Kumtesë pas mbajtjes së seancës së trembëdhjetë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e mbajti sot seancën e trembëdhjetë, në të cilën u diskutua për shtatë iniciativa dhe vendosi si vijim për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

  1. Referatin U.nr.17/2025

Me kërkesë të gjykatësit-referues, për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë, lënda u tërhoq nga Rendi i ditës dhe do të vendoset përsëri në njërën nga seancat pasuese.

Akti i kontestuar: Neni 177-g paragrafi 2 në pjesën: “të emëruar nga ministri” dhe paragrafi 10 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.23/2013, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 27/2016, 163/2017, 21/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236/2022, 17/2025 dhe 132/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

2. Referatin U.nr.72/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 3 paragrafi 22 të Rregullores për Kriteret më të Hollësishme për Pagesat e Drejtpërdrejta, Shfrytëzuesit e Mjeteve, Vlerat Maksimale dhe Mënyrën e Pagesave të Drejtpërdrejta për Vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.26/2025).

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 47 paragrafët 5 dhe 6 të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.49/2010, 53/2011, 126/2012, 15/2013, 69/2013, 106/2013, 177/2014, 25/2015, 73/2015, 83/2015, 154/2015, 11/2016, 53/2016, 120/2016, 163/2016, 74/2017, 83/2018, 27/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.152/2019, 244/2019, 275/2019, 110/2021, 123/2022, 65/2023 dhe 218/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Kombinati Bujqësor PELAGONIA SHA Manastir, përmes drejtoreshës ekzekutive Vesna Belleshovska – Bunteska

3. Referatin U.nr.90/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 31-a në pjesën: “të punësuar në Byronë për Ekspertizë Gjyqësore” të Ligjit për Vlerësim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.115/2010, 158/2011, 185/2011, 51/2012, 64/2012, 188/2014, 104/2015, 153/2015, 192/2015 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.86/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

4. Referatin U.nr.102/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 105-a paragrafi 2 pika 4 në pjesën: “udhëheqësit” të Ligjit për Banim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.99/2009, 57/2010, 36/2011, 54/2011, 13/2012, 55/2013, 163/2013, 42/2014, 199/2014, 146/2015, 31/2016, 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.302/2020, 150/2022, 224/2024 dhe 160/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

5. Referatin U.nr.197/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 21-b paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të fjalisë së parë në pjesën: “Këshilli nga paragrafi 2 i këtij neni” dhe të fjalisë së dytë në pjesën: “Këshilli” të nenit të njëjtë, paragrafi 4 i të njëjtit nen në pjesën: “Këshilli”, paragrafi 5 i të njëjtit nen në pjesën: “Këshilli i Verifikimit nga paragrafi 2” dhe neni 21-k paragrafi 3 në pjesën: “Këshilli i Sportit” nga Ligji për Sportin (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.29/2002, 66/2004, 83/2005, 81/2008, 18/2011, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014, 72/2015, 6/2016, 55/2016, 61/2016, 106/2016 dhe 190/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.52/2019, 98/2019, 244/2019, 53/2024, 74/2024, 170/2024 dhe 59/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

6. Referatin U.nr.3/2026

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 24 paragrafi 12 të Ligjit për Angazhimin e Personave në Punë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

7. Referatin UZ.nr.52/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për anulimin e Projektit urbanistik të miratuar për fshat, me dedikim А4.7- shtëpi për nevojat e turizmit në fshat, në Planin urbanistik për fshat në PK1526/8 dhe PK1532/5 KK Sopishtë – jashtë vendbanimit, Komuna e Sopishtës, nr.02-1509/1 të datës 29.05.2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Sopishtës (“Fletorja Zyrtare e Këshillit të Komunës së Sopishtës”, nr.6/25).

Parashtruesi i kërkesës: Inspektorati Shtetëror i Vetëqeverisjes Lokale, përmes drejtorit Haqim Ramadani

8. Referatin UZ.nr.84/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktgjykimit UPRZH nr.359/2023 të datës 27.11.2023 të Gjykatës së Lartë Administrative, Aktvendimit IVP1 nr.166/21 të datës 21.03.2023 të Gjykatës Themelore Civile Shkup dhe Aktvendimit GZH-1793/23 të datës 11.02.2025 të Gjykatës së Apelit Shkup.

Parashtruesi i iniciativës: Marjan Zdravkovski