Kumtesë pas mbajtjes së seancës së dhjetë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, sot e mbajti seancën e dhjetë në të cilën diskutoi për pesë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, vendosi për një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, i miratoi dy vendime dhe vendosi si në vijim për:

I.INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.63/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Lirimin nga Tatimi, me qëllim të realizimit të Vendimit për nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e destinimit të një pjese të mjeteve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

2. Referatin U.nr.107/2025 

Gjykata nuk inicioi iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 64 paragrafi 7, nenit 96 paragrafi 2 alineja 1, nenit 97 paragrafi 1 të Ligjit për të Punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.53/2024).

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 120 paragrafi 1 të Ligjit për të Punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.53/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Nikollçe Musharevski

3. Referatin U.nr.118/2025

Për shkak të mungesës së shumicës së votave, Gjykata nuk miratoi vendime mbi propozimet e gjykatësit – referues, që nënkupton se lënda mbetet e hapur dhe do të vendoset në votim në njërën nga seancat pasuese.

Gjykata nuk inicioi procedurë për nenin 24 paragrafi 2 alineja 3 të Ligjit për Kontestet Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).

Parashtruesi i iniciativës: Branko Radojçiq, avokat

4. Referatin U.nr.175/2025 

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së titullit dhe nëntitullit: “Agjencia e Cilësisë në Arsimin e Lartë”, i përshirë në Kapitullin pesë, pjesa 3 dhe në nenin 45 në tërësi dhe në veçanti në paragrafin 1 në pjesën “profesional” të Ligjit për Arsim të Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.82/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2019, 178/2021, 58/2024 dhe 124/2025). 

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

5. Referatin U.nr.186/2025 

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 34 të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Mjedisin Jetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.3/2025). 

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

II.KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

1. Referatin BZSP nr.17/2025 

Për shkak të konstatimit të rrethanave shtesë, gjykatësi-referues kërkoi që lënda të tërhiqet nga Rendi i ditës dhe të diskutohet në seancën pasuese.

Lënda e kërkesës:

Kërkesa u parashtrua në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës, në lidhje me ndalimin e diskriminimit të qytetarëve mbi bazë të përkatësisë sociale.

Parashtruesi i kërkesës: Jugosllav Milenkoviq përmes së autorizuarës Zhaklina Karanikollova Pinzovska

2. Referatin BZSP.nr.18/2025

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Ordan Kërstevskit dhe Svetllana Barbinës nga Shkupi për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave sipas nenit 110 alineja 3 të Kushtetutës, të cilat lidhen me të drejtën e ndalimit të diskriminimit.

Lënda e kërkesës: Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve sipas nenit 110 alineja 3 të Kushtetutës, të cilat lidhen me të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi.

III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

1. U.nr.145/2024 

Gjykata e shfuqizoi pjesën: “si dokument përmbarimor” nga pika 2 paragrafi 2 të Konkluzionit për përcaktimin e shpenzimeve të përmbarimit (formulari nr.21) nga Rregullorja për Formën e Urdhrave, Konkluzioneve, Procesverbaleve, Kërkesave, Shënimeve Zyrtare, Vërtetimeve dhe Akteve të Tjera të Përgatitura nga Përmbaruesi gjatë Ndërmarrjes së Veprimeve Përmbarimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.90/2024). 

Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski

2. UZ.nr.20/2025 

Gjykata e shfuqizoi nenin 114 paragrafi 1 pikat 4 dhe 7 të Marrëveshjes kolektive të Ministrisë së Mbrojtjes (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.36/2024). 

Parashtruesi: Aleksandar Naskovski, Sindikata Multietnike Shkup