Gjykata Kushtetuese në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), më 16 dhe 17 shtator 2016, në Ohër do ta mbajë konferencën rajonale me temë qendrore: “Si të rritet besimi i publikut në gjykatat kushtetuese”.
Në fokus të konferencës është ndërtimi dhe përforcimi i besimit publik në gjykatat kushtetuese, me theks të veçantë në pavarësinë dhe besimin e gjyqësorit kushtetues, transparencën, komunikimin me publikun dhe sfidat bashkëkohore me të cilat përballen institucionet në kushte të zhvillimit të përshpejtuar informativ dhe teknologjik.
Konferencën, do ta hapin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, dhe dr. Shtefan Pirner, udhëheqës i departamentit të projekteve për Ballkanin Perëndimor në kuadër të IRZ-së.
Në kuadër të panel-diskutimeve do të marrin pjesë kryetarë dhe gjykatës të gjykatave kushtetuese nga rajoni, në mesin e të cilëve, Mirsad Qeman, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës e Hercegovinës, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe dr.Osman Kadriu, si dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese të Malit të Zi dhe Serbisë.
Fjalim do të ketë edhe Winfried Schubert, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të ladit federal të Bradenburgut dhe ish-kryetar i Gjykatës së Lartë Rajonale në Naumburg të Gjermanisë, i cili do të flasë për zhvillimin dhe rolin e gjyqësorit kushtetues gjerman, pranimit të tij publik, sfidave dhe rezistencës institucionale.
Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të IRZ-së, korit diplomatik, komuniteti akademik dhe gjykatës.
Qëllimi i kësaj konference është që përmes shkëmbimit të përvojave rajonale dhe evropiane të hapen çështjet për atë se si gjykatat kushtetuese e ndërtojnë dhe ruajnë besimin e publikut, dhe si, gjatë këtij procesi, e ruajnë pavarësinë dhe autoritetin e tyre institucional.