Qytetarët në Gjykatën Kushtetuese: U organizuan Dita e Hapur dhe takimet me Kryetarin dr.Kostadinovski

Në Gjykatën Kushtetuese sot, për herë të dytë u organizua Dita e Hapur për qytetarët, si pjesë e nismës për transparencë më të madhe dhe komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Kryetari i Gjykatës, dr.Darko Kostadinovski, u takua me dhjetëra qytetarë të cilët shprehën interes për punën dhe kompetencat e institucionit.


Qytetarët ishin të interesuar dhe kërkuan informacione në lidhje me rastet me interes publik, si dhe sqarime në lidhje me rrjedhën e procedurave para Gjykatës dhe mënyrën e vendimmarrjes. Gjatë diskutimeve u hapën tema që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mundësitë që u ofrohen qytetarëve para Gjykatës Kushtetuese.


Në Ditën e Hapur morën pjesë edhe një grup studentësh nga Fakulteti Juridik në Shkup, të cilët treguan interes të veçantë për mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore, kompetencat e Gjykatës dhe aspektet praktike të vendimmarrjes. Ata patën mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt rreth rolit të Gjykatës në sistemin juridik dhe rëndësisë së kontrollit kushtetues-gjyqësor.


Me takime të tilla, Gjykata Kushtetuese vazhdon ta përmirësojë transparencën dhe qasjen e saj, duke u ofruar qytetarëve një pasqyrë të drejtpërdrejtë të punës së saj dhe duke përforcuar besimin në këtë institucion.


Të gjithë qytetarët e interesuar për takime me Kryetarin e Gjykatës, Kostadinovski, mund të paraqiten për pjesëmarrje në adresën elektronike në vijim: gragjani@ustavensud.mk ose në numrat e telefonit: +389 2 322 3626 ose 070 332 139. Nëse lindin pyetje shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen edhe zëdhënëses së Gjykatës, Hristina Bellovska, në numrin e telefonit: 077 540 656.