Më 25 shkurt 2025 (e mërkurë), në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e pestë të vitit 2026. Rendi i ditës do të përfshijë shtatë lëndë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, planifikohet të votohet për pesë draft-vendime dhe do të diskutohet për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
Referatin U.nr.65/2025, U.nr.88/2025, 95/2025, U.nr.111/2025, 151/2025
Akte të kontestuara: Nenet 1 dhe 3 të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, në tërësi dhe në veçanti për nenin 1 në pjesën: “në nenin 37 paragrafi 1 pas fjalës “kryen” shtohen fjalët: për shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u paguhet pensioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe nenin 3 në pjesën: “në nenin 18 në paragrafin 3 pas fjalëve “28 shkurt 2025” shtohen fjalët: “dhe të cilëve u paguhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.75/2025).
Parashtruesi i iniciativës (65/2025): Igorço Toçev nga Shkupi
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi deklaron se dispozita shkakton diskriminim, pasi me të kufizohet pagesa e rritjes prej 2500 denarëve vetëm për pensionistët që marrin pensionin e tyre në vend, por jo edhe për pensionistët që marrin pensionin jashtë vendit. Sipas pretendimeve, është e parëndësishme se ku pensionisti e merr pensionin, pasi ai merr pension për shkak të moshës së tij, dhe jo për vendndodhjen gjeografike ku jeton.
Parashtruesi i iniciativës (88/2025): Lubomir Sandevski, me vendbanim në Republikën e Sllovenisë
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se me ndryshimet e kontestuara bëhet diskriminim dhe dëmtim financiar i përhershëm ndaj personave të siguruar në Fondin e SPIMV-së që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pensionet e të cilëve paguhen jashtë vendit, pasi ata nuk do të marrin harmonizimin e rregullt të pensioneve të tyre në të ardhmen, përfshirë rregullimin e pensioneve nga marsi 2025. Theksohet se shteti e shkurton të drejtën e fituar dhe në mënyrë arbitrare pa kompetencë kushtetuese Kuvendi ka miratuar ndryshimet që diskriminojnë dhe kategorizojnë pensionistët që marrin pensionet e tyre në vend dhe pensionistët që jetojnë jashtë vendit, pa marrë parasysh faktin se pensionet fitohen në bazë të kontributeve që kanë paguar gjatë viteve të tyre të punës dhe jo sipas vendndodhjes gjeografike ku pranojnë pensionet e tyre.
Parashtruesi i iniciativës (95/2025): Temellko Risteski nga Shkupi
Pretendimet në iniciativë:
Propozuesi i iniciativës thekson se pjesët e kontestuara shkelin nenin 8 paragrafi 1 alineja 3, nenin 9, nenin 27 paragrafi 2, nenin 35 paragrafi 1 dhe nenin 51 të Kushtetutës. Pretendohet se dispozitat e shtuara krijojnë pabarazi ndërmjet pensionistëve, sepse megjithëse kanë të njëjtin “status” të pensionistëve, megjithatë, pamundësohet që harmonizimi të zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë. Parashtruesi, pretendon se në këtë mënyrë liria e lëvizjes e rreth 12,000 pensionistëve, si një nga të drejtat e garantuara kushtetuese, kufizohet në mënyrë indirekte.
Parashtruesi i iniciativës (111/2025): Kire Batev, me banim në RF të Gjermanisë
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi deklaron se Ligji i kontestuar diskriminon pensionistët që jetojnë jashtë vendit dhe nuk u paguhet harmonizimi linear i pensioneve. Përveç kësaj, ai pretendon se të gjitha vitet e punës i ka realizuar në Maqedoni dhe se për arsye personale jeton me fëmijët e tij jashtë vendit, duke theksuar se e ka paguar rregullisht sigurimin social dhe pensional në shtetin e tij amë.
Parashtruesi i iniciativës (151/2025): Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas disa kërkesave të parashtruara nga qytetarët
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi thekson se janë drejtuar tek ai disa qytetarë, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe janë tanguar sa i përket të drejtave të tyre në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor, si shfrytëzues së të drejtës së pensionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Pretendohet se ata janë të anashkaluar nga pagesa e rritjeve të parapara të pensioneve, prandaj, theksojnë se bëhet diskriminim ndaj tyre dhe se janë në pozitë të pabarabartë në raport me shfrytëzuesit e tjerë që jetojnë në vend.
2. Referatin U.nr.66/2025
Akti i kontestuar: Neni 14 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për Publikimin e Ligjeve, Rregullave dhe Akteve të Tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.56/1999 dhe 43/2002 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.21/202).
Parashtruesi i iniciativës: Andrea Kullakov
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi konsideron se e drejta e garantuar kushtetuese e secilit për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet është e lidhur me disponueshmërinë e tyre për të gjithë, pa kompensim. Megjithatë, sipas tij, është e pakuptimtë të vendoset parapagesë mujore për qasje në të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, diçka që sipas tij është në kundërshtim me parimet kushtetuese, veçanërisht duke pasur parasysh se teksti i konsoliduar i ligjeve nuk publikohet rregullisht në faqet e internetit të institucioneve.
3. Referatin U.nr.67/2025
Akti i kontestuar: Neni 10 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.40/2006, 136/2008, 155/2008, 163/2008, 44/2011, 51/2011, 54/2011, 142/2012, 31/2013, 34/2013, 14/2014, 30/2014, 32/2014, 31/2015, 196/2015, 35/2016, 97/2016, 99/2016, 136/2016, 142/2016, 57/2017, 67/2017, 125/2017, 35/2018, 99/2018, 140/2018, 208/2018, 27/2019, 98/2019, 146/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.42/2020, 72/2020, 160/2020, 74/2021, 215/2021, 58/2024 dhe 76/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Mirosllav Tërlin
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi e konteston dispozitën që përcakton se “deputetët nuk mund të revokohen”, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me vlerën themelore të rendit kushtetues, sundimin e së drejtës dhe krijon mundësi për keqpërdorim. Po ashtu, thuhet se qëllimi përfundimtar i kësaj iniciative është të rishqyrtohet e drejta e deputetëve për të mbajtur mandatin e tyre kur ndryshojnë përkatësinë partiake.
4. Referatin U.nr.77/2025
Akti i kontestuar: Neni 84 paragrafi 3 alineja 4 të Ligjit për të Punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.53/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Nikollçe Musharevski
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pohon se ekziston një jologjikë ligjore dhe pa justifikim i dispozitës sepse në të njëjtën kohë një të punësuari të Ministrisë së Mbrojtjes për të njëjtën punë mund t’i shqiptohet masë për parregullsi disiplinore dhe kundërvajtje disiplinore. Sipas pretendimeve të tij, “refuzimi i aftësimit dhe përmirësimit profesional në të cilin dërgohet i punësuari” paraqet parregullsi disiplinore dhe nuk mund të përkufizohet si shkelje disiplinore, prandaj, kjo dispozitë duhet të veçohet dhe të formulohet më saktë, në mënyrë që të mos krijohet paqartësi gjatë zbatimit të saj.
5. Referatin U.nr.78/2025
Akti i kontestuar: Neni 4 paragrafi 1 pika 5, neni 10 paragrafi 1 alinetë 1 dhe 2 dhe neni 10 paragrafi 2 të Ligjit për Siguri Sociale për Persona të Moshuar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019 dhe 192/2025).
Parashtruese e iniciativës: Suzana Cvetkova
Pretendimet në iniciativë:
Pretendohet se ligjvënësi e kufizon të drejtën e sigurimit social të personave mbi moshën 65 vjeçare, duke përcaktuar se ata nuk mund të realizojnë të ardhura mbi asnjë bazë. Më tej, pretendohet se e drejta për pension social mund të ushtrohet vetëm pas kalimit të tre muajve, çka, sipas parashtrueses, krijon një boshllëk kohor prej tre muajsh gjatë të cilit personi mbetet pa pension. Gjithashtu, kontestohet detyrimi që shfrytëzuesit e pensionit të mbledhin dhe të dorëzojnë sërish të dhënat lidhur me gjendjen e tyre materiale dhe pronësore, në vend që këto të dhëna të sigurohen në mënyrë zyrtare nga organi kompetent.
6. Referatin U.nr.113/2025
Kontestohet: Neni 176 paragrafi 2 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.23/13, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 26/2016, 163/2017, 21/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236/2022, 17/2025 dhe 132/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi thekson se dispozita i referohet mundësisë së pagesës së kompensimit që u takon anëtarëve të Komisionit për Lëshimin, Rinovimin, Vazhdimin dhe Heqjen e Licencës për Punë të Personave të Interesuar për t’u Përfshirë në Sistemin e Përkujdesjes dhe Edukimit të Fëmijëve të Moshës Parashkollore, Drejtorëve të Institucioneve për Fëmijë, si dhe Personave të Përfshirë në Sistemin e Përkujdesjes dhe Edukimit të Fëmijëve të Moshës Parashkollore. Ai pretendon se të gjitha funksionet e theksuara që lidhen me përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve janë pjesë e funksionit administrativ të organit dhe anëtarësia e personave në Komision, sipas tij, nuk është diçka që është jashtë funksioneve të rregullta të organit, prandaj përputhshmëria e nenit të kontestuar me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës mund të vihet në dyshim.
7. Referatin UZ.nr.24/2025
Akt i kontestuar: Rregullorja për Masat Teknike dhe Organizative për Siguri dhe Mbrojtje të Përpunimit të të Dhënave Personale nr.02-5200/1, të datës 28 tetor 2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.248 e datës 5 nëntor 2021).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se ky akt është i kontestuar sepse, sipas tij, nuk është e qartë nëse është miratuar në bazë të pëlqimit paraprak nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht nga Ministria e sotme e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Përveç kësaj, thuhet se asnjë nen i Ligjit nuk e përcakton kontrolluesin, në mënyrën siç është paraqitur.
II.PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
1. U.nr.162/2023 dhe U.nr.163/2023
Më 12.02.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.188/2023) dhe caktoi afat prej 6 muajsh për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndryshuar dhe/ose plotësuar Ligjin nga pika 1 e diapozitivit, në përputhje me qëndrimet e Gjykatës, të përcaktuara në arsyetimin e aktvendimit të saj.
2. UZ.nr.60/2025 dhe UZ.nr.61/2025
Më 11.12.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së:
– Vendimit për miratimin e Propozim–planit urbanistik të detajuar përfundimtar për bllokun 25, njësia urbane VI, VII dhe VIII, KK Gostivar 1 – Komuna e Gostivarit, me sipërfaqe të përfshirë prej 15.176 ha, për periudhën e planifikimit 2019-2029 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gostivarit”, nr.9 e datës 22.08.2025) dhe
– Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar përfundimtar për bllokun 24, KK Gostivar 1 – Komuna e Gostivarit, me sipërfaqe të përfshirë prej 26.088 ha, për periudhën e planifikimit 2023-2028 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gostivarit”, nr.9 e datës 22.08.2025).
3.UZ.nr.68/2025
Më 24.12.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 24, pika 113 të Rregullores për Shenjtat e Komunikacionit, Pajisjet dhe Sinjalizimin në Rrugë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.174/2020).
4. U.nr.103/2025
Më 11.12.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 29 paragrafi 1, pika 4 të Ligjit për Peshkatari dhe Akuakulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.64/2024 dhe 160/2025).
5. U.nr.5/2025
Më 24.12.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 9 paragrafët 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Udhëheqjen e Qarkullimit të Lëndëve në Gjykata (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.42/2020).
