Më 24.03.2026, në Gjykatën Kushtetuese u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën: “Inkorporimi i ankesës kushtetuese?”, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Në kuadër të eventit, mbajti fjalim edhe gjykatësi prof.dr.Osman Kadriu, i cili deklaroi:
“Edhe këtë herë, vërtetohet një rrethanë e padiskutueshme, të gjithë ne angazhohemi për një çështje që është fitimi i së drejtës së qytetare edhe në shoqërinë tonë, ndërsa bëhet fjalë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre para Gjykatës Kushtetuese.
Këtu, dy çështje janë fondamentale, aspekti material dhe juridik i mbrojtjes, si dhe aspekti formal e juridik, si të sigurohet kjo mbrojtje.
Sa i përket pyetjes së parë, deri më tani në disa tryeza shkencore dhe konferenca ndërkombëtare, të organizuara nga gjykata jonë ose gjykatat e tjera, çështja e mbrojtjes theksohet në mënyrë të pakontestueshme, si një pashmangshmëri e sistemeve moderne juridike dhe rendeve moderne juridike. Ndërkohë, shkenca juridike kushtetuese nuk ka dilema se inkorporomi i padisë ose ankesës kushtetuese është një mjet i rëndësishëm juridik për të siguruar mbrojtje para Gjykatës Kushtetuese.
Dilemat ishin, janë të pranishme, si dhe reflektohen në çdo gjendje të caktuar “in concreto”, se në çfarë mase duhet të sigurohet mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Rregulli është ky se shumica e sistemeve juridike kushtetuese përcaktojnë që të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta e vendit gëzojnë mbrojtje para Gjykatës Kushtetuese. Ky, njëherazi është fushëveprimi më i gjerë i mbrojtjes së tyre.
Shtrohet pyetja nëse shteti ka mundësinë të ofrojë mbrojtje gjyqësore dhe kushtetuese për të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë apo nëse një mundësi e tillë nuk ekziston. Grupi i dytë, të cilit i përkasim ne, ka një qasje plotësisht kufizuese ndaj lirive dhe të drejtave në aspektin e mbrojtjes së tyre gjyqësore dhe kushtetuese. Një grup vendesh, në pakicë, nuk ofron asnjë garanci kushtetuese se liritë dhe të drejtat e njeriut do të kenë mbrojtje gjyqësore dhe kushtetuese.
Sa i përket lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, besoj se shumica e vendeve që kanë një sistem kushtetues janë përcaktuar për mbrojtjen e të gjitha lirive dhe të drejtave. Por ekziston një mendim këtu, edhe në sistemin tonë, se një e treta e dispozitave i referohen lirive dhe të drejtave të caktuara… po ashtu ekziston një mendim se drejtësia do të vihet në vend nëse mbrojtja do të shtrihej tek ato të drejta të garantuara me Konventën Evropiane”, deklaroi gjykatësi Kadriu.
