Pavllovska – Daneva për televizionin Sitell: Transmetohet me sukses seanca e parë drejtpërdrejt e Gjykatës Kushtetuese  – një hap drejt një transparence më të madhe

Më 06.03.2026, gjykatësja prof.dr.Ana Pavllovska Daneva ishte e ftuar në intervistë në emisionin “Tema e ditës”, ku foli për avancimin e transparencës së Gjykatës Kushtetuese.


Në bisedë, u theksua se të mërkurën, më 4 mars, seanca e Gjykatës Kushtetuese u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të Gjykatës për herë të parë, që është një hap i rëndësishëm drejt një hapjeje më të madhe të institucionit ndaj opinionit publik. Kjo është pjesë e zbatimit të fazës përfundimtare të procesit të rritjes së transparencës – regjistrimi i seancave dhe transmetimi i tyre drejtëpërdrejt.


“Tani të gjithë do të kenë mundësinë të dëgjojnë argumentimin tonë juridik, të dëgjojnë arsyetimin tonë juridik, cilat janë argumentet dhe pse u mor vendimi. Kjo, në të vërtetë është ajo që në botë quhet “open justice” apo drejtësi e hapur. Ndoshta do t’i bindim ata që mendojnë ndryshe, se nuk është ushtruar asnjëlloj presioni. Ndoshta politikanët do të ndalojnë së deklaruari se punojmë për njërën ose tjetrën parti”, theksoi Pavllovska Daneva.


Ajo shtoi se pret që përmes diskutimeve publike dhe argumentimit që do t’u vihet në dispozicion qytetarëve, të tregohet se vendimet merren në bazë të argumenteve juridike.


“Shpresoj se do të arrijmë të dëshmojmë përmes diskutimeve tona që do të jenë të dukshme dhe të ndjekura publikisht se ekziston argumentimi juridik. Në drejtësi, është e vërtetë se nuk është si në matematikë, që dy plus dy bëjnë katër. Shpesh ndodh që përmes këtij argumentimi juridik të ndryshojmë qëndrimin tonë bazuar në argumentet e kolegëve tanë dhe kjo është e shëndetshme dhe për këtë shërbejnë ato debate”, deklaroi gjykatësja Daneva.

Video nga intervista: Тема на денот со Ана Павловска Данева, Уставна судијка (Tema e ditës me Ana Pavllovska Daneva, gjykatëse kushtetuese)