Më 8 korrik 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e e saj të tetëmbëdhjetë. Në Rendin e ditës janë përfshirë pesë lëndë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, një propozim për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, një kërkesë për rishqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq do të diskutojë edhe për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.24/2026
Dispozita e kontestuar: Neni 83 paragrafi 4 i Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 62/2006-korrigjimi, 35/2008, 150/2010, 83/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).
Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski
Parashtruesi, ndër të tjera, thekson se dispozita e kontestuar e cenon parimin e ndarjes së pushteteve, sepse i mundëson pushtetit ekzekutiv, përmes aktit nënligjor të Qeverisë, të miratuar me propozim të ministrit të Drejtësisë, ta rregullojë mënyrën e shqyrtimit të zvarritjes së procedurës gjyqësore.
Sipas pretendimeve në iniciativë, në këtë mënyrë pushteti ekzekutiv në mënyrë të palejuar ndërhyn në sferën e pushtetit gjyqësor dhe vendos mekanizëm të ndikimit institucional mbi procedimin gjyqësor.
2. Referatin U.nr.44/2026
Dispozita e kontestuar: Neni 9 në pjesën: „pa pëlqimin paraprak të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë“ të Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 72/2016, 142/2016 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski
Përmbajtja e aktit të kontestuar: Me Ligjin aktual për Përmbarim rregullohen rregullat sipas të cilave përmbaruesit veprojnë mbi përmbarimin e detyrueshëm të vendimit gjyqësor, në bazë të përmbushjes së detyrimit, përveç nëse me ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe; mbi përmbarimin e detyrueshëm të vendimit të miratuar në procedurë administrative, në bazë të përmbushjes së detyrimit monetar, përveç nëse me ligj tjetër nuk është përcaktuar ndryshe; si dhe përmbarimin e detyrueshëm të akteve noteriale dhe akteve të tjera përmbaruese, të parashikuara me ligj.
Në pajtim me nenin 2 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit, bazë për përmbarim përbën akti përmbarues; përmbarimi fillon me kërkesë të kreditorit.
Në pajtim me nenin 3 paragrafi 1 të Ligjit, përmbaruesi e zbaton përmbarimin.
Në pajtim me nenin 9 të Ligjit, mbi pronën në shtet të huaj, në Republikën e Maqedonisë nuk mund të zbatohet përmbarimi pa pëlqimin paraprak të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, përveç nëse shteti i huaj është pajtuar shprehimisht me përmbarimin.
Pretendimet në iniciativë:
Në iniciativë theksohet se dispozita ligjore e kontestuar është në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës, sepse nuk përmban kritere të qarta, precize dhe të parashikueshme në bazë të të cilave Qeveria vendos për dhënien e pëlqimit për zbatimin e përmbarimit. Parashtruesi pretendon se, me mosekzistimin e kushteve të përcaktuara me ligj, procedurës, afateve dhe detyrimit për arsyetim, vendimmarrja bëhet sipas vlerësimit politik diskrecional, çka krijon pasiguri juridike dhe i mundëson pushtetit ekzekutiv, faktikisht ta relativizojë efektin juridik të vendimeve gjyqësore të plotfuqishme, në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës dhe detyrueshmërisë së vendimeve gjyqësore.
3. Referatin U.nr.47/2026
Dispozita e kontestuar: Neni 60 paragrafi 2 në pjesën: “i cili është i papunë dhe nuk e shfrytëzon të drejtën për pension, pas mbushjes 60 vjet për gratë, përkatësisht 62 vjet për meshkujt” të Ligjit për Mbrojtje Sociale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 302/2020, 311/2020, 163/2021, 294/2021, 99/2022, 236/2022, 65/2023 dhe 192/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi konsideron se sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen dhe ligj, të drejtën e kompensimit të përhershëm e ushtron prindi që është kujdesur për fëmijën deri në moshën e tij 26 vjeçare, pa e shfrytëzuar të njëjtin shërbim të mbrojtjes sociale jashtëfamiljare, që është i papunë dhe nuk shfrytëzon të drejtë pensioni, pas mbushjes së 60 viteve të jetës për grua, përkatësisht 62 viteve të jetës për burrë. Sipas asaj që është theksuar në iniciativë, kusht për ushtrimin e së drejtës së kompensimit të përhershëm nga prindi që ka fëmijë me aftësi të kufizuara është që prindi: a) të jetë i papunë, b) të mos shfrytëzojë të drejtë pensioni. Parashtruesi pretendon se me pjesët e kontestuara të dispozitës, vihet në pyetje karakteri social i shtetit nga neni 1 paragrafi 1 i Kushtetutës, por edhe se dispozita është në kundërshtim me nenin 35 të Kushtetutës.
4. Referatin U.nr.227/2024
Akti i kontestuar: Vendimi për miratimin e Planit për parcelizim të Projektit urbanistik me Planin për parcelizim për korrigjimin e kufijve të parcelës ndërtimore 1.28 nga PUD Brezi pranë bregut – lokaliteti sportiv, Komuna e Gjorçe Petrovit, Shkup (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gjorçe Petrovit”, nr.2/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Tomisllav Kërstevski, përmes avokatit Ivica Konevski
Pretendimet në iniciativë:
Në iniciativë theksohet se me miratimin e Vendimit janë shkelur nenet 9 dhe 30 të Kushtetutës, neni 5 dhe neni 8 i Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat e Tjera Sendore, neni 6 dhe neni 11 i Ligjit për Tokën Ndërtimore, si dhe neni 63 i Ligjit për Planifikim Urbanistik. Parashtruesi potencon se me vendimin e kontestuar bëhet korrigjimi i kufirit të parcelës ndërtimore 1.28 të PUD-së Brezi pranë bregut, lokaliteti – fushat sportive, Komuna e Gjorçe Petrovit, Shkup, në mënyrë të tillë që parcela ndërtimore 1.28 e përfshinë vetëm KP 9249 KO Gjorçe Petrov 6, ndërsa hiqet prej saj dhe planifikohet si tokë për përdorim të përgjithshëm – pjesa e trotuarit në rrugën e banimit “Novoproektirana 5”. Parcela ndërtimore 1.28 e ruan destinimin e përcaktuar me PUD-në e vlefshme “A2-Ndërtesa për banim”. Në iniciativë theksohet se Komuna e Gjorçe Petrovit ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Urbanistik, sepse nuk ka ekzistuar mospërputhje e parcelave ndërtimore me parcelat kadastrale dhe as nuk bëhet fjalë për korrigjim të gabimit teknik, siç është theksuar në Projektin urbanistik me Plan parcelizimi, me të cilin përfshihet korrigjimi i kufijve të parcelës ndërtimore.
5. Referatin UZ.nr.15/2026
Dispozita e kontestuar : Pika IV. Financimi i programit, paragrafi 2 në pjesën: “publike” dhe paragrafi 3 në pjesët: “publike” dhe “për rreth 6.000 dhurues gjaku” dhe pika V. Shpërndarja e mjeteve nga Programi për Organizimin dhe Promovimin e Dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.43/2026).
Parashtruesi i iniciativës: Zllate Shuleski
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi i iniciativës thekson se me Programin (pika IV – Financimi i programit dhe pika V – Shpërndarja e mjeteve) janë përcaktuar mjete për kompensimin e participimit gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore për dhurues me mbi 10 dhurime gjaku vetëm për institucionet shëndetësore publike, e jo edhe për institucionet shëndetësore private në rrjetin e institucioneve shëndetësore, me të cilat Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka lidhur kontratë. Pretendohet se në praktikë, dhuruesit e gjakut, përkundër faktit se me ligj janë të liruar nga participimi, medoemos paguajnë participim gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore private që kanë kontratë të lidhur me Fondin. Sipas parashtruesit, në këtë mënyrë cenohet e drejta e tyre ligjore, e me këtë në mënyrë indirekte cenohen edhe të drejtat kushtetuese të barazisë, sigurisë sociale dhe qasjes në mbrojtje shëndetësore.
6. Referatin U.nr.144/2025 dhe U.nr.145/2025
Aktet e kontestuara: nenet 75-gj paragrafi 1 dhe 12 alinetë 1 dhe 2, 76-d paragrafi 5 alinetë 1 dhe 2 dhe 78-a paragrafi 4 alinetë 1 dhe 2 të Kodit Zgjedhor
Parashtrueset e iniciativave: Partia politike “Levica” (E Majta) dhe partia politike “Demokratite” (Demokratët)
Pretendimet në iniciativë:
(144/2025) Partia politike “Levica” (E Majta)
Parashtruesja thekson se dispozitat e kontestuara të Kodit Zgjedhor promovojnë qasje diskriminuese nga aspekti i disponueshmërisë së hapësirës mediatike dhe ndarjes së mjeteve financiare publike për reklamim politik të paguar. Në iniciativë pretendohet se Kodi Zgjedhor duhet të sigurojë ekuilibër kushtetues përmes trajtimit të barabartë të të gjitha subjekteve politike, përmes qasjes së barabartë, sepse hapësira mediatike ndikon drejtpërdrejt në dukshmërinë e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Parashtruesja konsideron se interpretimi i Kodit Zgjedhor parashikon që të gjitha partitë e regjistruara që paraqiten si pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, pavarësisht nëse janë parlamentare apo joparlamentare, të kenë mbështetje përkatëse shtetërore dhe proporcionale, si dhe hapësirë mediatike për përfaqësimin te qytetarët. Ndërkaq, thekson se termat “mund” dhe “më së shumti” nuk duhet të interpretohen fjalë për fjalë në mënyrë kufizuese, por në përputhje me qëllimin e ligjit. Parashtruesja pretendon se në praktikë interpretohet në mënyrë arbitrare dhe dy partitë më të mëdha nga pozita dhe opozita marrin më së shumti kohë, në dëm të partive të tjera më të vogla. Në këtë mënyrë, katër partitë më të mëdha, dy nga pushteti dhe dy nga opozita, kanë qasje të privilegjuar në media dhe në mjetet shtetërore, ndërsa partitë e tjera parlamentare përjashtohen plotësisht, theksohet në iniciativë.
(145/2025) Partia politike “Demokratite” (Demokratët)
Parashtruesja pretendon se nenet e kontestuara janë në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 5, nenin 9, nenin 16 paragrafët 1-5 dhe nenin 51 të Kushtetutës. Theksohet se partitë më të vogla politike vihen në pozitë të pabarabartë, sepse 80% e hapësirës reklamuese falas u sigurohet vetëm katër partive politike, ndërsa të tjerave vetëm 20% nga numri i përgjithshëm i paneleve dhe tabelave reklamuese. Në iniciativë theksohet se dispozitat e kontestuara cenojnë pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira demokratike si vlera themelore të Kushtetutës.
II. PROPOZIMET PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTIT TË KOMPETENCAVE
1. CH-I-nr.1/2025
Parashtruese e propozimit:
Ministria e Ekonomisë dhe Punës – Inspektorati Shtetëror i Tregut, Njësia e Mbikëqyrjes Inspektuese – Strumicë
Kërkesa me parashtresën:
Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës – Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Gjykatës Themelore Radovish, lidhur me veprimin sipas kërkesës për kthimin e sendeve të konfiskuara përkohësisht. Me propozimin kërkohet që Gjykata Kushtetuese të konstatojë cili organ është kompetent të vendosë sipas kërkesës për kthimin e sendeve të konfiskuara përkohësisht, nga personat Caner Arifov dhe Canel Useinov.
Lënda e kontestit është kthimi i sendeve, pajisjeve dhe mjeteve që janë konfiskuar përkohësisht gjatë mbikëqyrjes inspektuese, për shkak të konstatimit të ushtrimit të veprimtarisë së paregjistruar, ndërsa më pas janë dorëzuar në Agjencinë e Menaxhimit të Pronës së Konfiskuar.
III. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
Lënda e kërkesës: Kërkesë për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të kombësisë, në pajtim me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës
Parashtruesi i kërkesës: Sherafedin Kurtov
Pretendimet në kërkesë:
Parashtruesi thekson se përkundër faktit se është i angazhuar rregullisht në punë dhe i kryen detyrat nuk i janë paguar kontributet, me çka i janë cenuar të drejtat e garantuara kushtetuese. Gjithashtu, thekson se Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur në favor të tij dhe ka miratuar rekomandim që të mënjanohen shkeljet në vendin e punës, në afat prej 30 ditësh.
IV. KËRKESAT PËR RISHQYRTIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Referatin UZ.nr.75/2025
Vendimi i kontestuar: Vendimi U.nr.94/2019 i 12 majit 2020 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Linku për vendimin: https://ustavensud.mk/archives/18906
Parashtruesi i iniciativës: Sllavço Despodov
Parashtruesi në iniciativë thekson se pas miratimit të Vendimit U.nr.94/2019, me të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar nenin 18 paragrafi 2 të Ligjit për Përmbarim, përmbaruesit, në bazë të dispozitës së shfuqizuar, në mënyrë prapavepruese kanë arkëtuar mjete nga debitorët edhe pas disa vitesh nga shfuqizimi i saj.
Parashtruesi konsideron se gjatë vendimmarrjes, Gjykata Kushtetuese duhej ta anulonte, e jo ta shfuqizonte nenin 18 paragrafi 2 të Ligjit për Përmbarim, për shkak të së cilës, i propozon Gjykatës ta ndryshojë Vendimin U.nr.94/2019 të datës 12.05.2020, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me nr.136/2020, në mënyrë që të miratojë vendim meritor me të cilin do ta anulojë nenin 18 paragrafi 2 të Ligjit për Përmbarim.
V. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
1. U.nr.59/2025
