UZ.nr.84/2025

Nuk u gjet asnjë fjalë

Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
UZ.nr.84/2025
Shkup, 13.05.2026


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Kryetarit të Gjykatës, dr.Darko Kostadinovski dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Goce Naumovski, dr.Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 38 alineja 1 dhe nenit 73 alineja 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 13 maj 2026, miratoi

A K T V E N D I M


HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktgjykimit UPRZH nr.359/2023 të datës 27.11.2023 të Gjykatës së Lartë Administrative, Aktvendimit IVPP1 nr.166/21 të datës 21.03.2023 të Gjykatës Themelore Civile Shkup dhe Aktvendimit GZH-1793/23 të datës 11.02.2025 të Gjykatës së Apelit Shkup.


Arsyetim


I


Marjan Zdravkovski nga Shkupi parashtroi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të shënuara në dispozitivin e këtij aktvendimi.


Sipas pretendimeve në iniciativë, Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë Administrative është në kundërshtim me nenin 8 alinetë 1 dhe 3, nenin 14 paragrafi 2, nenin 50 paragrafët 1 dhe 2 të Kushtetutës, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore Civile Shkup dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit Shkup janë në kundërshtim me nenin 3, nenin 17 dhe nenin 18 paragrafi 2 të Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat e Tjera Sendore, nenin 238 paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Procedurën Jashtëkontestimore, si dhe me nenin 8 alinetë 1 dhe 3, nenin 30 paragrafi 1 dhe nenin 50 paragrafët 1 dhe 2 të Kushtetutës.


Për shkak të lartpërmendurës, me iniciativë propozohet që Gjykata Kushtetuese të iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së aktvendimeve të kontestuara dhe të aktgjykimit dhe t’i anulojë ato me kërkesë të veçantë për ndalimin e zbatimit të akteve dhe veprimeve të veçanta të ndërmarra në bazë të akteve të kontestuara.


II


Në seancë, Gjykata konstatoi se në vitin 2020 kundër parashtruesit të iniciativës ishte iniciuar procedurë kundërvajtëse për kundërvajtje të kryer sipas nenit 4 të Ligjit për Kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe me Aktvendimin PP nr.19.1.3-1227/20 të datës 27.08.2020, ku ishte përcaktuar se ishte përgjegjës për kundërvajtjen e kryer. I pakënaqur me aktvendimin e miratuar, ai ngriti kontest administrativ para Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative, me Aktgjykimin UPR nr.1883/2021 të datës 29.11.2021, e pranoi padinë dhe e anuloi Aktvendimin e kontestuar.


Më 27.04.2023, Komisioni për Kundërvajtje miratoi Aktvendim të ri PP nr.19.1.3-1227/20, me të cilin u përcaktua se parashtruesi është përgjegjës për kundërvajtjen e kryer. I pakënaqur me Aktvendimin e miratuar, ai ngriti kontest administrativ para Gjykatës Administrative. Më 14.07.2023, Gjykata Administrative, me Aktgjykimin UPR.nr.291/2023, e refuzoi padinë si të pabazuar. I pakënaqur me Aktgjykimin, parashtruesi parashtroi ankim në Gjykatën e Lartë Administrative. Më 27.11.2023, Gjykata e Lartë Administrative, me Aktgjykimin UPRZH nr.359/2023, e refuzoi ankimin si të pabazuar dhe e vërtetoi Aktgjykimin UPR.nr.291/2023 të Gjykatës Administrative.


Parashtruesi para Gjykatës Themelore Civile zhvilloi procedurë për rregullimin e kufijve ndërmjet parcelave. Më 21.03.2023, Gjykata Themelore Civile e miratoi Aktvendimin IVPP1 nr.166/21, me të cilin u miratua propozimi i propozuesit Dragan Jordanov nga Shkupi. I pakënaqur me Aktvendimin, parashtruesi parashtroi ankim në Gjykatën e Apelit në Shkup. Më 11.02.2025, Gjykata e Apelit Shkup, me Aktvendimin GZH-1793/23, e refuzoi ankimin e kundërshtarëve Marjan Zdravkovski, Aleksandar Zdravkovski dhe Vasillka Zdravkovska, të gjithë nga Shkupi, si të pabazuar dhe e vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore Civile Shkup VPP1-266/21 të datës 21.03.2023.


III


Sipas nenit 110 alineja 2 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe të marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe me ligjet.


Në përputhje me nenin 38 alineja 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë iniciativën nëse nuk është kompetente të vendosë për kërkesën.


IV


Sipas pretendimeve të parashtruara në iniciativë nga parashtruesi, me iniciativën kërkohet që Gjykata të vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e aktvendimeve (Aktvendimi IVPP1 nr.166/21 i datës 21.03.2023 i Gjykatës Themelore Civile Shkup dhe Aktvendimi GZH-1793/23 i datës 11.02.2025 i Gjykatës së Apelit Shkup) dhe të aktgjykimit (Aktgjykimi UPRZH nr.359/2023 i datës 27.11.2023 i Gjykatës së Lartë Administrative) dhe t’i anulojë ato.


Në rastin konkret, bëhet fjalë për akte të veçanta që nuk kontestohen nga aspekti i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të përcaktuara në nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës, por nga aspekti i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre, kështu që Gjykata nuk është kompetente të veprojë, në përputhje me nenin 110 të Kushtetutës.


Duke pasur parasysh të lartpërmendurën, këto akte nuk janë rregulla sipas kuptimit të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk është gjykatë e instancës që rishqyrton aktgjykimet e gjykatave të miratuara në procedurë gjyqësore, që do të thotë se janë plotësuar kushtet e nenit 38 alineja 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për hedhjen poshtë të iniciativës.


Sa i përket propozimit për miratimin e aktvendimit për ndalimin e zbatimit të akteve dhe veprimeve të veçnata të ndërmarra në bazë të akteve të kontestuara, sipas nenit 37 paragrafi 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, nuk janë plotësuar kushtet.


V


Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.


KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski