Kumtesë pas mbajtjes së seancës së dymbëdhjetë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, sot (06.05.2026) e mbajti seancën e 12-të në të cilën u diskutua për pesë iniciativa dhe vendosi si në vijim për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.75/2025, U.nr.84/2025, U.nr.104/2025

Me kërkesë të gjykatësit – referues, lënda u tërhoq nga Rendi i ditës për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë.

Dispozitat e kontestuara: neni 9, neni 10 dhe neni 25 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2025).

Parashtruesit e iniciativave: Despina Vllaqeska, Aleksandar Ognenovski dhe Ana Koliq Ognenovska, avokatë, si dhe Nimet Limani 

2.Referatin U.nr.93/2025 

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1 dhe nenit 3 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.75/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Ilija Ivanovski nga Republika e Serbisë

3. Referati U.nr.112/2025 

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 37 paragrafi 1 për pjesën: “i lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.23/2013, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 27/2016, 163/2017, 21/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 88/2020, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236/2022, 236/2022, 265/2024, 17/2025 dhe 132/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Kirill Mihajlloski 

4. Referatin UZ.nr.81/2025 

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 74 të Rregullores për Imunoprofilaksinë, Kemoprofilaksinë, Personat që i Nënshtrohen Këtyre Masave dhe Mënyrën e Kryerjes dhe Mbajtjes së Evidencave dhe Dokumentacionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.177, e datës 14.10.2015).

Parashtruesi i iniciativës: Darko Janevski 

5. Referatin UZ.nr.78/2025 

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 3 të Rregullores për Ndërprerjen e Vlefshmërisë, Përkatësisht Ndërprerjen e Zbatimit të Rregullave të Përfshira në Projektin e Rregullatores së Gijotinës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,  nr.34/2008).

Parashtruesi i iniciativës: Nenad Gavrilloviq

6. Referatin UZ.nr.62/2025 

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 7 të Statutit të Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar nga Kuvendi i Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 02.11.2024 dhe më 03.11.2024 dhe të publikuar në faqen e internetit të Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Parashtruesi i iniciativës: Jovica Jovevski