Gjykata Kushtetuese sot, më 4 mars 2026, e mbajti seancën e gjashtë, në të cilën u diskutua për tetë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe u miratuan pesë vendime për të cilat ishte iniciuar procedurë paraprake. Për herë të parë, Gjykata mundësoi transmetimin e drejtpërdrejtë të diskutimeve, të cilat u transmetuan në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, qytetarët kishin mundësi të dëgjonin plotësisht të gjitha argumentet dhe qëndrimet juridike mbi çështjet për të cilat u miratuan vendime. Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.5/2023
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 6 paragrafi 2, nenit 37 paragrafi 2, nenit 111 paragrafët 4 dhe 5, nenit 123 paragrafi 1, nenit 138 paragrafi 3 dhe nenit 139 paragrafi 2, të gjitha për pjesën: “të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin të paktën 20% e qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj, gjë që nuk përjashton mundësinë e përdorimit të njëkohshëm të gjuhëve të tjera, si dhe në shenja ose piktograme që janë lehtësisht të kuptueshme për konsumatorin” të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.236/2022).
Parashtruesit e iniciativës: Valentin Pepelugoski dhe të tjerë
2. Referatin U.nr.146/2024
Gjykata nuk miratoi vendim për shkak të mungesës së shumicës së votave për nenin 13 paragrafi 2 në pjesën: “dhe konkluzioni” të Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.72/2016, 142/2016, 178/2017, 26/2018, 233/2018,14/2020, 86/2020, 136/2020 dhe 154/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski
3. Referatin U.nr.23/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1 paragrafi 3 për pjesën: “dhe Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë”, nenit 5 pika 1 alineja 1 për pjesën: “dhe drejtori i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë”, si dhe alineja 2 për pjesën: “dhe Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë”, nenit 7 paragrafi 3 alineja 6 dhe nenit 17 paragrafi 1 për pjesët: “dhe nga drejtori i Akademisë për Trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve” dhe “Akademia për Trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve”, të Ligjit për Buxhetin Gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.60/2003, 37/2006, 103/2008 dhe 145/2010) dhe nenit 66 paragrafi 1 për pjesën: “përmes buxhetit të pushtetit gjyqësor” të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.129/2023 dhe 53/2024).
Parashtruesit e iniciativës: Igorço Toçev dhe të tjerë
4. Referatin U.nr.53/2025
Gjykata nuk miratoi vendim për shkak të mungesës së shumicës së votave për nenin 12 paragrafi 9 të Ligjit për Avokaturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.199/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Tasko Atanasov
5.Referatin U.nr.57/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 6 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Familjen (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.199/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Dragan Llazarov, avokat
6. Referatin U.nr.59/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 9 paragrafi 2 për pjesën: “e organit të pavarur të administratës shtetërore” të Ligjit për Pronësinë Industriale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.21/2009, 24/2011, 12/2014, 41/2014, 152/2015, 53/2016 dhe 83/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.31/2020 dhe 86/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
7. Referatin UZ.nr.35/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për lokalitetin Lisiçe e Epërme, Njësia urbane E, të miratuar nga Këshilli i Komunës Aerodromit-Shkup, nr.07-2972 më datë 28.07.2010.
Parashtruesi i iniciativës: Zllate Levkovski, përmes avokatit të autorizuar, Trajçe Arsov
8. Referatin UZ.nr.10/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës me nr.07-766/4, të datës 24.04.2007, të publikuar në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tetovës”, nr.25/2007, të datës 26.04.2007.
Parashtruese e iniciativës: Organizata Komunale e Lidhjes së Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945 dhe Qytetarëve Pasardhës, Tetovë
II. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
- U.nr.161/2023
Gjykata shfuqizoi nenin 40 paragrafi 2 alineja 4 të Statutit të Komunës së Sopishtes, nr.01-2845/3, të datës 02.07.2007.
Parashtruese e iniciativës: Gjykata Kushtetuese
2. U.nr.30/2024
Gjykata shfuqizoi nenin 15 alineja 3 të Rregullores së Këshillit të Komunës Qendër-Shkup, nr.08-4264/1, të datës 01.10.2020.
Parashtruese e iniciativës: Gjykata Kushtetuese
3. U.nr.267/2024
Gjykata e shfuqizoi nenin 37 paragrafi 4 në pjesën: “në rast të shqiptimit të masës disiplinore – shlyerje nga regjistri përkatës, i revokohet certifikata kontabilistit, përkatësisht kontabilistit të autorizuar” dhe paragrafi 8 pika 4 në pjesën: “dhe revokimi i certifikatës” dhe nenin 41 paragrafi 1 në pjesën: “dhe revokimi i certifikatës” dhe paragrafi 2 të Ligjit për Kryerjen e Punëve të Kontabilitetit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.173/2022).
Parashtruesi i iniciativës: Novica Nakov
4. U.nr.13/2025
Gjykata ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2025). Mbetet ende në fuqi e ashtuquajtura rritja lineare e pensioneve. Dyshimi për jokushtetutshmërinë e Ligjit të kontestuar është hequr dhe sot Gjykata e ndërpreu procedurën.
Parashtruesit e iniciativës: Tito Beliçanec, Jadranka Mërshiq dhe Suzana Moskovska
5.U.nr.5/2025
Gjykata e shfuqizoi nenin 9 paragrafi 1 në pjesët: “në afat prej shtatë ditëve nga dita e plotfuqishmërisë” dhe “përkatësisht, nga dita e dorëzimit të vendimit nga gjykata më e lartë”, paragrafi 3 në pjesën: “të plotfuqishme” të Ligjit për Udhëheqjen e Qarkullimit të Lëndëve në Gjykata (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.42/2020) dhe e ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 9 për pjesën e mbetur të paragrafit 1, tërësinë e paragrafit 2 dhe pjesën e mbetur të paragrafit 3 të Ligjit për Udhëheqjen e Qarkullimit të Lëndëve në Gjykata (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.42/2020).
Parashtruese e iniciativës: Aleksandra Ilieva Milçova, avokate