Të nderuar qytetarë,
Sot, më 17 nëntor, shënojmë 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës. Me këtë rast, ju bëj thirrje të gjithëve që, së bashku, secili prej nesh, të angazhohemi e përkushtohemi në mënyrë të mirëfilltë ndaj vlerave kushtetuese.
Ky jubile i rëndësishëm na rikujton se fuqia e Kushtetutës nuk qëndron vetëm në dispozitat e saj të shkruara në letër, por edhe në ndërgjegjen tonë kolektive, në përgjegjësinë dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave që ajo garanton.
Besnikëria ndaj Kushtetutës është detyrim i përbashkët i yni, ndërsa respektimi i vlerave kushtetuese përbën aktin më të lartë të patriotizmit dhe të dashurisë ndaj atdheut.
Ndërtimi i një shteti të së drejtës, në të cilin mbizotërojnë sundimi i ligjit, drejtësia dhe barazia, është detyrim i çdo brezi. Ky është manifestimi më dinjitoz i respektimit të porosisë së paraardhësve tanë dhe mënyra më e mirë për të garantuar një të ardhme për brezat që vijnë pas nesh.
Të jemi brezi që, me veprat tona, do të dëshmojmë besnikërinë ndaj Kushtetutës dhe do të kontribuojmë në ndërtimin e një shteti të lirë, demokratik dhe prosperues.
Gëzuar Ditën e Kushtetutës!

