Rendi i ditës i seancës së parë të Gjykatës Kushtetuese të caktuar për 21 janar 2026

Më 21 janar 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e parë për këtë vit. Në Rendin e ditës do të përfshihen nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, si dhe tri propozime për vendimmarrje me draft-vendime. Në seancë do të diskutohet për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.124/2023

Kontestohet: Neni 2 paragrafi 1 dhe 4 dhe neni 73 i Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015, 6/2016 dhe 83/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.110/2021, 72/2024, 74/2024, 121/2024 dhe 16/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Sllavko Llazovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi konsideron se Banka Popullore është e privilegjuar në aspektin e lirimeve dhe lehtësimeve tatimore, të cilat, sipas tij, nuk kanë kuptim dhe justifikim dhe janë në kundërshtim me sundimin e së drejtës, si vlerë themelore e rendit kushtetues, me nenin 33 dhe nenin 51 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Referatin U.nr.249/2024

Kontestohet: Neni 60 paragrafi 3 alineja 2 i Ligjit të Kontesteve Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).

Parashtruesi i iniciativës: Aleksandar Naumovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi konsideron se dispozita e kontestuar shkakton dilema, nuk është precize dhe zbatimi i saj në praktikë është i paqartë. Thuhet se nuk është në përputhje me sundimin e së drejtës, me dispozitat e nenit 50 dhe Amendamentit XXI të Kushtetutës.

3. Referatin U.nr.86/2025

Kontestohet: Neni 218 paragrafi 1 i Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.72/2016, 142/2016, 178/2017, 26/2018 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Nikollçe Mitevski, avokat

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës thotë se dispozita e kontestuar e nenit 218 të Ligjit është në kundërshtim me nenet 9, 11, 32 dhe 34 të Kushtetutës. Pretendohet se një numër i madh punëtorësh që kanë paditur për kontribute të papaguara nuk i kanë ushtruar të drejtat e tyre, megjithëse kanë aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm dhe të ekzekutueshëm, përmbaruesit nuk mund t’i arkëtojnë kërkesat pikërisht për shkak të përmbajtjes së nenit 218 të Ligjit për Përmbarim.

4. Referatin U.nr.104/2022

Kontestohet: Neni 1 i Aneksit për ndryshimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,nr.32/2019) dhe neni 4 i Aneksit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.32/2020).

Parashtruesit e iniciativës: Naser Muaremi dhe të tjerë

Pretendimet në iniciativë:

Në iniciativë thuhet se dispozitat e kontestuara i vendosin drejtorët organizativë në një pozitë të pabarabartë në krahasim me drejtorët mjekësorë, megjithëse, sipas pretendimeve, Ligji për Mbrojtje Shëndetësore nuk bën dallim në lidhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre.

5. Referatin U.nr.116/2023

Kontestohet: Neni 1, 2, 3, 4 dhe 8 i Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e  Rregullores për Ndarjen e Kompensimeve të Autorit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër 147/2023).

Parashtruesi i iniciativës:  Sllavko Dimitrov

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se përmbajtja e neneve të kontestuara 1, 3 dhe 4 të Rregullores është në kundërshtim me nenin 30 të Kushtetutës, i cili garanton të drejtën e pronësisë dhe trashëgimisë, dhe se zbatimi i tij mundëson manipulimin e pronave dhe kapitalit të qytetarëve, të cilat vihen në dispozicion të individëve që nuk i kanë këto të drejta.

6. Referatin U.nr.168/2023

Kontestohet: Neni 1 i Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Punë Gjeodezike për Qëllime të Veçanta, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.52/2023).

Parashtruese e iniciativës: Oda e Individëve Tregtarë, Gjeodetëve të Autorizuar dhe Shoqërisë Tregtare për Punë Gjeodezike të Republikës së Maqedonisë, e përfaqësuar nga avokati Boban Bogdanovski.

Pretendimet në iniciativë:

Me dispozitën e kontestuar parashihet se në procedurën për kryerjen e punimeve gjeodezike për qëllime të veçanta për ripërtëritjen e kufijve të parcelave kadastrale nuk do të përdoren të dhëna nga plani kadastral digjital, por do të përdoren të dhëna origjinale të matjeve të vjetra. Gjithashtu, thuhet se kjo dispozitë derogon zbatimin e Ligjit për Kadastrën e Patundshmërive në lidhje me zbatimin e të dhënave nga Kadastra e patundshmërive.

7. Referatin U.nr.68/2022

Akti i kontestuar: Vendimi për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për pjesën e bllokut 1, përfshirja 2, njësia urbane “Qendër”, kuarti „А”, KK Gostivar 2, Komuna e Gostivarit, numër 08-1369/1, të datës 29 korrik 2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gostivarit”, nr.5/2021, e datës 29 korrik 2021).

Parashtruesi i iniciativës: Tasin Muhaxhiri

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i kërkesës thekson se PUD-ja e miratuar me vendimin konkret për dy parcela ndërtimore është miratuar në kundërshtim me nenet 4, 5, 9 dhe 27 të Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Urbanistik. Në iniciativë thuhet se në kundërshtim me PUP-në, PUD-ja e kontestuar parashikon objekte banimi kolektiv A2 me kate prej P+4+nç në një bllok të paraparë për banim individual në dëm të sipërfaqeve publike të dedikuara për vendparkime. Parashtruesi i kërkesës konsideron se interesi publik dhe sipërfaqet publike të dedikuara për trafik dhe vendparkime nuk merren parasysh dhe kjo bëhet në zonë strikte qendrore të qytetit në dëm të humanizimit të hapësirës dhe pronës shtetërore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

8. Referatin U.nr.10/2025

Akti i kontestuar: Vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës me nr.07-766/4 më datë 24.04.2007, i publikuar  në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tetovës”, nr.25/2007, më datë 26.04.2007.

Parashtruese e iniciativës: Organizata Komunale e Lidhjes së Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945 dhe Qytetarëve Pasardhës, Tetovë, përmes personit të autorizuar Liljana Simovska, kryetare e organizatës

Pretendimet në iniciativë:

Në iniciativë thuhet se Këshilli i Komunës së Tetovës i ka tejkaluar  kompetencat e tij duke i ndryshuar emrat e rrugëve dhe objekteve të tjera infrastrukturore, pasi kjo është një çështje e rregulluar me Ligjin e veçantë për Përcaktimin e Emrave të Rrugëve, Shesheve, Urave dhe Objekteve të Tjera Infrastrukturore, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vitin 2004. Në të thuhet se Vendimi është miratuar në kundërshtim me nenin 5 paragrafi 2 të Ligjit, përkatësisht pa pëlqimin paraprak të Qeverisë.

9. Referatin UZ.nr.32/2025

Akti i kontestuar: Buxheti i Komunës së Karposhit për vitin 2025 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr.21/2024, e datës 18.12.2024).

Parashtruese e iniciativës: Viktoria Andonovska

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës potencon se buxheti i kontestuar është jokushtetues dhe i paligjshëm sepse nuk e përmban Programin për planifikim urbanistik për vitin 2025. Thuhet se Buxheti është miratuar me mosrespektimin e procedurës ligjore, përkatësisht, Programi është miratuar pas miratimit të Buxhetit, përkatësisht më 25 dhjetor 2024.

II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

1. Referatin U.nr.275/2024

Parashtrues i kërkesës: Aleksandar Mitovski përmes personit të autorizuar, avokatit Filip Medarski

Akte të kontestuara: Aktgjykimi i datës 19.07.2023, i miratuar nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Aktgjykimi i datës 24.09.2024, i miratuar nga Gjykata Supreme.

Pretendimet në kërkesë:

Parashtruesi thekson se është dënuar në mënyrë jokushtetuese (dënim me kusht) për veprën penale – zbulimi i sekretit zyrtar, sipas nenit 360 paragrafi 1 të Kodit Penal, sepse në muajin gusht të vitit 2021, përmes portalit në internet www.infomax.mk, i ka bërë të qasshme për publikun të dhënat që përbëjnë sekret zyrtar, përkatësisht ka publikuar faqen e parë të Procesverbalit për pranimin e kallëzimit penal nga kallëzuesi Orce Kamçev, në tekstin me titull: “Le të shohim çfarë thotë fermani: Deklarata e Orce Kamçevit në Prokurori zbulon të gjithë të vërtetën rreth lëndës Reket”. Në kërkesë thuhet se liria e shprehjes e garantuar me kushtetutë, për parashtruesin është shkelur dhe vendimet e kontestuara, sipas tij, kanë një implikim serioz me të ashtuquajturin efekt frenues (chilling effect) mbi lirinë e shprehjes, i cili mund të krijojë frikë nga publikimi i informacioneve të caktuara mbi çështjet me interes publik dhe gazetarët që përballen me vetëcensurë. Pretendohet se në këtë rast dokumenti i publikuar ka nxitur debat publik dhe interes në shoqëri, duke pasur parasysh se, sipas tij, ky është një rast korrupsioni.

III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

1. U.nr.209/2024

Më 11.06.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 42 paragrafi 4 të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023 dhe 170/2024).

2. U.nr.259/2024

Më 26.11.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 32 alinetë 1, 2, 3 dhe 4, nenit 34 pika 1, 2, 3 dhe 4, nenit 35 pikat 1, 2, 3 dhe 4 dhe nenit 46 paragrafi 8 të Rregullores për Ndarjen e Kompensimeve të Autorit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.141/2014 dhe 36/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.147/2023, 263/2023, 286/2023, 135/2024, 218/2024, 275/2024 dhe 215/2025).

3. U.nr.42/2025

Më 22.10.2025, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 20-a paragrafi 3 të Ligjit për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.14/2007, 103/2008, 139/2009, 156/2010, 172/2012, 41/2014, 160/2014, 72/2015, 129/2015, 173/2015, 192/2015, 217/2015, 30/2016 dhe 83/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.13/2023 dhe 59/2025).