Tryezë e rrumbullakët me titull: “Inkorporimi i ankimit kushtetues” do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese

Tryezë e rrumbullakët me titull: “Inkorporimi i ankimit kushtetues” do të mbahet në Gjykatën Kushtetuese
23/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përforcimi i kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve normative të miratuara dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”, organizon tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë me temë: “Inkorporimi i ankimit kushtetues?”.


Ngjarja synon të hapë debat të gjerë dhe gjithëpërfshirës publik mbi mundësitë, sfidat dhe përfitimet e inkorporimit eventual të ankimit kushtetues, si instrument për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.


Tryeza e rrumbullakët planifikohet të përfshijë fjalime përshëndetëse dhe prezantime hyrëse nga:

– dr.Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut

– Hristian Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

– Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut

– Kilian Vall, ambasador i Misionit të OSBE-së në Shkup


Gjithashtu, planifikohet konferencë për shtyp e kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Qeverisë, si dhe prezantim i konkluzioneve të “Analizës së ankimit kushtetues”, të përgatitur nga ekipi i ekspertëve i angazhuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë drejtim, drejtuesi i ekipit, z. Karsten Manke, do të mbajë fjalim, së bashku me një ekspert juridik.
Përveç kësaj, janë planifikuar fjalime dhe shqyrtime ekspertësh mbi temën nga përfaqësues të komunitetit akademik, shkencor dhe juridik, përfshirë prof.dr.Tanja Karakamisheva-Jovanovska dhe prof.dr.Jeton Shasivari.


Qëllimi i këtij debati publik është të inkurajojë diskutim profesional dhe shkëmbimin e praktikave të mira, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes kushtetuese dhe gjyqësore dhe përforcimin e sundimit të së drejtës në vend.


Tryeza e rrumbullakët do të mbahet më 24.03.2026 në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.