Gjykatësja Meri Dika Georgievska nisi sot me ushtrimin e detyrës së saj në Gjykatën Kushtetuese.
Në kuadër të ditës së parë të punës, gjykatësja Georgievska zhvilloi takim pune me Kryetarin, dr.Darko Kostadinovski, i cili e njoftoi atë me organizimin e brendshëm dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe me gjykatësit e tjerë dhe të punësuarit në shërbimin profesional. Gjykatëses Georgievska iu dorëzuan edhe materialet e punës lidhur me aktivitetet e ardhshme të Gjykatës.
Gjatë periudhës në vijim, gjykatëses Georgievska do t’i ndahen lëndët, në të cilat ajo do të veprojë në cilësinë e gjykatëses referuese.
Mandati i gjykatëses Meri Dika Georgievska në Gjykatën Kushtetuese zgjat nëntë vjet.
