
Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.48/2025
Shkup, 02.07.2025
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të dr.Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Ana Pavllovska-Daneva, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 38 alineja 1 dhe nenit 73 alineja 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 2 korrik 2025, miratoi
A K T V E N D I M
HIDHET POSHTË iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 paragrafi 1 alineja 7 në pjesën „të“ të Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 79/2007, 8/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, 44/2011, 7/2012, 45/2012, 64/2012, 23/2013, 188/2013, 30/2014, 43/2014, 112/2014, 153/2015, 192/2015, 23/2016, 83/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.101/2019, 31/2020, 173/2022 dhe 3/2025).
Arsyetim
I
Igorço Toçev nga Shkupi, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut i parashtroi iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 paragrafi 1 alineja 7 në pjesën „të“ të Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 79/2007, 8/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, 44/2011, 7/2012, 45/2012, 64/2012, 23/2013, 188/2013, 30/2014, 43/2014, 112/2014, 153/2015, 192/2015, 23/2016, 83/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.101/2019, 31/2020, 173/2022 dhe 3/2025).
Parashtruesi i iniciativës citon nenin e kontestuar 14 paragrafin 1 alinenë 7 të Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve dhe nenet 207 dhe 208 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, po ashtu thekson se në qarkullimet juridike duhet të ketë dispozita të qarta, precize dhe koncize në përputhje me parimin e sundimit të së drejtës, si dhe konsideron se kur dispozitat i referohen zbatimit të dispozitave të tjera ose zbatimit të ligjit, ato duhet të jenë të qarta në mënyrë që të mos ketë hapësirë për paqartësi.
Me iniciativën në fjalë, kërkon që Gjykata Kushtetuese të iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 paragrafi 1 alineja 7 në pjesën “të” të Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve dhe ta shfuqizojë atë si në kundërshtim me Kushtetutën.
II
Në seancë, Gjykata konstatoi se në nenin 14 paragrafi 1 alineja 7 të Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 79/2007, 8/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, 44/2011, 7/2012, 45/2012, 64/2012, 23/2013, 188/2013, 30/2014, 43/2014, 112/2014, 153/2015, 192/2015, 23/2016, 83/2018 dhe 198/ 2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.101/2019, 31/2020, 173/2022 dhe 3/2025) është rregulluar se: “aksionari me pjesëmarrje kualifikuese në kompani sigurimi nuk mund të jetë një person ose person juridik: …7) i cili nuk i respekton dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”.
III
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën, në përputhje me nenin 110 alineja 1 të Kushtetutës.
Në përputhje me nenin 38 paragrafi 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e hedh poshtë iniciativën nëse nuk është kompetente të vendosë mbi kërkesën.
Me këtë iniciativë kontestohet pjesa “të” e nenit 14 paragrafi 1 alineja 7 të Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 79/2007, 8/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, 44/2011, 7/2012, 45/2012, 64/2012, 23/2013, 188/2013, 30/2014, 43/2014, 112/2014, 153/2015, 192/2015, 23/2016, 83/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.101/2019, 31/2020, 173/2022 dhe 3/2025).
Sipas nenit 14 paragrafi 1 alineja 7 të këtij Ligji, aksionari me pjesëmarrje kualifikuese në kompani sigurimi nuk mund të jetë një person ose person juridik: … 7) i cili nuk i respekton dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
Sipas nenit 207 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.151/2022), në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.120/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019 dhe 317/2020) nuk është i vlefshëm më.
Në nenin 208 të Ligjit rregullohet që ky Ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga data e publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit u publikua në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.151/2022 më datë 04.07.2022, ndërsa hyri në fuqi më datë 12.07.2022, kur, sipas nenit 207 të lartpërmendur të këtij Ligji, pushon së qenuri i vlefshëm Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
Si rrjedhojë, rezulton se Ligji për Mbikëqyrje të Sigurimeve i referohet zbatimit të dispozitës së Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, i cili pushoi së qeni i vlefshëm në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
Pretendimet e paraqitura në nismë, në fakt, çojnë në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese që, përmes inicimit të mekanizmit kushtetues për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit, të ndërmarrë veprime me qëllim korrigjimin e pjesës së kontestuar të dispozitës së Ligjit për Mbikëqyrje të Sigurimeve, për shkak të mospërputhjes së saj me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, i cili është pjesë e rendit juridik, korrigjim të cilin ligjvënësi nuk e ka bërë.
Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për kontrollin kushtetues-gjyqësor nuk i referohet kontrollit të mospërputhshmërisë së ndërsjellë të ligjeve, por Gjykata Kushtetuese vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën.
Duke i marrë parasysh kompetencat e përcaktuara të Gjykatës Kushtetuese në nenin 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pretendimet në iniciativë nga ana tjetër, Gjykata vlerësoi se në rastin konkret, iniciativa duhet të hidhet poshtë në përputhje me nenin 38 alinenë 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh se pretendimet çojnë në kërkesën që Gjykata të ndërmarrë veprime, të cilat janë në kompetencë të ligjvënësit, i cili i krijon, i ndryshon dhe i plotëson ligjet që i miraton, ndërsa përmes së cilit kryhet edhe harmonizimi i ndërsjellë i tyre.
IV
Bazuar në sa më sipër, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr. Darko Kostadinovski