Me rastin e pyetjeve të mediave lidhur me kumtesën e partisë politike “Levica” (E Majta), Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr.Darko Kostiadinovski, u përgjigj:
Të nderuar,
Si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, mbetem konsekuent në qëndrimin tim parimor që të mos komentoj qëndrimet politike të askujt, të shprehura në opinionin publik.
Megjithatë, këtë herë, meqë bëhet fjalë për diskualifikime personale dhe fyerje, ndjej detyrimin të konstatoj se, për fat të keq, në skenën politike vendase ende ekziston një mentalitet politik primitiv.
Njëkohësisht, dëshiroj të shpreh keqardhje që jetës sime profesionale dhe karrierës personale dikush vazhdimisht u jep dimension politik. Çështja se ku do të vazhdojë karriera ime pas përfundimit të mandatit dhe nëse do të jetë në komunitetin universitar është zgjedhja ime personale, si dhe e drejtë legjitime e çdo qytetari që i plotëson kushtet ligjore për ushtrimin e një profesioni të caktuar.
Për çështjen konkrete me të cilën po merren disa struktura politike, relevante janë kriteret e mëposhtme: puna dhe përvoja ime shkencore, si dhe nevoja e komunitetit akademik për një profil të tillë kuadri. Ndërkaq, këto kritere që mund të objektivizohen lehtësisht, sigurisht se nuk varen as nga ndonjë politikan e as nga preferencat e tij!