Rendi i ditës i seancës së dytë të Gjykatës Kushtetuese të caktuar për datën 28.01.2026 në orën 9:30

Më 28.01.2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e dytë të vitit 2026. Në Rendin e ditës parashihet që të diskutohet për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, për miratimin e një vendimi përfundimtar dhe për 9 draft-aktvendime, përkatësisht do të diskutohet për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.118/2024

Akti i kontestuar: Pjesa “dhe në formën e marrëveshjes administrative” të nenit 55 paragrafi 3 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.124/2015 dhe 65/2018).

Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi konteston paragrafin 2 të nenit 23, në të cilin përcaktohet se konfliktin lidhur me kompetencat ndërmjet njësive të vetëqeverisjes lokale e zgjidh organi i administratës shtetërore, kompetent për vetëqeverisjen lokale dhe paragrafin 5 të të njëjtit nen, sipas të cilit, pala nuk mund të parashtrojë ankim ose të iniciojë kontest administrativ kundër aktit administrativ, me të cilin vendoset mbi konfliktin lidhur me kompetencat. Parashtruesi pohon se Ligji për Gjykatat rregullon mënyrën e zgjidhjes së konfliktit lidhur me kompetencat ndërmjet njësive të theksuara të vetëqeverisjes lokale, me çka theksohet se Gjykata e Lartë Administrative vendos për çdo konflikt të mundshëm të kompetencave, përveç nëse Kushtetuta ose ligjet parashikojnë mbrojtje gjyqësore të ndryshme, ndërsa në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative nuk parashikohet mbrojtje e tillë gjyqësore, por përkundrazi, dispozita e kontestuar e paragrafit 5 të nenit 23 kufizon në mënyrë të qartë të drejtën për mbrojtje gjyqësore.

2. Referatin U.nr.203/2024

Akti i kontestuar: Neni 40 paragrafi 2 për pjesën “lista e sëmundjeve profesionale” të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.98/2012, 166/2012, 15/2013, 170,2013, 43/2014, 44/2014, 97/2014, 113/2014, 160/2014, 188/2014, 20,2015, 61/2015, 97,2015, 97/2015, 129/2015, 27/2018, 35/2018, 220/2018, 245/2018, dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.180/2019, 275/2019, 31/2020, 94/2020, 267/2020, 67/2022, 79/2023, 193/2024, 75/2025 dhe 154/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Me dispozitën e kontestuar, parashtruesi pretendon se çështja e sëmundjes profesionale, që mund të përbëjë bazë për njohjen e të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor, përkatësisht të drejtat mbi aftësitë e kufizuara, nuk është sqaruar mjaftueshëm, gjë që krijon bazë për akt nënligjor, me qëllim elaborimin e më tejshëm të Ligjit më hollësisht. 

3. Referatin U.nr.23/2025

Kontestohet: Neni 1 paragrafi 3 në pjesën: “Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë” në Ligjin për Buxhetin Gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”).

Parashtruesit e iniciativës: Igorço Toçev, Lubica Stojkovska-Perkovska, Biljana Dimovska, Evica Xhajkovska, Rolanda Doko, Ateme Muamedi, Aneta Stevanoviq, Nezaat Rexhepi, Mirjanka Trençevska, Ilbere Nuhiu dhe Edvin Zahitoviq

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesit pretendojnë se dispozita e kontestuar nuk është në përputhje me Amendamentin XXV të Kushtetutës. Ndër të tjera, thuhet se profili bazë i Këshillit Gjyqësor, i cili merret nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është regjistruar me shifrën e veprimtarisë mbizotëruese 84.23, sipas Klasifikimit Kombëtar të Veprimtarive dhe shifra e njëjtë është rezervuar për “Veprimtaritë gjyqësore dhe të gjyqësorit”, ndërsa forma juridike është regjistruar me shifrën “01.9-Gjykata Kushtetuese”. Si rrjedhojë, thuhet se Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë është organ i pavarur dhe autonom i gjyqësorit dhe kështu pozicioni i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë si pjesë e “Pushtetit Gjyqësor” është jokushtetues.

4. Referatin U.nr.36/2025

Akti i kontestuar: Neni 7 i Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Sistem Hekurudhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.187/2024).

Parashtruesja e iniciativës: Shoqëria për Tregti dhe Shërbime LOKO TREJD SHPK Shkup, përmes përfaqësueses Mia Noshpall Çorak

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesja pohon se me dispozitën u kontestohet e drejta personave juridikë për të fituar statusin e transportuesve hekurudhorë, duke pretenduar se është në kundërshtim me nenin 2 paragrafi 1 pika 13 dhe pika 15 të Ligjit për Sistem Hekurudhor.

5. Referatin U.nr.38/2025

Neni 7 paragrafi 8 në pjesën: “regjistri nga paragrafi 5 i këtij neni” i Ligjit për Pastërti Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.111/2008, 64/2009, 114/2010, 23/2011, 53/11, 47/2012, 80/2012, 163/2013, 44/2015, 147/2015, dhe 31/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.122/2021 dhe 255/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Neni që përmban përmbajtjen e kontestuar:

“Punët e mirëmbajtjes së pastërtisë publike, komuna, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, me vendim të Këshillit, mund t’ia caktojnë për zbatim një personi juridik të regjistruar për të kryer këto punë, në përputhje me ligjin”.

Pretendimet në iniciativë: 

Parashtruesi pohon se dispozita i referohet zbatimit të një norme tjetër me të cilën nuk është e harmonizuar, duke krijuar kështu konfuzion gjatë zbatimit. 

6. Referatin U.nr.87/2025

Akti i kontestuar: Neni 38-a i Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 62/2006, 35/2008, 61/2008, 118/2008, 16/2009, 150/2010, 39/2012, 83/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 96/2019).

Përmbajtja e aktit të kontestuar: Gjykatësi i Gjykatës Themelore me kompetencë të zgjeruar me përvojë gjyqësore deri në dy vjet mund të vendosë vetëm në procedurat sipas nenit 30 të këtij Ligji.

Parashtruesit e iniciativës: Gligorie Qatoski dhe Vlladimir Stojkovski, avokatë

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesit e iniciativës theksojnë se dispozita e kontestuar i kufizon gjykatësit e zgjedhur në gjykatat me kompetencë të zgjeruar të veprojnë vetëm për lëndët me kompetencë bazë, duke pretenduar kështu se shkelet parimi i barazisë dhe ndalimit të diskriminimit. Sipas të lartpërmendurës, dispozita e kontestuar krijon dy kategori të gjykatësve në gjykatat themelore me kompetencë të zgjeruar, përkatësisht: gjykatës me përvojë gjyqësore deri në dy vjet, kompetenca e të cilëve është e kufizuar dhe gjykatës me përvojë gjyqësore mbi dy vjet, të cilët kanë kompetencë të plotë. Sipas pretendimeve, nuk ekziston arsyetim objektiv dhe i justifikuar për trajtim të ndryshëm të gjykatësve që janë të kualifikuar në mënyrë të barabartë sipas Ligjit. Theksohet se dispozita e kontestuar bën ndarje diskriminuese ndërmjet gjykatësve me përvojë dhe papërvojë, gjë që pengon drejtpërdrejt zhvillimin e tyre profesional, duke pasur parasysh faktin se kushti për t’u bërë gjykatës për të gjithë është përfundimi i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.

7. Referatin U.nr.89/2025

Akti i kontestuar: Neni 266-v paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.18/2001, 04/2002, 05/2003, 84/2008, 81/2009, 161/2009 dhe 123/2013, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.215/2021 dhe 154/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Dushko Çangov

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës pretendon se dispozitat e kontestuara shkelin parimin kushtetues të sundimit të së drejtës. Ndër të tjera, theksohet se me dispozitat bëhet diskriminim sepse, sipas tij, debitori që paguan detyrimet e tij monetare në kohë ose kreditori, vihen në pozicion të pabarabartë në raport me debitorin i cili vonon pagesën e detyrimeve të tij monetare dhe ka mundësi që t’i përmbushë në mënyrë  të paplotë dhe me vonesë detyrimet e tij ligjore, pa i shtuar paraprakisht kryegjësë normë ndëshkuese të interesit.

8.Referatin U.nr.14/2025

Akti i kontestuar: Neni 15 në pjesën: “ose akt i veçantë i punëdhënësit” i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se dispozita e kontestuar nuk lejon që shtesa e pagës për suksesin në punë të punonjësit të përcaktohet në bazë të kritereve të punëdhënësit, të cilat i referohen cilësisë dhe vëllimit të punës së kryer, kreativitetit, krijimtarisë, produktivitetit, ekonomizimit dhe kursimeve në procesin e punës, përdorimit të mjeteve të punës dhe orarit të punës, si dhe matësve të tjerë, përveçse me ligj dhe marrëveshje kolektive. Sipas pretendimeve, përcaktimi që të lejohet që kjo të bëhet me “aktin e veçantë të punëdhënësit” lë hapësirë ​​që kriteret të përcaktohen në mënyrë arbitrare, pa pasur bazë në ligj, duke shkelur kështu sigurinë juridike të qytetarëve.

9. Referatin U.nr.191/2023

Akti i kontestuar: Neni 9 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3, 4, 5 në tërësi dhe pika 6 në pjesën: “nëse ka leje për transmetimin e programit në nivel lokal, për rajon me nën 50,000 banorë” dhe paragrafi 3, neni 21 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8, paragrafi 2 pikat 1, 2 dhe 3 në pjesën: “një person nëse ka leje për transmetimin e programit në nivel lokal” dhe paragrafi 4 të Rregullores mbi Kushtet Minimale Teknike, Hapësinore, Financiare dhe Kadrovike për Marrjen e Lejes për Transmetim Radioteleviziv, të miratuar nga Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.172/2014 dhe 76/2015, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.204/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Risto Gogovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se ASHMAV-ja i ka tejkaluar kompetencat e saj dhe dikton formën dhe statusin e punonjësit si palë dhe kontraktor, duke diskriminuar dhe shkelur kështu sundimin e së drejtës. Konsideron se ASHMAV-ja nuk mund të përcaktojë se cila do të jetë marrëveshja ndërmjet punonjësve në radiot ose mediat televizive, sepse ajo është një marrëveshje e ndërsjellë.

10. Referatin UZ.nr.22/2025

Akti i kontestuar: Neni 1 i Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Licensë për Kryerjen e Punëve Gjeodezike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.273/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se miratuesi i aktit i ka tejkaluar kompetencat e tij, sepse sipas tij nuk ka mundësi për autorizimin e Këshillit Drejtues për të miratuar akt me të cilin do të mund të hiqen ose kufizohen autorizimet publike të Odës së Individëve Tregtarë, Gjeodetëve të Autorizuar dhe Shoqërisë Tregtare për Punë Gjeodezike. Theksohet se në këtë mënyrë shkelet siguria juridike.

11. Referatin U.nr.266/2024

Akti i kontestuar: Vendimi  për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për BU 7, blloku 7.1 Komuna e Ohrit, periudha e planifikimit 2009-2014, nr.07-8141/18, i datës 25.12.2013 i Këshillit të Komunës së Ohrit (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Ohrit”, nr.18/2013).

Parashtruesi i iniciativës: Jovan Kostovski, avokat

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës konsideron se dispozita e kontestuar shkel nenin 31 të Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik, ashtu që gjatë miratimit të Planit urbanistik të detajuar BU 7, blloku 7.1. me Vendimin nr.07-8141/18 të Këshillit të Komunës së Ohrit, nuk janë zbatuar standardet dhe normat për planifikim urbanistik, me të cilat rregullohen bazat për planifikim racional, rregullim dhe shfrytëzim të hapësirës, ​​me qëllim krijimin e kushteve për jetesë dhe punë humane të qytetarëve. 

II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

1. Referatin BZSP.nr.19/2025

Lënda e kërkesës: Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në përputhje me nenin 110, paragrafi 3 të Kushtetutës (diskriminim në bazë të përkatësisë politike).

Parashtruese e kërkesës: Partia politike “Levica”  (“E Majta”) e përfaqësuar nga prof.dr.Dimitar Apasiev

Pretendimet në kërkesë:

Parashtruesi pretendon se partia politike “Levica”  (“E Majta”) është diskriminuar nga dy organe shtetërore, Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAV) dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Pretendohet se “Levicës” i është ndaluar të bëjë reklama gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2025 dhe se barazia që është kategori e garantuar me kushtetutë, i është shkelur. Parashtruesi pretendon se palës që konteston nuk i është ndarë asnjë hapësirë ​​për reklama të paguara politike në zgjedhjet lokale dhe me këtë as mjete financiare nga buxheti i shtetit, gjë që i pengoi ata të prezantohen para qytetarëve përmes mediave tradicionale. Parashtruesi pretendon se, përveç veprimit dhe keqinterpretimit të Rregullores, KSHZ-ja shkeli të drejtat e tyre dhe kufizoi përfaqësimin e tyre publik duke mos arritur të plotësojë boshllëkun juridik në Kodin Zgjedhor për këtë çështje. 

DRAFT-VENDIMET DHE DRAFT-AKTVENDIMET

1. Referatin U.nr.275/2024

Në seancën e mbajtur më 21 janar 2025, Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e Aleksandar Mitovskit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës.