Në Raportin e fundit lidhur me sundimin e së drejtës për vitin 2026, Komisioni Evropian konstatoi se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vazhduar t’i përmirësojë kapacitetet e saj për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Si tregues të këtij progresi, Komisioni thekson:
– rritjen e numrit të vendimeve që i shfuqizojnë ose anulojnë aktet jokushtetuese ose të paligjshme;
– uljen e numrit të lëndëve më të vjetra se tre vjet, gjë që tregon përmirësimin e efikasitetit të Gjykatës;
– përforcimin e kapaciteteve institucionale përmes përgatitjes së sistemit të ri organizativ softuerik;
– rritjen e numrit të kuadrit nga 57% në 76% vende të plotësuara të punës sipas sistematizimit.
Njëkohësisht, Komisioni Evropian thekson se në raste të caktuara, afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese për harmonizimin e legjislacionit me vendimet e saj interpretuese, nuk janë respektuar nga Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese mbetet e përkushtuar në zhvillimin e efikasitetit të saj institucional dhe ushtrimin konsekuent të rolit të saj kushtetues në mbrojtjen e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe lirive dhe të drejtave të njeriut.
https://commission.europa.eu/publications/2026-rule-law-report-communication-and-country-chapters_en faqe 16