Kumtesë pas mbajtjes së seancës së katërt të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese sot, më 18.02.2026, mbajti seancën e katërt, në të cilën diskutoi për shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe vendosi si në vijim për:

1. Referatin U.nr.25/2025

Gjykata hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 57-g paragrafi 2 të Ligjit për Punë Devizore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.34/2001, 49/2001, 103/2001, 54/2002, 51/2003, 82/2008, 24/2011, 135/2011, 188/2013, 97/2015, 153/2015, 23/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.110/2021 dhe 37/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

2. Referatin U.nr.37/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 54 paragrafi 1 në pjesën: “2024 – 10%”, paragrafi 2 në pjesën “2024 – 8%” dhe nenit 59 paragrafi 1 të Ligjit për Tatimin Minimal Global mbi Fitim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.3/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Bobi Spirkovski, avokat

3. Referatin U.nr.146/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 6 paragrafi 1 dhe nenit 62 paragrafi 1 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.18/2020).

Parashtruesi i iniciativës: Darko Kostovski, avokat

4. Referatin Uz.nr.12/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 97 paragrafët 6, 7, 8, 9 dhe 10 të Marrëveshjes kolektive të Drejtorisë së të Ardhurave Publike nr.01-4228/1 të datës 12.07.2023 dhe nr.0102-4/1 të datës 21.07.2023, si dhe nuk inicioi procedurë për nenin 98 të Marrëveshjes kolektive në fjalë.

Parashtruese e iniciativës: Drejtoria e të Ardhurave Publike, përmes drejtoreshës Elena Petrova

5. Referatin U.nr.116/2023

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e neneve 1, 2, 3, 4 dhe 8 të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Ndarjen e Kompensimeve të Autorit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.147/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Sllavko Dimitrov

6. Referatin Uz.nr.16/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 9 paragrafi 2 dhe nenit 43 të Rregullave për Furnizim me Energji Тermike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.65/19, 162/19, 233/20, 312/20 dhe 38/2022) dhe Normativës tabelore për korrigjimin e pjesës së ndryshueshme të kompensimit për energji termike në objekt banesor kolektiv nga Rregullorja për Përcaktimin e Cilësisë së Energjisë Tërmike, të dërguar nr.1-18/1, të datës 04.01.2024, të miratuar nga EMV Furnizimi me Energji Termike SHPKNJP Shkup.

Parashtruesе е iniciativës: Vera Georgieva

7. Referatin Uz.br.23/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 9 paragrafët 3, 4, 5 dhe 6 të Rregullores për Autorizimin e Gjeodetit të Autorizuar dhe Regjistrin e Emrave të Gjeodetëve të Autorizuar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 95/2015 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.183/2019, 246/2024 dhe 70/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev