Këshilltarët e Gjykatës Kushtetuese janë pjesëmarrës në trajnim katërditor me temën: “Arsyetimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, i cili zhvillohet në kuadër të projektit: “Përforcimi i kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve normative të miratuara dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Trajnimi do të realizohet në dy faza. Faza e parë u zhvillua më 4 dhe 5 qershor dhe iu kushtua prezantimit të modeleve dhe udhëzimeve të reja të hartuara për përgatitjen dhe arsyetimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe përgatitjes së raporteve për komunikim me miratuesit e akteve dhe organet kompetente gjatë zhvillimit të procedurave.
Pjesëmarrësit e analizuan dhe e diskutuan strukturën, elementet e detyrueshme dhe metodologjinë e përgatitjes së vendimeve në lëndët për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe udhëzimet për hartimin e raporteve për komunikim në këto procedura.
Gjatë trajnimit u prezantuan edhe mënyra të reja për përgatitjen e raporteve për komunikim me organet dhe institucionet kompetente, me qëllim të identifikimit më të qartë të çështjeve juridike, përmirësimit të argumentimit juridik dhe sigurimit të konsistencës dhe efikasitetit më të madh në veprimtarinë e Gjykatës.
Faza e dytë e trajnimit do të zhvillohet më 11 dhe 12 qershor 2026 dhe do t’i kushtohet zbatimit praktik dhe testimit të detyrave të përgatitura. Në kuadër të punëtorive, pjesëmarrësit do të prezantojnë draft-vendimet dhe raportet për komunikim, të përgatitura në lëndët nga fusha e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe në lëndët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Si trajnerë në këtë punëtori janë angazhuar Shtefica Shtazhnik dhe Martin Sopronov, ekspertë të lartë juridikë dhe pjesë e ekipit të projektit të BE-së.








