Kumtesë pas mbajtjes së seancës së dytë të Gjykatës Kushtetuese


Gjykata Kushtetuese e mbajti sot (28.01.2026) seancën e dytë dhe pas diskutimit dhe votimit, i miratoi vendimet dhe aktvendimet në vijim për:

  1. Referatin U.nr.118/2024

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 23 paragrafi 2 dhe paragrafi 5 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.124/2015 dhe 65/2018).

Parashtruesi: Oliver Davidovski

2. Referatin U.nr.203/2024

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 40 paragrafi 2 të pjesës: “lista e sëmundjeve profesionale” të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 98/2012, 166/2012, 15/2013, 170,2013, 43/2014, 44/2014, 97/2014, 113/2014, 160/2014, 188/2014, 20/2015, 61/2015, 97/2015, 129/2015, 27/2018, 35/2018, 220/2018, 245/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.180/2019, 275/2019, 31/2020, 94/2020, 267/2020, 67/2022, 79/2023, 193/2024, 75/2025 dhe 154/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

3. Referatin U.nr.23/2025

Për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë, lënda është tërhequr nga Rendi i ditës dhe do të vendoset përsëri në njërën nga seancat pasuese.

I kontestuar: Neni 1 paragrafi 3 në pjesën: “Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë” i Ligjit për Buxhetin Gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”).

Parashtruesit e iniciativës: Igorço Toçev, Lubica Stojkovska-Perkovska, Biljana Dimovska, Evica Xhajkovska, Rolanda Doko, Ateme Muamedi, Aneta Stevanoviq, Nezaat Rexhepi, Mirjana Trençevska, Ilbere Nuhiu dhe Edvin Zahitoviq

4. Referatin U.nr.36/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e procedurës së nenit 7 paragrafi 2 dhe nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 7 paragrafi 1 të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Sistem Hekurudhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër 187/2024).

Parashtruesija e iniciativës: Shoqëria për Tregti dhe Shërbime LOKO TREJD SHPK Shkup, nëpërmjet përfaqësueses Mia Noshpall Çorak

5. Referatin U.nr.38/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e nenit 7 paragrafi 8 në pjesën: “regjistri nga paragrafi 5 i këtij neni” të Ligjit për Pastërti Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.111/2008, 64/2009, 114/2010, 23/2011, 53/11, 47/2012, 80/2012, 163/2013, 44/2015, 147/2015, dhe 31/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.122/2021 dhe 255/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

6. Referatin U.nr.87/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e nenit 38-a të Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 62/2006, 35/2008, 61/2008, 118/2008, 16/2009, 150/2010, 39/2012, 83/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).

Parashtruesit e iniciativës: Gligorie Qatoski dhe Vlladimir Stojkovski, avokatë

7. Referatin U.nr.89/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën e nenit 266-v paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.18/2001, 04/2002, 05/2003, 84/2008, 81/2009, 161/2009 dhe 123/2013, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.215/2021 dhe 154/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Dushko Çangov

8. Referatin UZ.nr.14/2025

Për shkak të konstatimit të rrethanave shtesë, lënda është tërhequr nga seanca e sotme dhe do të vendoset përsëri në Rendin e ditës së seancës pasuese.


Kontestohet: neni 15 në pjesën: “ose një akt i veçantë i punëdhënësit” i Marrëveshjes kolektive të përgjithshme për sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

9. Referatin U.nr.191/2023

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 9 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3, 4, 5 në tërësi dhe pika 6 në pjesën: “nëse ka leje për transmetimin e programit në nivel lokal, për rajon me nën 50,000 banorë” dhe paragrafi 3; nenit 21 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8, paragrafi 2 pikat 1, 2 dhe 3 në pjesën: “një person nëse ka leje për transmetimin e programit në nivel lokal” dhe paragrafi 4 të Rregullores mbi Kushtet Minimale Teknike, Hapësinore, Financiare dhe Kadrovike për Marrjen e Lejes për Transmetim Radioteleviziv, të miratuar nga Këshilli i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.172/2014 dhe 76/2015, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.204/2023).

Parashtruesi: Risto Gogovski

10.Referatin UZ.nr.22/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 1 të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Licencë për Kryerjen e Punëve Gjeodezike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.273/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

11. Referatin U.nr.266/2024

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për miratimin e Planit urbanistik të detajuar për BU 7, blloku 7.1 Komuna e Ohrit, periudha e planifikimit 2009-2014, nr.07-8141/18, të datës 25.12.2013 të Këshillit të Komunës së Ohrit (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Ohrit”, nr.18/2013).

Parashtruesi i iniciativës: Jovan Kostovski, avokat

II. KËRKESA PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

  1. Referatin BZSP nr.19/2025

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nga parashtruesja – partia politike “E Majta” (“Levica”), e përfaqësuar nga prof.dr. Dimitar Apasiev