Kumtesë pas mbajtjes së seancës së tetëmbëdhjetë të Gjykatës Kushtetuese

Sot (8 korrik 2026), Gjykata Kushtetuese mbajti seancën e tetëmbëdhjetë dhe vendosi si në vijim për:

  1. U.nr.144/2025 dhe U.nr.145/2025

Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për votim, kjo lëndë mbetet e hapur dhe në fazë votimi për njërën nga seancat pasuese.

Aktet e kontestuara: nenet 75-gj paragrafi 1 dhe 12 alineja 1 dhe 2, 76-d paragrafi 5 alineja 1 dhe 2, 78-a paragrafi 4 alineja 1 dhe 2 të Kodit Zgjedhor

Parashtruesit e iniciativave: Partia politike “Levica”( E majta) dhe partia politike “Demokrati” (Demokratët)

2. Referatin U.nr.24/2026

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 83 paragrafi 4 të Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 62/2006-korrigjimi, 35/2008, 150/2010, 83/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).

Vendimi u miratua me shumicë votash.

Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski

3. Referatin U.nr.44/2026

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 9 në pjesën: “pa pëlqimin paraprak të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë” të Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.72/2016, 142/2016 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).

Vendimi u miratua njëzëri.

Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski

4. Referatin U.nr.47/2026

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 60 paragrafi 2 në pjesën: “i cili është i papunë dhe nuk e shfrytëzon të drejtën për pension, pas mbushjes 60 vjet për gratë, përkatësisht 62 vjet për meshkujt” të Ligjit për Mbrojtje Sociale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 302/2020, 311/2020, 163/2021, 294/2021, 99/2022, 236/2022, 65/2023 dhe 192/2025).

Vendimi u miratua me shumicë votash.

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

5. Referatin U.nr.227/2024

Për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë, lënda u tërhoq nga seanca. Është ende aktive dhe do të vendoset në Rendin e ditës për njërën nga seancat pasuese.

Vendimi për miratimin e Planit për parcelizim të Projekti urbanistik me Planin për parcelizim për korrigjimin e kufijve të parcelës ndërtimore 1.28 nga PUD Brezi pranë bregut – lokaliteti sportiv, Komuna e Gjorçe Petrovit, Shkup (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gjorçe Petrovit”, nr.2/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Tomisllav Kërstevski përmes avokatit Ivica Konevski

6. Referatin UZ.nr.15/2026

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 2 në pjesën: “publike” dhe paragrafit 3 në pjesët: “publike” dhe “për rreth 6.000 dhurues gjaku” nga pika IV. Financimi i programit, si dhe paragrafit 2 në pjesën: “publike” nga pika V. Shpërndarja e mjeteve nga Programi për Organizimin dhe Promovimin e Dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.57-1208/8, më datë 24.02.2026, të publikuara në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.43/2026, më datë 27.02.2026.

Vendimi u miratua njëzëri.

Parashtruesi i iniciativës: Zllate Shuleski

II. PROPOZIMET PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTIT TË KOMPETENCAVE

  1. CH-I-nr.1/2025

Gjykata vendosi se Gjykata Themelore e Radovishit është kompetente të veprojë sipas kërkesës për kthimin e sendeve të konfiskuara përkohësisht.

Vendimi u miratua njëzëri.

Parashtruese e propozimit: Ministria e Ekonomisë dhe Punës – Inspektorati Shtetëror i Tregut, Njësia e Mbikëqyrjes Inspektuese – Strumicë

III. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

Referatin BZSP.20/2025

Gjykata e refuzoi kërkesën e Sherafedin Kurtov nga Velesi për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave që lidhen me ndalimin e diskriminimit të qytetarëve në bazë të përkatësisë kombëtare.

Vendimi u miratua me shumicë votash.

IV. KËRKESAT PËR RISHQYRTIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Referatin UZ.nr.75/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për rishikimin e Vendimit U.nr.94/2019 të datës 12 maj 2020, të miratuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendimi u miratua njëzëri.

PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

  1. U.nr.59/2025

Gjykata e ndërpreu procedurën për këtë lëndë. Në këtë fazë të procedurës, Gjykata vlerësoi se Aktvendimi U.nr.59/2025, i datës 4 mars 2026, me të cilin u iniciua procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 9 paragrafi 2, në pjesën: “të organit të pavarur të administratës shtetërore” të Ligjit për Pronësinë Industriale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.21/2009, 24/2011, 12/2014, 41/2014, 152/2015, 53/2016 dhe 83/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.31/2020 dhe 86/2025), bazohet në  gjendjen faktike të konstatuar gabimisht.

Vendimi u miratua me shumicë votash.

Shënim: Në seancën e sotme morën pjesë gjithsej shtatë gjykatës.