Më 4 shkurt 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e saj të tretë. Në Rendin e ditës do të diskutohet për 9 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe do të vendoset për:
1.Referatin U.nr.232/2024
Akti i kontestuar: Neni 13 paragrafi 1 dhe nenet 15 dhe 16 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.194/2024).
Parashtruesit e iniciativës: Daniella Boçvarska, Kristian Çushkov, Vesna Ilieva Luburiq, Fidan Jusufi, Jetmir Lika, Viktor Bubevski
Pretendimet në iniciativë:
Me Ligjin e kontestuar ndërpritet ekzistenca e Komisionit për Vendimmarrje në Shkallën e Dytë në Fushën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurave të Kundërvajtjes dhe kompetencat e tij i transferohen Komisionit për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë, së bashku me të gjithë të punësuarit që transferohen në Komisionin për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë, të cilit i ka ndryshuar emri dhe ka kaluar në “Komisionin për Vendimmarrje në Procedurën Administrative, Procedurën për Marrëdhënie Pune dhe Mbikëqyrjen Inspektuese në Shkallën e Dytë”, theksojnë parashtruesit. Në iniciativë pretendohet se me ndryshimet ligjore të kontestuara parashihet shpallje publike për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit brenda tri ditëve pas hyrjes së tyre në fuqi, gjë që përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës në fushën e organizimit të pushtetit shtetëror, si dhe kompetencave të përcaktuara. Parashtruesit theksojnë se Kuvendi është i vetmi që ka kompetencë për të miratuar së pari Vendimin për konstatimin e nevojës lidhur me publikimin e shpalljes për përzgjedhje, ndërsa më pas, për ta miratuar dhe publikuar Vendimin për shpalljen e emërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror.
2. Referatin U.nr.16/2025
Akti i kontestuar: Ligji për Shoqëritë Financiare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.158/2010, 169/2010, 53/2011, 112/2023, 153/2015, 23/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.173/2022 dhe 154/2023) dhe Rregullorja për Mënyrën e Kryerjes së Mbikëqyrjes së Punës së Shoqërive Financiare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.107/2024).
Parashtruese e iniciativës: Aleksandra Ilieva-Millçova, avokate
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesja potencon se në përputhje me Ligjin, BPRM-ja është institucioni i vetëm kompetent që përmes politikës së normave të interesit mund të dërgojë sinjale monetare te bankat dhe të ndikojë në nivelin e normave të tyre aktive dhe pasive të interesit. Sipas parashtrueses, këto sinjale nuk mund t’u dërgohen shoqërive financiare dhe as të ushtrohet mbikëqyrje ndaj tyre, sepse sipas mendimit të saj, pozicioni i tyre organizues është jokushtetues. Parashtruesja pretendon se me dispozitat e kontestuara bëhet ndërhyrje në rendin kushtetues, jashtë kompetencave të BPRM-së dhe në kundërshtim me nenin 60 paragrafi 2 të Kushtetutës.
3. Referatin U.nr.32/2025
Pjesa: “gjendja faktike përcaktohet në bazë të konstatimit, vlerësimit dhe mendimit të Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë” të nenit 130 paragrafi 1 të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.98/2012, 166/2012, 15/2013, 170/2013, 43/2014, 44/2014, 97/2014, 113/2014, 160/2014, 188/2014, 20/2015, 61/2015, 97/2015, 129/2015, 147/2015, 154/2015, 173/2015, 217/2015, 27/2016, 120/2016, 132/2016, 35/2018, 220/2018, 245/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.180/2019, 275/2019, 31/2020, 267/2020, 67/2022, 79/2023, 193/2024, 75/2025 dhe 154/2025); pjesa: „ndihma minimale e garantuar” e nenit 2 paragrafi 3, nenit 3 paragrafi 2; pjesa: “kontratë mbi vepër“ e nenit 5 paragrafi 1, nenit 12 paragrafi 4, nenit 20 paragrafi 1; pjesa: „65 vjeç” e nenit 23 pika 20, nenit 28, nenit 28 paragrafi 1, nenit 34 paragrafi 3 dhe nenit 39 të Rregullores për Organizimin, Përbërjen dhe Mënyrën e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.142/2021 dhe 278/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se me pjesën: “gjendja faktike përcaktohet në bazë të konstatimit, vlerësimit dhe mendimit të Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë” të nenit 130 paragrafi 1 të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor kufizohet paraprakisht mundësia e palës që kërkon ushtrimin e ndonjë prej të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për të paraqitur prova në favor të saj dhe me të cilat mund të kundërshtonte vlerësimin e Komisionit dhe se këto prova do të refuzoheshin paraprakisht nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor kur vendoset për ndonjë prej të drejtave nga neni 130 paragrafi 1 i Ligjit, sepse sipas tij, Fondi vendos ekskluzivisht në bazë të vlerësimit të Komisionit për Përcaktimin e Gjendjes Faktike. Sipas iniciativës, kjo është në kundërshtim me nenin 34 të Kushtetutës, i cili përcakton se qytetarët kanë të drejtë për siguri sociale dhe sigurim social, të përcaktuara me ligj dhe me marrëveshje kolektive.
4. Referatin U.nr.53/2025
Akti i kontestuar: Neni 12 alineja 9 e Ligjit për Avokaturë (*) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.199/2023).
Përmbajtja e dispozitës së kontestuar:
Në regjistrin e avokatëve mund të regjistrohet personi i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për krijimin e marrëdhënies së punës në organet e administratës shtetërore, që gëzon reputacion dhe është i denjë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe plotëson kushtet në vijim:
– të mos i ketë përfunduar funksioni si gjykatës, prokuror publik, avokat i shtetit ose zëvendës i tij, avokat i popullit ose zëvendës i tij, funksionar i zgjedhur ose i emëruar, përkatësisht të mos i ketë pushuar marrëdhënia e punës si nëpunës shtetëror, noter, zëvendës ose ndihmës i tij, përmbarues ose zëvendës i tij me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore, disiplinore ose procedurë tjetër, me të cilin përcaktohet përgjegjësia lidhur me ushtrimin e funksionit ose të shërbimit, derisa të kalojnë pesë vjet nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Parashtruesi i iniciativës: Atanasov Tasko
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi potencon se dispozita është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse ndërprerja e funksionit ose marrëdhënies së punës nëpërmjet procedurës gjyqësore, disiplinore ose të një lloji tjetër nuk duhet të përbëjë kriter ose kusht kufizues për qasjen në një vend pune, përkatësisht për ushtrimin e një profesioni, aktiviteti ose detyre dhe se një kufizim i tillë mund të vendoset vetëm në bazë të ndonjë vendimi gjyqësor të plotfuqishëm dhe të ndonjë sanksioni penal të shqiptuar.
5. Referatin U.nr.56/2025
Akti i kontestuar: neni 71 paragrafi 1 pika b e Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.72/2016, 142/2016, 233/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).
Parashtruese e iniciativës: Sllavica Kërstevska
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesja pretendon se dispozita e kontestuar ka përmbajtje kufizuese që i referohet atyre që kanë mbushur moshën 64 vjeç. Thuhet se përmbaruesit e emëruar në moshën 64 vjeç e plotësojnë kushtin për pension pa mundësinë e vazhdimit të punës deri në moshën 67 vjeç. Sipas parashtrueses, kjo normë është kufizuese pasi përmbaruesit vendosen në pozicion diskriminues në raport me bartësit e tjerë të autorizimeve publike.
6. Referatin U.nr.60/2025, U.nr.61/2025 dhe U.nr.62/2025
Dispozitat e kontestuara: neni 2 paragrafi 2 në pjesën: “kryen pranimin dhe përsosjen profesionale të kandidatëve”, neni 50 paragrafi 1 në pjesën: “deri në zgjedhjen si gjykatës ose prokuror publik”, paragrafi 3 në pjesën: “të drejtat dhe detyrimet” dhe paragrafi 4 në pjesën: “sistematizohen në punë” dhe neni 60 paragrafi 2 i Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.129/2023 dhe 53/2024).
Parashtruesi i të gjitha iniciativave: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi potencon se pjesët e kontestuara janë të paqarta dhe nuk janë precize, sepse nuk plotësohen dhe njëkohësisht i referohen interpretimit arbitrar, duke e shkelur kështu parimin e sundimit të së drejtës të rregulluar me nenin 8 të Kushtetutës. Konkretisht, sipas tij, është e paqartë se cilat detyra pune do t’i kryenin kandidatët për gjykatës dhe prokurorë publikë në gjykata ose prokurori, derisa të zgjidhen si gjykatës ose prokurorë publikë.
7. Referatin U.nr.22/2026
Akti i kontestuar: neni 14 për pjesën: “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe” dhe neni 15 për pjesën: “gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë” të Ligjit për Pagat dhe Shpërblimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës Socialiste të Maqedonisë”, nr.36/1990 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.44/1990, 11/1991, 38/1991, 23/1997, 37/2005, 84/2005, 121/2007, 161/2008, 92/2009, 42/2010, 97/2010, 162/2010, 11/2012, 145/2012, 170/2013, 139/2014, 45/2013 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.51/2023, 65/2023, 51/2024 dhe 272/2024”).
Parashtruese e iniciativës: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut
8. Referatin UZ.nr.29/2025
Akti i kontestuar: Vendimi për miratimin e kërkesës së parashtruar nga SHPTTSH “NIKO-EM kompani 2002”, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Nagoriçanit të Vjetër nr.08-9/89, i datës 25.03.2025 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër”, nr.5/2025).
Parashtruese e iniciativës: Shoqëria për Komunikacion, Turizëm dhe Shërbime JOCO-TURS MS SHPK Eksport-Import Kumanovë, e përfaqësuar nga drejtuesja Sllavica Jançiq
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesja potencon se Komuna me miratimin e vendimit për kompaninë konkurrente e ka shkelur Kushtetutën dhe nenin 55, i cili garanton status të barabartë juridik për të gjitha subjektet. Përveç kësaj, pretendohet se Komuna e ka zgjedhur kompaninë NIKO-EM edhe pse oferta nuk ka qenë më ekonomike në raport me të tjerat. Në këtë mënyrë, pretendohet se është shkelur edhe neni 5 i Ligjit për Prokurime Publike.
Referatin UZ.nr.31/2025
Akti i kontestuar: Programi për festat dhe shënimin e evenimenteve jubilare dhe datave të rëndësishme në Komunën e Kërçovës për vitin 2025, numër 08-125/7, i datës 23.01.2025, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Kërçovës.
Parashtruesi i iniciativës: Inspektorati Shtetëror i Vetëqeverisjes Lokale, përmes drejtorit Haqim Ramadani
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi i kërkesës pretendon se Programi i kontestuar është në kundërshtim me nenin 41 paragrafi 3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sepse është votuar pa shumicën e mjaftueshme të votave nga anëtarët e pranishëm të Këshillit, përkatësisht pa shumicën e parashikuar të votave nga anëtarët e pranishëm të Këshillit që u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullsisë në Komunë. Pretendohet se nga gjithsej 23 këshilltarë që ishin të pranishëm, vetëm 12 këshilltarë kanë vendosur, pa votat e 11 këshilltarëve që votuan kundër vendimit. Nga procesverbalet që më pas i mori Inspektorati Shtetëror i Vetëqeverisjes Lokale, si organ kompetent mbikëqyrës, është vërtetuar se votimi nuk është bërë me shumicën e votave nga anëtarët e pranishëm të Këshillit që u përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullsisë në Komunën e Kërçovës.
Rendi i ditës plotësohet me lëndët vijuese:
1. Referatin UZ.nr.14/2025
Akti i kontestuar: Neni 15 në pjesën: „ose akt i veçantë i punëdhënësit” të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se dispozita e kontestuar nuk lejon që shtesa e pagës për performancën në punë të punonjësit të përcaktohet bazuar në kriteret e punëdhënësit, të cilat i referohen cilësisë dhe vëllimit të punës së kryer, kreativitetit, krijimit, produktivitetit, ekonomizimit dhe kursimeve në procesin e punës dhe përdorimit të pajisjeve të punës dhe orëve të punës, si dhe në kriteret e tjera, përveçse me ligj dhe marrëveshje kolektive. Sipas pretendimeve, përcaktimi për të lejuar që kjo të bëhet me “akt të veçantë të punëdhënësit” lë hapësirë që kriteret të përcaktohen në mënyrë arbitrare, pa asnjë bazë në ligj, duke shkelur kështu sigurinë juridike të qytetarëve.
* Kjo pikë u tërhoq nga Rendi i ditës i seancës së dytë për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë.
2. U.nr.160/2024 – Propozimi për vendimmarrje për draft-vendimin
Më 24.09.2025 Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 9 për pjesën: “interpretim dhe” të Tarifës për shpërblimin dhe kompensimin e shpenzimeve për punën e avokatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.23/1993, 20/2005, 22/2008, 153/2008, 147/2009, 164/2010, 35/2011, 122/2016, 126/2016 dhe 13/2017, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.189/2019, 262/2019, 27/2020, 75/2020 dhe 41/2023).
