Më 17 qershor 2026, Gjykata Kushtetuese e mbajti seancën e saj të shtatëmbëdhjetë. Në Rendin e ditës u diskutua për tetë lëndë, u votua për tri propozime për vendimmarrje dhe u vendos si në vijim për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
- Referatin U.nr.176/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 49 paragrafi 4 në pjesën: “ndërsa vendimet i merr me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm” dhe paragrafi 8 në pjesët: “shpenzime të bëra reale” dhe “në bazë të pjesëmarrjes në seancë dhe vëllimit të punës së kryer” të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 82/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2019, 178/2021, 58/2024 dhe 124/2025).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
2. Referatin U.nr.198/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 10 paragrafi 3 alineja 1 në pjesën: “udhëheqës”, nenit 10 paragrafi 3 alineja 3 në pjesën: “inspektor”, nenit 10 paragrafi 3 alineja 3 në pjesën: “inspektorati shtetëror”, nenit 10 paragrafi 3 alineja 3 në pjesën: “shërbimi i inspektimit” dhe nenit 10 paragrafi 9 në pjesën: “anëtar i” të Ligjit për Përsosjen Profesionale dhe Trajnimin e Nëpunësve Administrativë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.144/2025 dhe 252/2025).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
3. Referatin U.nr.19/2026
Gjykata e ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 40 paragrafi 9 të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024, 220/2024 dhe 132/2025).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruese e iniciativës: Shoqëria për Prodhim, Tregti dhe Shërbime INTER GUMA TREJD SHPK Shkup, përmes udhëheqësit Zvonko Tërpkovski.
4. Referatin U.nr.30/2026
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 83 paragrafi 1 në pjesën: “mbikëqyrja mbi kryerjen e shpejtë të punëve në gjykatë” të Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 62/2006-korrigjimi, 35/2008, 150/2010, 83/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Gjykatësi mr.Fatmir Skender, njoftoi për mendimin e tij të veçuar.
Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski
5. Referatin UZ.nr.85/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së neneve 6, 9 dhe 11 të Rregullores për Kriteret e Lidhjes së Marrëveshjeve dhe për Mënyrën e Pagesës së Shërbimeve Shëndetësore të Institucioneve Private Shëndetësore që Kryejnë Mbrojtje Shëndetësore Specialistike-Konsultative dhe Analiza Laboratorike me udhëzim nga mjeku i përzgjedhur (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.202/2020 dhe 206/2023).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: ISHP- ISHP Laboratori për Diagnostifikim Molekular LAOR Tetovë, përmes të autorizuarit Trajçe Sazdov, avokat nga Shkupi.
6. Referatin UZ.nr.65/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për njësinë urbane 1 pjesë e Bllokut 3 (ndërmjet rrugëve “Marshall Tito” dhe “Nikolla Petrov”), Komuna e Negotinës, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës me nr.08-1551/5 më datë 06.08.2025, të publikuar në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Negotinës, nr.11/2025 të datës 07.08.2025.
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesit e iniciativës: Zoran Gjorgjiev, Metodi Janev, Ilija Petreski, Igor Vuliq, Ljupço Pasineçki, Zoran Pasineçki, Jordan Petreski, Svetlana Petreska, Stanka Gjorgjieva dhe Gjorgji Qimov, të gjithë nga Negotina, përmes të autorizuarës së përbashkët, avokates Katerina Tolkova Trajkova nga Negotina.
7. Referatin UZ.nr.69/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit nr.07-601/1 të datës 29.08.2008. të Këshillit të Komunës së Dellçevës, me të cilin u miratua Plani urbanistik i detajuar për një pjesë të lokalitetit “Millkovo Bërdo –2” në Dellçevë (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Dellçevës”, nr.7/2008).
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Parashtruesi i iniciativës: Vllade Velinovski, përmes avokatit Kirill Veliçkovski
8. Referatin UZ.nr.10/2026
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së pikës 43 në pjesën: “dhe 2” të Vendimit për metodologjinë e hartimit të planit për fuqizimin e bankave me rëndësi sistemore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr 26/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.25/2026).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
II. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
- U.nr.138/2021
Gjykata e ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së:
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit VVL 03, blloku VVL 03.07, Komuna e Butelit dhe Komuna e Karposhit, Shkup, nr.09-6947/3, të datës 12.10.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.19/2021);
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit VVP 02, blloku 06, Komuna e Karposhit – Shkup, nr.09-6334/4, të datës 16.09.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.15/2021);
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për Bllokun 9 të lagjes së qytetit VVL 03, Komuna e Karposhit dhe Komuna e Çairit, nr.09-6334/5, të datës 16.09.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.15/2021);
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit 3 06, blloku 3 06.09 Komuna e Karposhit, Shkup, nr.09-5967/7, të datës 30.08.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.13/2021);
– Vendimit për miratimin e ndryshimit të Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit QV 15-Krivi Doll blloku 1, Komuna e Karposhit – Shkup nr.09-5017/6, të datës 15.07.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.10/2021);
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit VVL 03 blloku 02, Komuna e Karposhit dhe Komuna e Butelit, Shkup nr.09-2334/7, të datës 09.04.2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.7/2021) dhe
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lagjen e qytetit 304, blloku 04.02 Komuna e Karposhit – Shkup, nr.09-6997/8 të datës 12.11.2020 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.20/2020).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesit e iniciativës: Nevena Georgievska dhe Tatjana Çakulev
2. UZ.nr.10/2025
Gjykata e shfuqizoi Vendimin për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës, nr.07-766/4 të datës 24.04.2007 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Tetovës”, nr.25/2007 e datës 26.04.2007).
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Parashtruese e iniciativës: Organizata Komunale e Lidhjes së Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945 dhe Qytetarëve Pasardhës, Tetovë
3. U.nr.22/2026
Gjykata e shfuqizoi nenin 14 në pjesën: “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë,” dhe nenin 15 në pjesën: “gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë,” të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës Socialiste të Maqedonisë”, nr.36/1990, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.44/1990, 11/1991, 38/1991, 23/1997, 37/2005, 84/2005, 121/2007, 161/2008, 92/2009, 42/2010, 97/2010, 162/2010, 11/2012, 145/2012, 170/2013, 139/2014, 45/2018 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.51/2023, 65/2023, 51/2024, 272/2024 dhe 39/2026).
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Lënda u formua me vetiniciativë në përputhje me nenin 23 paragrafi 4 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese.
