Rendi i ditës i seancës së katërmbëdhjetë të caktuar për 20 maj 2026

Më 20 maj 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e saj të katërmbëdhjetë. Në Rendin e ditës parashikohet të diskutohet për shtatë iniciativa, në të cilat kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, të jepet njoftim lidhur me një informacion për një lëndë, të vendoset për Draft-vendimet dhe të diskutohet për:

1. Referatin U.nr.75/2025, U.nr.84/2025, U.nr.104/2025

Aktet e kontestuara: Nenet 9, 10 dhe 25 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2025).

Parashtruese e iniciativës (75/2025): Despina Vllaqeska

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesja pretendon se me dispozitat e kontestuara vendosen investitorët në pozicion më të favorshëm në krahasim me fqinjët e parcelave të ndërtimit, sepse ata nuk kanë të drejtë për kontroll të dokumentacionit teknik, as nuk e kanë të drejtën e ankimit, të drejta të cilat kanë qenë pjesë e ligjit paraprak. Theksohet se dispozitat shkaktojnë edhe efekt retroaktiv gjatë zbatimit të tyre, gjë që sipas parashtrueses është në kundërshtim me nenin 52 paragrafi 4 të Kushtetutës.

Parashtruesit e iniciativës (84/2025): Aleksandar Ognenovski dhe Ana Koliq Ognenovska, avokatë

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesit e iniciativës theksojnë se me nenin e kontestuar shlyhet neni 62-a, me të cilin mundësohej inicimi i procedurës së veçantë, përkatësisht ekzistonte e drejta që fqinjët që kufizohen drejtpërdrejt me parcelën e ndërtimit të kenë kontroll të dokumentacionit teknik dhe ndërtimor, në bazë të cilit organi kompetent në procedurën paraprake ka lëshuar lejen e ndërtimi për ndonjë investitor konkret. Për më tepër, pretendohet se ligjvënësi ka bërë lëshime sa i përket çështjes që ky ligj duhej të parashikonte dispozita që do të rregullonin mënyrën e përfundimit të procedurave, të iniciuara në bazë të nenit 62-a, me ç’rast shkaktohet kështu pasiguri ligjore për personat që kanë iniciuar procedura dhe konteste administrative.

Parashtruesi i iniciativës (104/2025): Nimet Limani

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se me nenin 9 është shlyer neni 62, ku rregullohet se organi kompetent që miraton lejen e ndërtimit është i detyruar, brenda 3 ditëve nga dita e miratimit të lejes për ndërtim, të njoftojë fqinjët që drejtpërdrejt kufizohen me parcelën ndërtimore se ata mund të bëjnë kontroll të dokumentacionit në afat prej 15 ditëve nga dita e lëshimit të lejes, me çka miratohet leja e ndërtimit. Pretendohet se dispozitat e kontestuara krijojnë pasoja të paparashikueshme për të gjithë ata që deri më tani kanë marrë pjesë në procedurën administrative dhe kontestet administrative, sepse me lejen e dhënë të ndërtimit, me matjen në vendndodhje, dimensionet e objektit të ri hyjnë në pronën e dikujt tjetër dhe kështu edhe pse të tanguar dhe të dëmtuar si fqinj që kufizohen drejtpërdrejt me ta, e humbin të drejtën e ankimit dhe kontestimit të ndërtimit.

Shënim: Lënda u tërhoq nga Rendi i ditës për shqyrtim në seancën e dymbëdhjetë të Gjykatës, të mbajtur më 6 maj 2026, për shkak të konstatimit të rrethanave shtesë.

2. Referatin U.nr.131/2025

Akti i kontestuar: Neni 4 pika 27, neni 38 paragrafi 4 alineja 10 dhe paragrafët 7 dhe 8, neni 63 paragrafët 1 dhe 4 në pjesët: “legjitimacioni i gjuetisë” dhe neni 85 paragrafi 1 pika 13 në pjesën: “legjitimacioni i gjuetisë” dhe paragrafi 2 i Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024 dhe 132/2025).

Parashtruese e iniciativës: Shoqata e Gjuetisë dhe Mbarështimit të Gjahut “VOLF” SHPKNJP nga Resnja

Pretendimet në iniciativë:

Theksohet se qytetarëve që kanë dhënë provimin e gjuetisë dhe të cilëve Ministria e Bujqësisë u ka dhënë vërtetim për provimin e dhënë të gjuetisë, u imponohet detyrimi shtesë për posedimin e legjitimacionit të gjuetisë, e me këtë edhe anëtarësimi i detyrueshëm i gjuetarëve në Federatën e Gjuetisë së Maqedonisë. Parashtruesi pretendon se me dispozitat e kontestuara krijohet pasiguri juridike dhe shkelet sundimi i së drejtës, si vlerë themelore e rendit kushtetues.

3. Referatin U.nr.184/2024

Dispozita e kontestuar:

Neni 20 paragrafi 6 në pjesën: “dhe vlerën e kompensimit” i Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.216/21 dhe 3/25).

Akti i kontestuar: Aktvendimi për përbërjen, vlerën e kompensimit dhe mënyrën e punës së trupit punues për mbeturina, nr.11-1526/1 i datës 14 maj 2024, i miratuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me nr.103 më 15 maj 2024.

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Sipas parashtruesit, pjesa e kontestuar nuk është mjaftueshëm precize dhe, si rrjedhojë, nuk është në përputhje me parimin e sundimit të së drejtës të parashikuar me nenin 8 alineja 3 të Kushtetutës. Theksohet se aktet e kontestuara duhet të shfuqizohen, sepse në rendin juridik nevojiten norma të qarta dhe koncize, të cilat nuk do të lënë hapësirë për interpretim ose zbatim arbitrar.

Akti i kontestuar:

  • Neni 6 paragrafi 4 i Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Autorizime dhe Mënyrën e Punës së Kontrollit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.226/2020)
  • Neni 13 paragrafi 9 në pjesën: “Udhëzimet” dhe neni 17 paragrafi 6 në pjesën: “ndërprerje e njëanshme”, i Rregullores për Autorizime dhe Mënyrën e Punës së Kontrollit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.105/2010, 33/2011, 29/2012 dhe 47/2014, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.226/2020 dhe 247/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi konsideron se neni 6 paragrafi 4 i kontestuar i Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Autorizime dhe Mënyrën e Punës së Kontrollit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, me të cilin neni 17 i Rregullores plotësohet me një paragraf të ri 12 me përmbajtjen në vijim: “Anëtarët e jashtëm të Komisionit për Punë Këshillimore marrin kompensim të përcaktuar me aktvendim të drejtorit të Fondit”, nuk është në përputhje me nenin 8 paragrafi 1 alinetë 3 dhe 4 të Kushtetutës.

Parashtruesi thekson se Ligji për Mbrojtje Shëndetësore nuk përmban kornizë ose kritere në bazë të të cilave me akt nënligjor mund të përcaktohet vlera konkrete e kompensimit.

5. Referatin UZ.nr.41/2025

Aktet e kontestuara: Vendimi për përcaktimin e lejueshmërisë së ndërtimit ekskluzivisht brenda kufijve të përcaktuar me përfshirjen e planifikuar të Planit Urbanistik të Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit 2012-2022, i miratuar nga Këshilli i Komunës Qendër me nr.08-3381/2 i datës 20.7.2023, si dhe Aktvendimi për publikimin e Vendimit për përcaktimin e lejueshmërisë së ndërtimit ekskluzivisht brenda kufijve të përcaktuar me përfshirjen e planifikuar të Planit Urbanistik të Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit 2012-2022, i miratuar nga kryetari i Komunës Qendër, me nr.09-3381/3 i datës 20.7.2023, i publikuar në “Fletoren Zyrtare të Komunës Qendër–Shkup”, me nr.11 më datë 23.07.2023.

Parashtruesi i iniciativës: Filip Aleksoski

Sipas pretendimeve në iniciativë, aktet e kontestuara janë në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 dhe nenin 30 të Kushtetutës, si dhe me nenin 11 të Ligjit për Tokë Bujqësore.

Parashtruesi thekson se territori i Komunës Qendër përfshin një hapësirë që është jashtë Planit Urbanistik të Përgjithshëm, nga e cila, pjesa më e madhe është tokë bujqësore që ndodhet në parkun-pyllin Vodno, si zonë e mbrojtur dhe ku, sipas Ligjit për Tokë Bujqësore, lejohet kryerja e aktiviteteve bujqësore dhe ndërtimi i objekteve ndihmëse për aktivitete bujqësore, me kusht që ato të jenë në përputhje me rregullat dhe të mos cenojnë mbrojtjen e natyrës.

Sipas parashtruesit, çdo rast konkret duhet të vlerësohet në kontekstin e planeve urbanistike lokale dhe rregullave të tjera relevante.

6. Referatin UZ.nr.76/2025

Akti i kontestuar: Vendimi për vlerën e shpenzimeve për ekspertizë të aftësisë për punë në procedurën e ushtrimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.103/2014).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se Këshilli Drejtues i Fondit i ka tejkaluar autorizimet e tij, sepse ka rregulluar një materie që duhet të rregullohet me ligj. Pretendohet se dispozita është në kundërshtim me nenin 1 paragrafi 1 të Kushtetutës, në të cilin rregullohet karakteri social i Republikës.

7. Referatin UZ.nr.64/2025

Akti i kontestuar: Konkluzioni për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël nxënësish në shkollat fillore komunale të Komunës së Koçanit për vitin shkollor 2025–2026, nr.09-1326/1 i datës 27.08.2025, i miratuar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Koçanit.

Parashtruesi i iniciativës: Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Koçanit, Venko Kërstevski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se Konkluzioni është në kundërshtim me nenin 53 paragrafi 6 të Ligjit për Arsimin Fillor, i cili rregullon se mund të formohen paralele edhe me më pak se 20 nxënës, pas marrjes paraprakisht të mendimit pozitiv nga Ministria e Arsimit. Parashtruesi thekson se një mendim i tillë pozitiv nga Ministria nuk është marrë në këtë rast.

II. INFORMACIONE MBI LËNDËT

Referatin U.nr.118/2025

Akti i kontestuar: Neni 34 paragrafi 1 alineja 1, neni 3 paragrafi 1 pika 5, neni 24 paragrafi 2 alineja 3 dhe neni 69 pika 4 në pjesën: “Nuk lejohet ankimi kundër aktgjykimit, me të cilin akti administrativ i veçantë anulohet ose shpallet i pavlefshëm dhe lënda kthehet për rigjykim në organin publik” të Ligjit për Gjykatat.

Parashtruesi i iniciativës: Branko Radojçiq, avokat

Pretendimet në iniciativë:

Pretendohet se me dispozitat e kontestuara krijohet rrezik sistemik për rendin kushtetues, për shkak të kompetencës së papërshtatshme dhe të pambështetur të Gjykatës Administrative për të ushtruar kontroll mbi aktet e Kuvendit, që nuk janë të natyrës administrative, por politike, të cilat rrjedhin drejtpërdrejt nga funksioni i tij kushtetues si organ ligjvënës dhe politik. Theksohet se me rregullimin e tillë cenohet drejtpërdrejt parimin themelor kushtetues i ndarjes së pushteteve në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Parashtruesi thekson se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese, anëtarit të Këshillit Gjyqësor apo guvernatorit nuk përbën akt administrativ për nga natyra e tij dhe se vendimi nuk miratohet në procedurë administrative, por në procedurë të veçantë parlamentare, e cila është shprehje e vullnetit politik.

III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

U.nr.113/2025