Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr.Darko Kostadinovski është duke qëndruar për vizitë pune dyditore në Athinë, me qëllim që të takohet me përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore më të larta në Republikën e Greqisë.
Gjatë vizitës, Kryetari Kostadinovski do të shoqërohet nga Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani. Sipas agjendës, ata do të takohen me kryetarët dhe përfaqësuesit e Gjykatës Supreme, Këshillit Shtetëror dhe Gjykatës së Revizionit të Republikës së Greqisë.
Me këtë vizitë, synohet vazhdimi i dialogut, thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave e informacioneve në fushën e sundimit të së drejtës, si dhe përforcimi i sigurisë juridike.
Vizita zhvillohet në periudhë prej 1-3 prill, me ftesë të Sotiros Georgiadis, gjykatës në Gjykatën e Apelit në Athinë dhe i angazhuar përkohësisht në Shërbimin Juridik të Posaçëm në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Greqisë.