Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr.Darko Kostadinovski, dhe gjykatësja prof.dr.Ana Pavllovska-Daneva zhvilluan takim me ministrin e Drejtësisë, prof.dr.Jeton Shasivari. Në fokus të takimit ishin disa çështje aktuale nga fusha e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe funksionimit të sistemit kushtetues-juridik.
Në takim u theksua rëndësia e dialogut institucional të hapur dhe të vazhdueshëm, veçanërisht për çështjet me interes të përbashkët që lidhen me përmirësimin e sundimit të së drejtës dhe sigurisë juridike.
Ndër temat për të cilat u diskutua ishin zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mekanizmat ligjorë që lidhen me zbatimin e tyre, si dhe zgjidhjet që shqyrtohen në kuadër të përgatitjes së Ligjit të ri për Gjykatat dhe Kodit të ri Penal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për proceset aktuale juridike dhe reformuese, duke theksuar nevojën për zgjidhje të qarta ligjore, respektim të kompetencave kushtetuese dhe komunikim të koordinuar institucional për çështjet që kanë rëndësi të madhe për rendin juridik.
Në këtë takim u shpreh gatishmëria që ky dialog institucional të vazhdojë edhe në të ardhmen.

