Të mërkurën, më 11 mars 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e shtatë. Në Rendin e ditës do të përfshihen nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për rishikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dy propozime për miratimin e vendimeve përfundimtare mbi lëndët dhe do të diskutohet për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.177/2024
Akti i kontestuar: Termi “i përkohshëm” në titullin dhe në të gjithë tekstin e Ligjit për Taksën e Qëndrimit të Përkohshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.19/1996, 26/2002, 51/2003, 88/2008, 17/2011, 192/2015 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.31/2020).
Parashtruesi i iniciativës: Sllavko Llazovski
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi, ndër të tjera, thekson se termi “i përkohshëm” është në kundërshtim me nenin 2 paragrafi 1, nenin 4 paragrafi 1, nenin 8 paragrafi 1 dhe nenin 27 paragrafi 1 të Kushtetutës. Sipas parashtruesit, termi “qëndrimi i përkohshëm” është vendosur në vitin 1965 dhe pas kaq shumë vitesh nuk mund të harmonizohet me vlerat kushtetuese bashkëkohore.
Shënim: Referati u shqyrtua në Rendin e ditës së seancës së nëntëmbëdhjetë të Gjykatës, të mbajtur më 17 shtator 2025. Propozimi i gjykatësit referues nuk u miratua, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për votim. Lënda është në fazë votimi.
2. Referatin U.nr.12/2025
Akti i kontestuar: Pjesa “pason kompensim” e nenit 34 paragrafi 5 të Ligjit për Lëndë të Para Minerale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.136/2012, 25/2013, 93/2013, 44/2014, 160/2014, 129/2015, 192/2015, 39/2016, 53/2016, 120/2016, 189/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.7/2019, 99/2022, 129/2023, 253/2023 dhe 147/2024) dhe Pika 1 e Vendimit për dhënien e pëlqimit për bashkimin e Shoqërisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime Import-Eksport “Borov Doll” SHPKNJP Radovish me Shoqërinë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “BUÇIM” SHPKNJP Radovish, nr.41-12385/7, të datës 31.12.2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.2/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi thekson se pjesët e kontestuara janë në kundërshtim me njërën nga vlerat themelore të Kushtetutës, sundimin e së drejtës, sepse, sipas tij, kështu ekziston mundësia e përcaktimit të “kompensimit” në mënyrë arbitrare.
Shënim: Referati u shqyrtua në Rendin e ditës së seancës së njëzeteshtatë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 11 dhjetor 2025. Propozimi i gjykatësit raportues nuk u miratua, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme të votave. Lënda është në fazë votimi.
3. Referatin U.nr.25/2026, U.nr.26/2026 dhe U.nr.33/2026
Akti i kontestuar: neni 28 paragrafi 8, neni 29 paragrafi 4, nenet 48-a, 48-b, 48-v 48-g dhe neni 83 paragrafi 8 të Ligjit për Kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 96/2019, 253/2023, 13/2026).
U.nr.25/2026
Dispozitat e kontestuara: Neni 4 paragrafi 5, neni 5 paragrafi 3, neni 8 kapitulli 7-a, neni 48-a pjesa: “dërgimi”, neni 48-b pjesa: “lëshimi i procesverbalit për kundërvajtje të kryer në komunikacion me urdhërpagesë rrugore”, neni 7-b pjesa: “pranimi i përgjegjësisë për kundërvajtje të kryer”, neni 48-v, neni 48-g “mospranimi i përgjegjësisë për kundërvajtje të kryer” dhe neni 15 i Ligjit për Kundërvajtje nga data 23.01.2026.
Parashtruesit e iniciativës: Ziadin Sela, Ilire Dauti, Elmi Aziri
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesit theksojnë se është kontestues fakti që me këtë projekt u vendos detyrimi ligjor për të gjithë qytetarët që të kenë numër telefoni personal dhe adresë elektronike, me qëllim mundësimin e komunikimit dhe sigurimin e disponueshmërisë, në rast të ndonjë mesazhi të mundshëm për kundërvajtje. Përveç kësaj, pretendohet se është i kontestueshëm edhe fakti që në asnjë pjesë nuk parashikohet që në mesazhin celular ose komunikimin elektronik duhet të respektohet neni 7 i Kushtetutës, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Gjithashtu, theksohet se të gjithë qytetarët nuk vendosen në të njëjtën pozitë, sepse sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, për çka pretendohet se popullsia shqiptare është vënë “nën mbikëqyrje”, e cila është në numër më të madh në këto territore, ndryshe nga qytetet e tjera në vend.
U.nr.26/2026
Dispozitat e kontestuara: Neni 48-b, 48-v, 48-g
Parashtruesi i iniciativës: Ylli Paçuku
Pretendimet në iniciativë:
Për parashtruesin është e kontestueshme që ky sistem zbatohet vetëm në territorin e qytetit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës dhe jo në të gjithë shtetin dhe për këtë arsye pretendon se ka një zbatim selektiv territorial dhe se mënyra në të cilën zbatohet është e kontestuar. Parashtruesi, pretendon se shkeljet identike të komunikacionit në qytete të caktuara sanksionohen automatikisht përmes sistemit elektronik, ndërsa në pjesë të tjera të territorit të shtetit ato nuk i nënshtrohen shkallës së njëjtë të kontrollit dhe sanksionimit. Theksohet, se në këtë mënyrë krijohet hapësira për trajtim të ndryshëm të qytetarëve, bazuar në vendndodhjen e tyre gjeografike. Po ashtu, shton se nuk është e qartë se me çfarë kriteresh janë përzgjedhur këto qytete dhe sa do të zgjasë zbatimi. Për parashtruesin, gjithashtu kontestuese është edhe e ashtuquajtura “fazë pilot” sepse, sipas tij, është e paqartë dhe e pakufizuar në aspektin kohor.
U.nr.33/2026
Akti i kontestuar: Neni 28 paragrafi 8, neni 29 paragrafi 4, neni 48 paragrafët a, b, v, g dhe neni 83 paragrafi 8 i Ligjit për Kundërvajtje
Parashtruese e iniciativës: Partia politike “Aleanca për Shqiptarët” përmes kryetarit të saj, Arben Taravari
Pretendimet në iniciativë:
Është i kontestueshëm fakti që dispozitat e Ligjit nuk zbatohen në të gjithë territorin e vendit, por zbatohen vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Sipas pretendimeve, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi ligjet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht nga rrethanat në të cilat jetojnë.
4. U.nr.64/2025
Akti i kontestuar: Neni 48 paragrafi 6 për pjesën: “ndërsa mund ta përcaktojë kushtin e nenit 88 paragrafi 4 pika b të këtij ligji” të Ligjit për Prokurime Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.24/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2021 dhe nr.14/2025) dhe nenet 16 dhe 18 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se dispozitat çojnë në konfuzion gjatë zbatimit, retroaktivitet, dhe përveç kësaj, sipas tij, është e paqartë se si zgjerohen bazat për shkarkimin e kryetarit ose anëtarit të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, për të cilat tashmë ka pasur shembuj nga praktika.
5. Referatin U.nr.129/2025
Akti i kontestuar: Neni 136 pika 3 të Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 24/2011, 51/2011, 148/2011, 74/2012, 171/2012, 27/2014, 139/2014, 61/2015, 154/2015, 23/2016, 178/2016, 251/2012 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.168/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Dritan Fejzullai
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se me dispozitën e kontestuar parashikohet pagesë e taksës mujore në vlerë prej 10 eurove për çdo kompjuter në hapësirat për lojëra argëtuese, pavarësisht nga numri i klientëve ose fitimi i ndërmarrjes. E gjithë kjo sa më sipër, ai konsideron se është në kundërshtim me sundimin e së drejtës, paraqet ndërhyrje në të drejtën e pronës dhe shkelje e lirisë së tregut dhe kryerjes së veprimtarisë ekonomike. Në iniciativë theksohet se me detyrimin e imponuar përmes nenit 136 kufizohet liria e garantuar kushtetuese e iniciativës ekonomike private, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla, sepse taksa fikse, sipas tij, është e pajustifikuar dhe e rrezikon qëndrueshmërinë e tyre ekonomike.
6. Referatin U.nr.137/2025
Akti i kontestuar: Neni 10 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Metrologjinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.156/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se dispozita e kontestuar përcakton zbatim retroaktiv të Ligjit, i cili është i pafavorshëm për qytetarët.
7. Referatin UZ.nr.4/2025
Akti i kontestuar: Vendimi për përcaktimin e lartësisë së pllakës zero (kuota ±0.00 m) për ndërtime në terren të pjerrët në Komunën Qendër – Shkup (“Fletorja Zyrtare e Komunës Qendër Shkup”, nr.1/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Gjorgji Radojkov
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se Vendimi i kontestuar në terren ndryshon të gjitha planet urbanistike të detajuara në Komunë, sepse me të ndryshohen kushtet në PUD-në duke ndryshuar lartësinë maksimale të ndërtimit, pa parametra të saktë me mundësinë për abuzimeve në përmasa të gjëra, duke ndryshuar përqindjen maksimale të lejuar të ndërtimit, koeficientin e shfrytëzimit të tokës ndërtimore. Theksohet se Vendimit nuk i parapriu as revizionit nga ekspertët, debatit, as prezantimit publik apo anketës publike, siç parashikohet me Ligjin për Planifikim Urbanistik.
Shënim: Referati u shqyrtua në Rendin e ditës të seancës së XX-të të Gjykatës, të mbajtur më 24 shtator 2025. Propozimi i gjykatësit referues nuk u miratua, për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme të votave. Lënda është në fazë votimi.
8. Referatin UZ.nr.40/2025
Akti i kontestuar: Neni 17 paragrafi 3 i Statutit të Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin e Hotelerisë, Turizmit, Ekonomisë Komunale-Banesore, Zejtarisë dhe Shoqërive Mbrojtëse të Maqedonisë
Parashtruesit e iniciativës: Aleksandra Damçevska dhe qytetarë të tjerë
Pretendimet në iniciativë: Parashtruesit pretendojnë se neni i kontestuar i Statutit është në kundërshtim me nenin 20 të Kushtetutës, i cili garanton lirinë e shoqërimit, si dhe është në kundërshtim me nenet e Ligjit për Marrëdhënie Pune, të cilat parashikojnë anëtarësimin vullnetar në shoqatat e qytetarëve dhe sindikatat. Sipas pretendimeve në iniciativë, tërheqja nga SUTKOZ është e ndaluar për3 vjet pas anëtarësimit, gjë që është kontestuese për parashtruesit e iniciativës sepse punëtorët në fushën e hotelerisë, turizmit dhe ekonomisë komunale dhe të banimit janë të detyruar të jenë pjesë e sindikatës së lartpërmendur për 3 vjet, pa mundësinë e tërheqjes më herët, nëse e dëshirojnë këtë.
Shënim: Lënda u shqyrtua në seancën e njëzetegjashtë të Gjykatës, të mbajtur më 3 dhjetor 2025 dhe është në fazë votimi.
9. Referatin UZ.nr.55/2025
Akti i kontestuar:
Kapitulli IV, pika IV.1, pika IV.14 për pjesën: “ndërsa nëse propozohet nga grupi i votuesve, në vend të tij mund të propozojnë një kandidat tjetër pa mbledhjen e nënshkrime në procedurën e kandidimit, të përcaktuar me Kodin Zgjedhor” dhe pika IV.17 për pjesën: “ndërsa nëse propozohet nga grupi i votuesve, në vend të tij mund të propozojnë një kandidat tjetër pa mbledhjen e nënshkrime në procedurën e kandidimit, të përcaktuar me Kodin Zgjedhor” të Kalendarit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, të vitit 2025, me tekst të konsoliduar numër 11-1583/3, të datës 17 gusht 2025.
Parashtruesi i iniciativës: Kongresi Botëror i Maqedonisë
Pretendimet në iniciativë:
Theksohet se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka kompetencë për të pezulluar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as nuk mund të përcaktojë kushte për ushtrimin e të drejtës së votës dhe të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në ushtrimin e funksioneve publike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.
II.KËRKESAT PËR RISHQYRTIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Referatin UZ.nr.37/2025
Akti i kontestuar: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023)
Parashtruese e iniciativës: Vera Apostollovska
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesja e konteston Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të pjesëmarrjes në votim të gjykatëses Elizabeta Dukovska dhe thekson se ajo nuk ka pasur të drejtë vote për shkak të faktit se zgjedhja e saj si gjykatëse kushtetuese është anuluar nga Gjykata Administrative.
III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
1. U.nr.21/2025 dhe U.nr.52/2025
Më 24.12.2025, Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.272/2024).
2. U.nr.71/2025
Më 24.12.2025, Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Prokurorëve Publikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.272/2024) dhe Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.272/2024).
