Më 29 prill 2026, Gjykata mbajti seancën e njëmbëdhjetë dhe vendosi si në vijim për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.167/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 6 paragrafi 6 të Ligjit për Veprim me Objektet e Ndërtuara Pa Leje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.23/2011, 54/2011, 155/2012, 53/2013, 72/2013, 44/2014, 115/2014, 199/2014, 124/2015, 129/2015, 217/2015, 31/2016, 190/2017 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.174/2021 dhe 41/2026).
Parashtruesi i iniciativës: Aleksandar Mihajlloski, avokat
2. Referatin U.nr.18/2026
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 67 paragrafi 1 alinetë 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të Ligjit për Punësim dhe Sigurim në Rast të Papunësisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.37/1997, 4/1998, 14/1999, 25/2000, 10/2000, 50/2001, 7/2002, 25/2003, 37/2004, 4/2005, 50/2006, 29/2007, 88/2007, 102/2008, 142/2008, 144/2008, 161/2008, 162/2008, 50/2010, 88/2010, 171/2010, 5/2011, 86/2011, 11/2012, 80/2012, 114/2012, 153/2012, 39/2014, 44/2014, 44/2014, 112/2014, 113/2014, 56/2015, 129/2015, 147/2015, 154/2015, 27/2016, 119/2016, 21/2018, 113/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.124/2019, 89/2020, 103/2021, 274/2022, 132/2025 dhe 269/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski
II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
1.BZSP.nr.1/2026
Gjykata konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të David Ilieskit nga Shkupi dhe e detyroi Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup që t’ia ofrojë informatat e kërkuara kërkuesit David Ilieski në përputhje me kërkesën për qasje në informacione me karakter publik, të evidentuar me nr.03-2916/1, të datës 10.10.2025, dhe ta bëjë këtë në afat prej 8 (tetë) ditëve nga publikimi i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Më hollësisht në kumtesën: https://ustavensud.mk/2026/04/gjykata-konstatoi-shkelje-te-lirise-se-mendimit
2. BZSP.nr.17/2025
Gjykata konstatoi shkelje të lirive dhe të drejtave të parashtruesit Jugosllav Milenkoviq, të cilat lidhen me diskriminimin në bazë të përkatësisë sociale, në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës.
IIl. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
1. U.nr.201/2024
Gjykata e shfuqizoi Vendimin për përcaktimin e rregullave në planifikimin urbanistik dhe zbatimin e parametrave në kuadër të parcelës së përcaktuar të ndërtimit për realizimin dhe zbatimin e planit urbanistik, nr.08-7099/17 të datës 12.06.2024, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Tetovës”, nr.7/2024, e datës 13 qershor 2024).
2. UZ.nr.31/2025
Gjykata konstatoi jokushtetutshmëri dhe paligjshmëri në Programin për festat dhe shënimin e evenimenteve jubilare dhe datave të rëndësishme në Komunën e Kërçovës për vitin 2025, numër 08-125/7 të datës 23.01.2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kërçovës (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërçovës”, nr.1/25, e datës 23.01.2025), gjatë kohës së vlefshmërisë së tij.