.

Shënim: Kjo lëndë u tërhoq nga Rendi i ditës së seancës së pesëmbëdhjetë më 3 qershor 2026 me kërkesë të gjykatësit-referues, për shkak të përcaktimit të rrethanave shtesë.

6. Referatin UZ.nr.65/2025

Akti i kontestuar: Vendimi për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për njësinë urbane 1 pjesë e Bllokut 3 (ndërmjet rrugëve “Marshall Tito” dhe “Nikolla Petrov”), Komuna e Negotinës, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës me nr.08-1551/5 më datë 06.08.2025, i publikuar në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Negotinës”, nr.11/2025 të datës 07.08.2025.

Parashtruesit e iniciativës: Zoran Gjorgjiev, Metodi Janev, Ilija Petreski, Igor Vujiq, Ljupço Pasineçki, Zoran Pasineçki, Jordan Petreski, Svetlana Petreska, Stanka Gjorgjieva dhe Gjorgji Qimov, të gjithë nga Negotina, përmes të autorizuarës së përbashkët, avokates Katerina Tolkova Trajkova nga Negotina

Pretendimet në iniciativë:

Në iniciativë pretendohet se Komuna nuk i ka respektuar detyrimet ligjore dhe kushtetuese gjatë miratimit të Vendimit. Pretendohet se në pajtim me Ligjin për Planifikim Urbanistik, komunat medoemos formojnë organ pjesëmarrës që ka rol konsultativ në procedurën e përgatitjes dhe miratimit të planeve urbanistike, çka nuk është rast gjatë miratimit të Vendimit të kontestuar, ku nuk është siguruar publiciteti dhe gjithëpërfshirja në atë proces.

7. Referatin UZ.nr.69/2025

Akti i kontestuar: Vendimi nr.07-601/1 i datës 29.09.2008 i Këshillit të Komunës së Dellçevës, me të cilin u miratua Plani urbanistik i detajuar për një pjesë të lokalitetit “Millkovo Bërdo – 2” në Dellçevë (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Dellçevës”, nr. 7/2008).

Parashtruesi i iniciativës: Vllade Velinovski, përmes avokatit Kirill Veliçkovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës thekson se gjatë miratimit të Vendimit nuk është respektuar dispozita kushtetuese, me të cilën rregullohet e drejta e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje për çështje me rëndësi lokale në fushën e urbanizmit.

Në fakt, në procedurën për miratimin e propozim vendimit të kontestuar, organi kompetent nuk ka publikuar thirrje për prezantim publik dhe anketë në mënyrën e përcaktuar në përputhje me nenet 22, 23 dhe 24 të Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik, në mënyrë që të gjithë personat e interesuar të mund të jepnin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

Shënim: Kjo lëndë u tërhoq nga Rendi i ditës së seancës së gjashtëmbëdhjetë më 10 qershor 2026 me kërkesë të gjykatësit-referues, për shkak të kërkesës për kontroll shtesë.

8. Referatin UZ.nr.10/2026

Akti i kontestuar: Vendimi për metodologjinë e hartimit të planit për fuqizimin e bankave me rëndësi sistemore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr 26/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.25/2026).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Përmbajtja e dispozitës në të cilën përmbahet pjesa e kontestuar:

„43. Me përjashtim të pikës 32 paragrafët 1 dhe 2 të këtij vendimi, banka të cilën deri më 30 prill 2017, Banka Popullore e ka njoftuar se është identifikuar si bankë me rëndësi sistemore detyrohet ta dorëzojë planin në Bankën Popullore më së voni deri më 30 qershor 2018”.

II. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

1. U.nr.138/2021

Më 22 tetor 2025 Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së:

– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit VVL 03, blloku VVL 03.07, Komuna e Butelit dhe Komuna e Karposhit, Shkup, nr.09-6947/3, të datës 12.10.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.19/2021);


– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit VVP 02, blloku 06, Komuna e Karposhit – Shkup, nr.09-6334/4, të datës 16.09.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.15/2021);


– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për Bllokun 9 të lagjes së qytetit VVL 03, Komuna e Karposhit dhe Komuna e Çairit, nr.09-6334/5, të datës 16.09.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.15/2021);


– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit 3 06, blloku 3 06.09 Komuna e Karposhit, Shkup, nr.09-5967/7, të datës 30.08.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.13/2021);


– Vendimit për miratimin e ndryshimit të Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit QV 15-Krivi Doll blloku 1, Komuna e Karposhit – Shkup nr.09-5017/6, të datës 15.07.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.10/2021);


– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit VVL 03 blloku 02, Komuna e Karposhit dhe Komuna e Butelit, Shkup nr.09-2334/7, të datës 09.04.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.7/2021) dhe


– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit 304, blloku 04.02 Komuna e Karposhit – Shkup, nr.09-6997/8 të datës 12.11.2020 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.20/2020).

2. UZ.nr.10/2025

Më 4 mars 2026, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës, nr.07-766/4 të datës 24.04.2007 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Tetovës”, nr.25/2007 e datës 26.04.2007).

3. U.nr.22/2026

Më 4 shkurt 2026, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 në pjesën: “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë,” dhe nenit 15 në pjesën: “gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë” të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës Socialiste të Maqedonisë”, nr.36/1990, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.44/1990, 11/1991, 38/1991, 23/1997, 37/2005, 84/2005, 121/2007, 161/2008, 92/2009, 42/2010, 97/2010, 162/2010, 11/2012, 145/2012, 170/2013, 139/2014, 45/2018 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.51/2023, 65/2023, 51/2024, 272/2024 dhe 39/2026) dhe i caktoi afat prej 60 ditësh Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndryshimin dhe/ose plotësimin e Ligjit të shënuar në pikën 1 të dispozitivit të këtij aktvendimi, në pajtim me qëndrimet e Gjykatës të shprehura në arsyetimin e aktvendimit.