Gjykata Kushtetuese më 11 mars 2026 e mbajti seancën e saj të shtatë. Në Rendin e ditës u përfshinë pesë lëndë, u vendos për një kërkesë për rishikimin e vendimit të Gjykatës dhe u miratuan vendimet për:
1. Referatin U.nr.177/2024
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së termit: “i përkohshëm” në titullin dhe në të gjithë tekstin e Ligjit për Taksën e Qëndrimit të Përkohshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.19/1996, 26/2002, 51/2003, 88/2008, 17/2011, 192/2015 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.31/2020).
Parashtruesi i iniciativës: Sllavko Llazovski
2. Referatin U.nr.12/2025
Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për votim, kjo lëndë mbetet në fazën e votimit për njërën nga seancat pasuese.
Kontestohet: pjesa “pason kompensim” e nenit 34 paragrafi 5 të Ligjit për Lëndë të Para Minerale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.136/2012, 25/2013, 93/2013, 44/2014, 160/2014, 129/2015, 192/2015, 39/2016, 53/2016, 120/2016, 189/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.7/2019, 99/2022, 129/2023, 253/2023 dhe 147/2024).
Sa i përket Pikës 1 të Vendimit për dhënien e pëlqimit për bashkimin e Shoqërisë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime Import-Eksport “Borov Doll” SHPKNJP Radovish me Shoqërinë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “BUÇIM” SHPKNJP Radovish, nr.41-12385/7, të datës 31.12.2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.2/2025), Gjykata në seancën e saj të njëzetepestë, të mbajtur më 26.11.2025 e hodhi poshtë iniciativën për të.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
3. Referatin U.nr.25/2026, U.nr.26/2026 dhe U.nr.33/2026
Gjykata i hodhi poshtë iniciativat për vlerësimin e nenit 28 paragrafi 8, nenit 29 paragrafi 4, neneve 48-a, 48-b, 48-v, 48-g dhe nenit 83 paragrafi 8 të Ligjit për Kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019, 253/2023, 13/2026).
Parashtruesit e iniciativës: Ziadin Sela, Ilire Dauti, Elmi Aziri, Ylli Paçuku, partia politike “Aleanca për Shqiptarët” përmes kryetarit të saj, Arben Taravari
Nga analiza e dispozitave të kontestuara të Ligjit për Kundërvajtje, rezulton se dispozitat që lidhen me projektin “Qyteti i sigurt” kontestohen për shkak të zbatimit të tyre në praktikë dhe jo për shkak të përmbajtjes së tyre.
Gjykata Kushtetuese ka qëndrim të përcaktuar qartë se është kompetente të vlerësojë kushtetutshmërinë e normave ligjore vetëm kur dyshimi për jokushtetutshmëri lind nga përmbajtja e tyre “in abstrakto” dhe jo nga mënyra e zbatimit të tyre në raste konkrete.
Në argumentimin e Gjykatës është përfshirë praktika e pasur gjyqësore – kushtetuese sipas së cilës zbatimi i ligjeve nuk është në kompetencën e saj.
Gjykata vlerësoi se janë përmbushur kushtet për t’i hedhur poshtë iniciativat për shkak të moskompetencës, përkatësisht kushtet për zbatimin e nenit 38 alineja 1 të Aktit të Gjykatës.
4. Referatin U.nr.64/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 16 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2025) dhe nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 48 paragrafi 6 për pjesën: “ndërsa mund ta përcaktojë kushtin e nenit 88 paragrafi 4 pika b të këtij ligji” të Ligjit për Prokurime Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.24/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2021 dhe nr.14/2025) dhe nenit 18 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
5. Referatin U.nr.129/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 136 pika 3 të Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 24/2011, 51/2011, 148/2011, 74/2012, 171/2012, 27/2014, 139/2014, 61/2015, 154/2015, 23/2016, 178/2016, 251/2012 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.168/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Dritan Fejzullai
6. Referatin U.nr.137/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 10 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Metrologjinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.156/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
7. Referatin UZ.nr.4/2025
Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për votim, kjo lëndë mbetet në fazën e votimit për njërën nga seancat pasuese.
Vendimi për përcaktimin e lartësisë së pllakës zero (kuota ±0.00 m) për ndërtime në terren të pjerrët në Komunën Qendër – Shkup (“Fletorja Zyrtare e Komunës Qendër Shkup”, nr.1/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Gjorgji Radojkov
8. Referatin UZ.nr.40/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 17 paragrafi 3 të Statutit të Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin e Hotelerisë, Turizmit, Ekonomisë Komunale-Banesore, Zejtarisë dhe Shoqërive Mbrojtëse të Maqedonisë.
Parashtruesit e iniciativës: Aleksandra Damçevska dhe qytetarë të tjerë
9. Referatin UZ.nr.55/2025
Gjykata e hodhi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Kapitullit IV pika IV.1, pika IV.14 për pjesën: “ndërsa nëse propozohet nga grupi i votuesve, në vend të tij mund të propozojnë një kandidat tjetër pa mbledhjen e nënshkrime në procedurën e kandidimit, të përcaktuar me Kodin Zgjedhor” dhe pika IV.17 për pjesën: “ndërsa nëse propozohet nga grupi i votuesve, në vend të tij mund të propozojnë një kandidat tjetër pa mbledhjen e nënshkrime në procedurën e kandidimit, të përcaktuar me Kodin Zgjedhor” të Kalendarit të afateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, të vitit 2025, me tekst të konsoliduar numër 11-1583/3, të datës 17 gusht 2025.
Parashtruesi i iniciativës: Kongresi Botëror i Maqedonisë
II. KËRKESAT PËR RISHQYRTIMIN E VENDIMEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Referatin UZ.nr.37/2025
Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023).
Parashtruese e iniciativës: Vera Apostollovska
III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
U.nr.21/2025 dhe U.nr.52/2025
Gjykata Kushtetuese më 24.12.2025 inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 272/2024 e datës 27.12.2024). Pas inicimit të procedurës, Kuvendit i përcaktoi afat prej 30 ditësh që të japë mendim për Ligjin e kontestuar.
Kuvendi, si miratues i aktit të kontestuar, nuk u përgjigj në afatin e caktuar (i cili skadoi më 27.02.2026) lidhur me vendimin e Gjykatës për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të kontestuara dhe në ndërkohë më 25 shkurt 2026, miratoi një Ligj të ri për Ndryshimin e Pagave të Gjykatësve, me të cilin sërish i uli koeficientet për llogaritjen e pagave.
Në përputhje me situatën e sapokrijuar, duke marrë parasysh faktin se ndryshimet për të cilat u iniciua procedura nuk janë më pjesë e rendit juridik, Gjykata e ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr.272/2024, e datës 27.12.2024) dhe me vetiniciativë në seancën e sotme inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjidhjes së re ligjore, me të cilën sërish u ulën koeficientet, përkatësisht për Ligjin e ri për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.39/2026).
U.nr.71/2025
Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për votim, kjo lëndë mbetet në fazën e votimit për njërën nga seancat pasuese.
Sqarim: Më 24.12.2025, Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Prokurorëve Publikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.272/2024) dhe Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Pagat e Anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.272/2024).