Më 21.01.2025, Gjykata Kushtetuese e mbajti seancën e parë dhe vendosi si në vijim për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.124/2023
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 73 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 paragrafët 1 dhe 4 të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.110/2021, 72/2024, 74/2024, 121/2024 dhe 16/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Sllavko Llazovski
2. Referatin U.nr.249/24
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 60 paragrafi 3 alineja 2 të Ligjit për Kontestet Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).
Parashtruesi i iniciativës: Aleksandar Naumovski
3. Referatin U.nr.86/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 218 të Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.72/2016, 142/2016, 178/2017, 26/2018 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Nikollçe Mitevski, avokat
4. Referatin U.nr.104/2022
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1 të Aneksit për ndryshimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.32/2019) dhe nenit 4 të Aneksit për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.32/2020).
Parashtruesit e iniciativës: Naser Muaremi dhe të tjerë
5. Referatin U.nr.116/2023
Për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë, lënda është tërhequr nga Rendi i ditës dhe do të vendoset përsëri në Rend dite në njërën nga seancat pasuese.
Parashtruesi: Sllavko Dimitrov
6. Referatin U.nr.168/2023
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 1 të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Punë Gjeodezike për Qëllime të Veçanta, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 52/2023).
Parashtruese e iniciativës: Oda e Individëve Tregtarë, Gjeodetëve të Autorizuar dhe Shoqërisë Tregtare për Punë Gjeodezike të Republikës së Maqedonisë, e përfaqësuar nga avokati Boban Bogdanovski
7. Referatin U.nr.68/2022
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për pjesën e bllokut 1, përfshirja 2, njësia urbane “Qendër”, kuarti „А”, KK Gostivar 2, Komuna e Gostivarit, numër 08-1369/1, të datës 29 korrik 2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gostivarit”, nr.5/2021 e datës 29 korrik 2021).
Parashtruesi i iniciativës: Tasin Muhaxhiri
8. Referatin UZ.nr.10/2025
Gjykata nuk miratoi vendim për shkak të mungesës së shumicës nevojshme për votim. Lënda mbetet e hapur dhe do të vendoset për të në njërën nga seancat pasuese.
Parashtruese e iniciativës: Organizata Komunale e Lidhjes së Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945 dhe Qytetarëve Pasardhës, Tetovë, përmes personit të autorizuar Liljana Simovska, kryetare e organizatës
9. Referatin UZ.nr.32/2025
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Buxhetit të Komunës së Karposhit për vitin 2025 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Karposhit”, nr. 21/2024, e datës 18.12.2024).
Parashtruese e iniciativës: Viktoria Andonovska
II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
1. Referatin U.nr.275/2024
Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e parashtruesit Aleksandar Mitovski dhe nuk konstatoi shkelje të së drejtës së tij për lirinë e shprehjes, në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës.
III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
Referatin U.nr.209/2024
Gjykata e shfuqizoi nenin 42 paragrafi 7 të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023 dhe 170/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Vlladimir Mihajllovski, avokat
Referatin U.nr.259/2024
jykata e anuloi nenin 32 alinetë 1, 2, 3 dhe 4, nenin 34 pikat 1, 2, 3 dhe 4, nenin 35 pikat 1, 2, 3 dhe 4 dhe nenin 46 paragrafin 8 të Rregullores për Ndarjen e Kompensimeve të Autorit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.141/2014 dhe 36/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.147/2023, 263/2023, 286/2023, 135/2024, 218/2024, 275/2024 dhe 215/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Filip Stefanovski
U.nr.42/2025
Gjykata e shfuqizoi nenin 20-a paragrafi 3 të Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.14/2007, 103/2008, 139/2009, 156/2010, 172/2012, 41/2014, 160/2014, 72/2015, 129/2015, 173/2015, 192/2015, 217/2015, 30/2016 dhe 83/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.13/2023 dhe 59/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev