
Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.55/2023
Shkup, 26.11.2025
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të dr.Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska dhe dr.Ana Pavllovska-Daneva, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 39 alineja 2 dhe nenit 73 alineja 2 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 26 nëntor 2025, miratoi
A K T V E N D I M
NDËRPRITET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 92 paragrafi 3 pika 2 në pjesën: “litër” të Ligjit për Akciza (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.108/2019, 143/2019, 225/2019, 275/2019, 77/2021, 57/2022, 209/2023 dhe 265/2024) dhe nenit 28 paragrafi 1 pika 2 nënpika 2.1 të Ligjit për Akciza (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.32/2001, 50/2001, 45/2002, 98/2002, 24/2003, 96/2004, 38/2005, 88/2005, 105/2009, 34/2010, 24/2011, 55/2011, 135/2011, 82/2013, 98/2013, 43/2014, 167/2014, 188/2014, 129/2015, 154/2015, 192/2015, 23/2016, 31/2016, 171/2017 dhe 120/2018).
Arsyetim
I
Dejan Stojanoski dhe Filip Sërbinoski, të dy nga Shkupi, më 09.04.2023, parashtruan iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit të shënuar në dispozitivin e këtij aktvendimi.
Sipas pretendimeve në iniciativë, dispozitat e kontestuara janë në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës.
II
Gjatë procedurës, parashtruesit e iniciativës me anë të shkresës, më 24 tetor 2024, e njoftuan Gjykatën se e tërheqin iniciativën e tyre.
Duke marrë parasysh faktin se iniciativa e parashtruar është tërhequr, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur baza për ta zhvilluar procedurën me vetiniciativë, kushtet e nenit 39 alineja 2 të Aktit të Gjykatës për ndërprerjen e procedurës janë plotësuar.
III
Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski